A mund t’i çojnë përpara Lajçaku, Borelli, Escobari dhe Hilli proceset e ndërlikuara në Kosovë ose Ballkan?

Opinione

A mund t’i çojnë përpara Lajçaku, Borelli, Escobari dhe Hilli proceset e ndërlikuara në Kosovë ose Ballkan?

Nga: Agron Shabani Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:41
Agron Shabani

Sipas të të gjitha gjasave, fshehët ose maskohet diçka e keqe, iracionale, groteske, infantile, misterioze ose enigmatike kundër Kosovës dhe shqiptarëve, në mesazhet, porositë, ultimatumet, çantat ose valixhët politike dhe diplomatike të Mirosllav Lajçakut, Joseph Borellit, Gabriell Escobarit, Christopher Hillit, Riçard Grenellit dhe emisarëve të tjerë ndërkombtarë.

Ndërkohë që edhe sloganët, parullat, banderollat ose "qëndrimet e forta pllakative, ataviste, futuriste, revolucionare, populiste ose patriotike" të Albin Kurtit dhe ministrave (çatipëve) ose diplomatëve të tij, lënë për të pritur dhe dyshuar shumë.

E sidomos atëherë kur i fajësojnë, akuzojnë dhe paragjykojnë si fajtorë kujdestar Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe ish liderët tjerë ushtarak (luftarak), shtetrorë, nacional dhe politik për gjithëçka që ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur në Kosovë.

Sipas ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politoligjike, ata që iu buzëqeshin, heshtin ose aplaudojnë demagogëve, hipokritëve, persekutorëve ose ekzekutorëve të ndryshëm, kanë diçka të përbashkët, misterioze ose enigmatike me këta të fundit.

Ndonëse, Talësi, Sokrati dhe Herakliti asokohe nuk panë, ose nuk gjetën asgjë të keqe në herozmin, sakrificat, rrudhat në ballë ose fytyrë, si dhe në hijet e thella kolosale dhe titanike të një heroi, çlirimtari ose komandanti.

Politikës dhe diplomacisë kontinentale (europiane) dhe interkontinentale, sikur i duhet një narrativ, vizion ose komponentë e re interaktive, interpolare ose multipolare me elemente ose instrumente të njohura të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesoinale, komplementare, suplementare dhe intelegjente, e cila ka për qëllim ngritjen (projektimin), shquarjen, afirmimin dhe artikulimin e politikës së jashtme ose diplomacisë publike, transparente, kualitative, dinamike, kompetente, shkencore ose akademike.

Jetojmë në shekullin ose epokën e re të drtitës, edukatës, kulturës, etikës, estetikës, moralit, integrimit, koperimit, emancipimit dhe disciplinës së njohur shkencore ose humaniste....

Serbia e humbi luftën nga NATO dhe UÇK-së së Kosovës me 1999. 

Çka (çfarë) duan tjetër ata nga Kosova dhe shqiptarët, përveç kompromisëve dhe koncesionëve të panumërta që ua kanë bërë Kosova dhe shqiptarët pakicës ose minoritetit serb në Kosovë...?!

Në vend se t'ua pagujnë shqiptarëve dhe të tjerëve, demët e luftës, ose reparacionet e domosdoshme luftarake dhe të tjera: Moska, Brukseli dhe Uashingtoni, Serbinë kriminale dhe gjakatare, u pëpoçën t'a bëjnë partnere të paqës dhe dialogut të imponuar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. 

Duke i bërë sadistët, demonët e luftës "engjëj ose profet", ndërsa viktimat dhe çlirimtarët shqiptar, pengje të luftës ose fajtor kujdestar pse (përse) sadistët, kriminelët, demonët ose satanët serb të luftës, e humbën luftën e tyre kriminale, gjakatare, imperiale ose kolonialiste në Kosovë! 

Duke e pranuar Serbinë në OKB-së dhe organizata tjera ndë tjera ndërkombtare si trashegimtare të ish Jugosllavisë, si Rusinë e cila zbaton politikën serbe ndaj Ukrainës dhe shtetëve tjera të dalura nga ish BRSS-s.

Kosovës dhe shqiptarëve ndërkaq, ua imponuan ose diktuan ("urbi et orbi" ose "ultima ratio")-demarkacionet kufitare me "Serbinë e vogël"( Malin e Zi), Naqedoninë e Veriut dhe Serbinë, asociacionin ose "dodik republikën serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, enklavat ose eldoradot (provincat) serbe dhe të tjera gjithandej Kosovës, gjykatën speciale dhe të ngjashme.

Politologët e konsiderojnë diplomacinë si njerën prej artëve ose disciplinave më të ngritura, më të avansuara, më të privilegjuara ose kompetente për zhvillimin, evolucionin ose afirmimin e njohur lukrativ, kualitativ, kompetitiv, kontemplativ, komprehensiv, komplementar ose suplementar të marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme ndërshtetrore, ndërnacionale, ndërqeveritare, ndërkontinentale, interkontintale dhe të tjera me anë të instrumentëve ose mekanizmave të njohura finansiare, tregtare, ekonomike, sociale, shkencore, industriale, teknologjike etj. Aty ku Gjermania, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia etj...janë lidere ose kampione të njohura globale dhe universale.

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne ose bashkkohore, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.

Ndaj, nuk është aspak çudi kur Friedrich Nietzsceja shprej dikur se :Shkenca, edukata dhe kultura nuk janë të obliguara, përgjegjëse ose kompetente vetëm për ngritjen, edukimin ose emancipimin e femijëve (kalamajve), por edhe të prindërve dhe pedagogëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat