Në rrethanat e stër-ngarkuara gjeopolitike, ku gjendemi ne si dy shtete e një komb

Opinione

Në rrethanat e stër-ngarkuara gjeopolitike, ku gjendemi ne si dy shtete e një komb

Nga: Hafiz Shala Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:48
Autori Hafiz Shala

Janë dy tema të cilat duhet të zbërthehen veç e veç ama, janë të lidhura njëra me tjetrën sa i përket sjelljeve, nga ato individuale njerëzorë deri të ato, politike, shtetërore e nacionale.

Në hovin e presioneve ndërkombëtare për t’i parandaluar, amortizuar dhe ato të filluara për t’i ndalur konfliktet që, mund të qojnë deri në përshkallëzime të rrezikshme për shtete e qeveri veç e veç, por edhe për rajonin, kam drojën se, si dy shtete, Shqipëria dhe Republika e Dardanisë, ani pse në pozita të ndryshme kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, por edhe në përgjithësi Bashkësinë ndërkombëtare, sjelljet e qeveritarëve dhe stafit të tyre, nuk janë në koordinim me parimet, si ato kombëtare por edhe ato ndërkombëtare.

Shteti Shqiptar, respektivisht Qeveria, me theks të veçantë kryeministri Edi Rama, duke dashur të paraqitet posaçërisht para Bashkimit Evropian besa edhe ndaj SHBA-ve se është i moderuar dhe i interesuari për paqe e stabilitet, pa marrë parasysh në dëm apo interes të kujt, ai, po e dëmton, pengon dhe, negativisht po ndikon në tentimin e Republikës së Dardanisë që ta ushtrojë sovranitetin në tërë territorin dhe të mbrojë tërësinë territoriale- kufijtë ekzistues të vitit 1974, respektivisht të 17 shkurtit 2008, duke ndërhyrë dhe ndërmarr hapa pa kurrëfar koordinimi paraprak me Qeverinë e Dardanisë, duke e marrë rrolin e “një paternalisti” i pa nevojshëm kur ekzistojnë organet shtetërore legjitime.

Qeveria Shqiptare, e ka mundësinë e besa edhe obligim kombëtar që, aty ku duhet të mbrohen interesat e Republikës së Dardanisë në takimet e ndryshme ndërkombëtare, qoftë në OKB apo në ato të BE-së, t’i dal zot popullit dhe Qeverisë dardane.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në atë të Samitit të OSBE-së në Shkup si dhe takimet e tilla në Bruksel, përfaqësuesit shqiptar ishin në nivelin e duhur qoftë Ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe ky i fundit në Samitin e BE-së, që shpesh i shtroja pyetje vetes se, a janë këta Ambasador të Qeverisë se Edvin Kristaq Rama, poasçërisht duke iu kundërvua Rusisë dhe duke e kualifikuar atë me të drejtë, si nxitëse të konflikteve për interesa të sajë ne kohën e agresionit ndaj Ukrainës për t’i zvogëluar ndihmat ushtarake nga shtetet e NATO-s, në rëndë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si njëra ndër donatorët kryesor.

Kur në Mitrovicën veriore, po fillon të vihet rend dhe një siguri, në kohen kur qytetarët serbë po iu binden rregullave dhe vendimeve të Qeverisë, me theks të veçantë regjistrimin e veturave me tabela RKS duke e arritur numër rekord të pa paramenduar më parë, duke e luftuar krimin, korrupsionin dhe veprimtaritë negative të kriptovalutave dhe narkotrafikimit, çdo interferim në punët e brendshme në emër të gjoa ndihmës ndaj organeve shtetërore, po tregohet kontra-produktive, e rrezikshme dhe e dëmshme.

Si mund t’i besohet kryeministrit shqiptar për sinqeritetin, dhe gatishmërinë në raport me Serbinë kur i njëjti është i lidhur ngushtë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq qe nga viti 2017 kur e thurën planin për gjoja korrigjimin e kufijve të Dardanisë bashkë me Hashim Thaçin, tani në procesin gjyqësor pranë Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë, Gjykatë e votuar si e Dardanisë nga Parlamenti, bashkë me të tjerët duke i kualifikuar “si ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Akuza fillestare rreth trafikimit të organeve apo, ngjarja e “ Shtëpisë së verdhë” që ishte konstruksion i prokurorisë së Serbisë, në të cilën nuk kishte kurrëfar mundësie të ndodhë, u hodh poshtë falë Prokurorit Federal të SHBA-ve, Jack Smith, i cili me argumente të fuqishme e hoqi nga rendi i ditës pran kësaj gjykate dhe nuk është më aktuale, pra, të paraburgosurit nuk ngarkohen më këtë lloj aktakuze.

Më e rënda është se, aktakuza ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së i rendon për krime të supozuara ndaj shqiptarëve.

Edi Rama, disa herë nën pretekstin se po punon për heqjen e kësaj aktakuze e cila nuk i ngarkonte të akuzuarit, ama, qëllimi i tij ishte për të treguar se ky është shumë i interesuar që për këtë mos të ngarkohen të akuzuarit. Ishte ky, edhe një “interesim i tij” i shtuar ndaj bashkëpunëtorit dhe bashkëautorit të marrëveshjes rreth ndarjes së Dardanisë nga treshja, Rama, Thaçi, Vuçiq, të cilën e ndalojë përsëri, Prokurori Federal i SHBA-ve Jack Smith, kur, Hashim Thaçi duhej të udhëtonte për Uashington në Shtëpinë e Bardhë, takim me ish Presidentin Donald Trump dhe Aleksandër Vuçiq nën përkujdesjen e Richard Grenel. Ky i fundit para ca dite deklaroi se, do ta nxjerrim Thaçin nga Haga, me siguri për ta sjellë në pushtet mendon ai, përmes puçit politik por, harroi se, po ky i kishte premtuar se nuk do të dëgjohet në Hagë nëse Parlamenti e voton Gjykatën Speciale prandaj, nëse iu kujtohet, Thaçi ishte ai i cili ushtronte presion ndaj deputetëve se kjo gjykatë të votohet.

Fatbardhësisht, Jack Smith në bashkëpunim me Gjermanin, Anglinë, derisa ishte vet nga Amerika, ia komunikuan Thaçit aktakuzën për krime lufte dhe ia ndërprenë këtë udhëtimin për në Ushington i cili, pastaj iu deshtë të dorëhiqej nga posti i Presidentit dhe të shkoj “vullnetarisht” në Hagë.

Edvin Kristaq Rama, pati shumë iniciativa dhe propozime “të dobishme” për Dardaninë, si ai i një draft dokumenti rreth Asociacionit pa koordinim e marrëveshje me homologun e tij nga Dardania, nuk dihet, ndoshta me Vuçiqin po. Propozimi që KFOR-i ta merr nën kontroll veriun, që të mbahet një Konferencë Ndërkombëtare lidhur me statusin e Dardanisë etj.

Por, asnjëherë nuk e kritikoi Vuçiqin rreth gjenocidit, rreth të pa gjeturve rreth masakrimit të civilëve shqiptar, në mesin e tyre, e 1420 fëmijëve, nuk ishte në nivelin e postit që e mbanë duke përfshirë atë rreth 24 shtatorit kur grupet terroristo- diverzante e sulmuan shtetin sovran që do të duhej të reagonte ashtu siç do të duhej sepse, Millosheviq-Vuqiq, dy kriminel, ushtruan gjenocid ndaj bashkë kombësve, duke e propaguar idenë se, duhet menduar për të ardhmen që lën të nënkuptohet të amnistohen krimet serbe për të ardhur deri të një marrëveshje “paqësore”. Po i njëjti, me idenë e ndarjes, mendohej të eliminohej Dardania si shtet dhe, Serbia të kufizohej me Serbinë përmes lumit Ibër, duke e mundësuar kështu, “ bashkimin me Shqipërinë” duke iu bashkëngjitur idesë së Vuçiqit se Dardania është një “projekt kalimtar”, budallallëqe që e përseriti edhe Ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu. O zot?!

Këtyre dite, përflitej për raportet e dy kryeministrave sikur ato të ishin çështje personale e jo zyrtare, politike e shtetërore.

A nuk duan apo nuk e dinë të gjitha ata të cilët shumë thjeshtë e shikojnë ketë problem. Nuk janë në pyetje raportet por dallim esencial në mes të dy personaliteteve të cilët rrënjësisht dallojnë nga njëri tjetri.

Edvin Kristaq Rama, nuk i ka përjetuar, masakrat, përdhunimet, poshtërimet dhe gjenocidin nga tandemi kriminal, Vuçiq-Millosheviq prandaj, këtij, nuk i pengon të merret ngryk e në përqafim më Vuçiqin, duke e pritur atë në mënyrën më miqësore deri te mbulimi i statujës së heroit dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari gjatë vizitës në Shqipëri dhe drekimit në njërin nga restaurantet me Aleksander Vuçiqin për mos t’ia prish disponimin dhe të ndihet mirë e i pa trazuar.

Albin Kurti ka përjetuar trajtimet shtazarake në burgjet serbe për çka dëshmojnë të burgosurit tjerë në të njëjtat burgje të cilët për habinë e tyre se si i ka përjetuar asaj dhune e brutaliteti shtazarak.

E kanë deformuar fizikisht, përderisa deputetja e PDK-së Ganimete Musliu në njërën nga seancat e Parlamentit e emitonte Albinin se si i ngriste supet, duke harruar se ishtë dëshmi e dhunës.

Po kjo deputete, merreni me mend, e cila, hynë në sallën e Parlamentit për të nënshkruar meditjet për seancën në të cilën nuk kishte marrë pjesë kur, ajo qe ishte përgjegjëse iu drejtua duke i thënë se nuk ke marrë pjesë në seancë dhe nuk të takon, ajo, e vazhdon në anën dalëse të Parlamentit dhe e mashtron atë zonjën tjetër duke nënshkruar dhe, në ketë mënyrë e vodhi shtetin për një shumë me vlerë të “kikirikëve”. Ama, edhe kjo është hajni, pa marrë parasysh vlerën.

Por, kjo është pasojë e atyre që e morën pushtetin e pas luftës me dhunë dhe e instaluan “filozofinë” e hajnisë, krimit, korrupsionit, harraqit, nepotizmit, duke sjellë njerëz të pa kualifikuar në poste ministrore, në pozita partiake kryesisht militant që i shërbenin kastës politike e shtetërore. Tani, kanë mbetur pa këto beneficione por, megjithatë kanë arritur përfitime marramendëse, pasurime të llojeve të ndryshme, banesave, shtëpive, vilave etj.

Është e pa durueshme kur, këta kullak të pas luftës qe u pasuruan në emër të UÇK-së, në demonstratat sociale që janë të arsyeshme më të ardhura të ulëta buzë ekzistencës, këta, pa pikë fytyre u dalin në mbrojtje në shenjë bashkëndjenje me skamnor, duke harruar për një moment se, po këta ua kanë vjedhur djersen e tyre duke e vjedhur shtetin-shtepinë e tyre.

Si nuk doli njëri nga ata t’ua thotë troç: Ju na e keni vjedhur djersën tonë dhe ardhmërinë të rinjve, duke iu kërkuar publikisht përmes demonstratave gjithë popullore, kthimin e pasurisë së vjedhur për t’ua lehtësuar sadopak këtë gjendje të rëndë sociale.

Po këta të cilët, në emër të UÇK-së, përpos hajnisë, kanë akuza të rënda për krime ndaj shqiptarëve, të cilët, u qojnë instruksione disa grupacioneve të ashtuquajtura politike sikur këta të PSD-së të cilët para tri vite i kam quajtur “ të lindurit e pa vakt”. Dhe, merreni me mend, këta kanë dalë në mbrojtje të UÇK-së të cilët deklarojnë se në Hagë po gjykohet UÇK-ja. Në Hagë po gjykohen individ, qofshin ata edhe ish udhëheqë politik apo ushtarak të UÇK-së.

Po të gjykohej UÇK-ja, i tërë populli do të ishte në rrugë sepse, nuk mund të futën në një thes ata qe e kanë dhënë jetën për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Dardanisë.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte, zyrtarisht ka deklaruar me përgjegjësi ndërkombëtare se, nuk gjykohet UÇK-ja por individ të UÇK-së. Të njëjten gjë e ka deklaruar edhe Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edi Rama, “i përmalluar shumë për Thaçin”, shkoj për vizitë “vëllazërore” në Gjykatën e Hagës për t’u takua me mikun e tij me të cilin i lidhin shumë punë të “rëndësishme” të pa përfunduara e të dështuara rreth iniciativave të cilët u kanë mbetur në gjysmë por, edhe obligimet të cilat i kanë ndaj Aleksandër Vuçiqit për realizimin e këtyre iniciativave rreth ndarjes së veriut.

Kush mund të mos dyshoj se, ata kanë biseduar edhe për shumë tema tjera lidhur me iniciativat e tyre, duke u dhënë instruksione grupeve të caktuara që të organizojnë demonstrata të dhunshme siç ishte rasti gjatë vizitës së zonjës Trandafilova, Kryetare e Gjykatës Speciale për Krime lufte të Dardanisë e cila dha shpjegime por edhe ua tërhoqi vërejtjen se, me këto veprime veç sa po i rendojnë të paraburgosurit, duke ia bërë me dije opinionit dardan se, Gjykata ka vërejtje dhe njëkohësisht i kanë ndaluar vizitat, njëherë të gjitha e pastaj vetëm të familjarëve të ngushtë. Arsyeja, po dekonspirohen dhe po kërcënohen dëshmitarët në procesin gjyqësor. Vizitat e bashkëpartiakëve, deputetëve dhe ato private, sa po duket kanë zbuluar se kanë dhënë instruksione përmes këtyre vizitorëve se si të veprohet më dëshmitarët qoftë edhe duke u premtuar shuma të parave për ndryshim të deklaratave të më parme. Rast tragjikomik ishte ai me z. Gjergj Dedajn.

Po zhvillohet një presion ndaj organeve shtetërore e cila sipas tyre, duhet ta zhbëhet kjo gjykatë përmes Qeverisë dhe Parlamentit. Edi Rama, ishte ai i cili do të insistonte të njëjtën gjë por, i hasi “ turjela në gozhdë”. Këtë gjykatë siç e dimë e zgjodhi ish pushteti i cili asnjëherë nuk tentoi të ngrisë padi ndaj Serbisë për krime lufte.

Duhet lenë të zhvillohet procesi gjyqësor normal, të monitorohet sepse, reagimet e këtilla të vetë akuzuarve dhe atyre të dirigjuarve, lënë dyshime se gjërat duhet studiuar dhe gjykuar sipas rregullave dhe parimeve të drejtësisë. Le të shpresojmë se, duke dëshmuar të kundërtën, të akuzuarit të dalin të pafajshëm dhe t’u kthehen familjeve dhe vendit.

Tragjeditë monstruoze që po ndodhin në Republikën e Dardanisë, shtrohet pyetja se, a mos duhet të kthehet dënimi me vdekje?

E dijë se tingëllon rëndë dhe ashpër por, kur e kam parasysh se, ditëve të fundit, jo një por edhe dy vrasje në ditë, është alarmuese për shoqërinë, pushtetin dhe organet ndjekëse, të prokurorisë dhe të policisë, përderisa kjo e fundit vërtetë shumë profesionale më në kohë rekorde po i zbulojnë rastet ndër më të rëndat. Policia, mbetet organi më i besueshëm e më efikas e cila, po e arsyeton profesionalizmin e arritur në trajnimet jashtë vendit.

Sa i përket iniciativës se aplikimit të dënimit më vdekje, mund t’u njoftoj se ne SHBA nga 50 shtetet federale më shumë se gjysma e tyre e kanë në praktikë këtë dënim që i bie se, 27 nga ato kundër 23 të tjerave e aplikojnë dënimin me vdekje.

SHBA-t shteti me demokraci të me të avancuar në botë, megjithatë për ta ruajtur popullatën civile të rrezikuar e të pafajshme, mbetet vetëm forma e ekzekutimit të cilat janë disa nga ato.

E di se në Evropë kjo nuk aplikohet ama, si ta ndalim humbjes së jetëve të njerëzve të pafajshëm siç ishte rasti i fundit, ku më se keqi e pësojnë fëmijët, të shtynë të mendohet rreth kësaj.

Fatkeqësisht, nuk e kemi të Madhin Anton Çetta i cili u shndërrua në Gjeneral Paqeje e shpëtimi të shqiptarëve në Republikën e Dardanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat