“Non-grata” nga SHBA të shpallet Vuçiqi dhe hajnat që kanë vjedh 20 vjet, jo Albini që mbron Kosovën

Opinione

“Non-grata” nga SHBA të shpallet Vuçiqi dhe hajnat që kanë vjedh 20 vjet, jo Albini që mbron Kosovën

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 qershor 2023 Në ora: 11:11
Autori Faton Mehmeti

Së fundi në media u raportua se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshi këtu edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla.

Kjo vetëm sa ndihmoi opozitën të shtonte dozën e akuzave, pavarësisht vërtetësisë apo jo të lajmit në fjalë. Mediat e njohura kundër qeverisë e vendosën në krye të lajmit me propagandën e njohur në fjalë. Sipas tyre, që është marr sipas një teksti të qeverisë amerikane, sanksionet përfshijnë tre faza.

Faza e parë e sanksioneve do të përfshinte ngrirjen e të gjitha fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi. Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, si dhe e treta shpalljen non grata të Kurtit dhe Sveqlës. Për ata që dinë sado pak nga funksioni i sistemit amerikan të drejtësisë si dhe vendimeve të tyre politike, SHBA kurrë nuk shpall dike “non grata” për shkak të qëndrimeve politike e të cilat nuk cenojnë sigurinë amerikane apo të rajonit.

Edhe nëse Kurti nuk pajtohet për Asociacionin s’ka asnjë, pra nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me SHBA, gjë të cilën e ka potencuar edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sipas të cilit Albin Kurti, “nuk ka instikt bashkëpunimi”, kjo nuk e bën Kurtin “non grata”.

Personat “non grata” shpallën ata që minojnë demokracinë, për afera korruptive si dhe rrezikim të sigurisë rajonale apo amerikane, jo dikush që mundohet të mbrojë vendin e vet. Nëse dikush duhet të shpallet “non grata është Vuçiqi me klikën e tij, shërbyes të Millosheviqit she agresion të vazhdueshëm ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, të mbështetur pikërisht nga SHBA. Kështu që, nuk besoj se mund të ndodh një gabim i tillë nga SHBA, dallimet dhe mos pajtimet janë pjesë e demokracisë, kampione e të cilës është SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat