Serbia pretendon që edhe aty ku gandet një serb duhet të quhet serbi – kur do e kuptojë BE dhe ShBA

Opinione

Serbia pretendon që edhe aty ku gandet një serb duhet të quhet serbi – kur do e kuptojë BE dhe ShBA

Nga: Luz Tomaj Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:04
Autori Luz Tomaj

Para 10 apo sa viteve, u iniciua procesi i dialogut Serbi-Kosovë. Në vazhdimësi, në cilësi të ndërmjetësuesit, ishte BE dhe, kohë pas kohe, inkuadrohej edhe SHBA.

Nuk mund të tejkalohet fakti se, në të kaluarën, nuk ka ndodhë që, një dialog të iniciohet me iniciativën e shtetit agresor ndaj shtetit viktimë. Faktet historike e argumentojnë se, Serbia, së paku që nga viti 1912, në vazhdimësi, ishte ekzekutore e krimit të gjenocidit, ndaj shqiptarëve, ndonëse, gjenocidi u definua si krim, nga OKB, pas Luftës dytë botërore.

BE-n e përbëjnë afro 30 shtete evropianë. 4 nga ato shtete (përfshirë Spanjën e Borrellit dhe Sllovakinë e Lajçakut) nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës.

Në se, sadopak, analizohet procesi I dialogut, në të kaluarën por edhe aktual, rezulton se, institucionet ndërmjetësuese apo, individët ndërmjetësues, nuk ofroni njohuri të duhur e cila premton drejtësi, profesionalizëm dhe objektivizëm. Insistimet e Serbis dhe ndërmjetësuesve, na japin me kuptuar se, nuk kanë njohuri të duhur për shtetin dhe mbi shtetin!!!

Pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar rreth 120 shtete që do të thotë, përafërsisht 2/3 e shteteve të botes dhe, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, e ka verifikuar se nuk është në kundërshtim me të Drejtën ndërkombëtare. Ndaj, iu shtrohet pyetja, ndërmjetësuesve se, a e kuptoni domethënien dhe definicionin e shtetit?!

Pavarësia e Kosovës është verifikuar me Kushtetutë, e cila madje edhe është imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, përmes Z. Ahtisarit. Sidoqoftë, Kosova mban territorin e kufizuar dhe, asgjë nuk është më normale që, shteti, brenda territorit, të shtrin edhe sovranitetin, të mbikëqyr kufijtë, të mbikëqyr të drejtat e qytetarëve të shtetit madje edhe të minoriteteve. Mjerisht, falë insistimeve të Serbisë dhe përkrahjes së ndërmjetësuesve, I vetmi komunitet I cili nuk e respekton shtetin dhe Kushtetutën është komuniteti serb. Në veri nuk respektohet as gjuha, përveç asaj serbe, nuk ekziston asnjë simbol i shtetit. Valojnë vetëm flamujt serb. Këto dhe, çdo gjë tjetër kundër shtetit të Kosovës, ndodhin falë nxitjeve të cilat I bën shteti I Serbisë dhe, në veçanti Kryetari dhe Krye parlamentari aktual – Vuçiq dhe Daqiq, të cilët ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të kriminelit Millosheviq.

Kuptojeni se, komuniteti serb në Kosovë, është i privilegjuar, në krahasim me komunitetet tjera. Formimi I ndonjë Asociacioni, qoftë nga komuniteti serb apo, çdokush tjetër, është normal dhe i mundur por, sipas legjislacionit, sipas dispozitave të Kushtetutës.

Përveç kriminalitetit të serbëve në Veri, të organizuar nga shtresa të ndryshme por, në veçanti nga Serbia, ndodhi edhe ndërhyrja direkte e Serbisë e cila, maltretoi dhe arrestoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Si nuk e kuptoni se, me sjellje ndaj Kosovës, me sjellje edhe ndaj Malit të Zi dhe Republika sërpska, Serbia vazhdimisht, pretendon se edhe aty ku gjendet një serb duhet te quhet Serbi!!!

Në anën tjetër, në Serbi, përveç minoriteteve tjera, ekziston edhe minoriteti shqiptar. Ndërmjetësues, përpiquni ta bëni ndonjë krahasim mes shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë. Deri sa serbët në Kosovë, nuk e respektojnë shtetin fare, shqiptarët në Serbi, përveç tjerash, qoftë edhe një teksti shkollor, në gjuhen shqipe, nuk mund të botohet pa mbikëqyrjen dhe lejen e qeverisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat