Atë që maqedonasit ua kanë bërë shqiptarëve, bullgarët ua bëjnë maqedonasve

Opinione

Atë që maqedonasit ua kanë bërë shqiptarëve, bullgarët ua bëjnë maqedonasve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 17:12
Autori Sulejman Mehazi

Plotësisht e kuptojmë hallin e maqedonasve, si mos ta kuptojmë kur që nga Jugosllavia e Versajit, të Titos e gjer në ditët e sotme në këtë republikë demokratike të Maqedonisë Veriore është e papranueshme dhe e mohuar gjuha shqipe në kushtetutën e këtij shteti. Atë që ua bëri Greqia e ua bën Bullgaria që njëqindvjet maqedonasit radhazi ua bëjnë shqiptarëve.

Çdo gjë organike ju mohojnë shqiptarëve: gjuhën, flamurin, identitetin, kulturën jo vetën kaq, por dhe sot e kësaj dite shqiptarët dënohen, burgosen maltretohen, nënçmohen vetëm pse kërkojnë të drejtat e tyre nacionale, maqedonasit aq i urrejnë shqiptarët sa që nuk dallohen nga serbët duku ua kërkuar vdekjen me sintagmat e njohura: "Dobar šiptar, mrtov šiptar", "smrt za šiptari".
Fjala popullore thotë se "duke ia bërë varrin tjetër kujt hyni vet", dhe maqedonasve ju ka ndodhur kështu, duke dëshiruar varreza shqiptarëve, varret maqedonasve janë duke ua bërë grekët e bullgarët, më vonë varrin e autoqefalisë kishtare ortodokse do ua bëjnë edhe Serbia.

Edhe pse bashkëqytetarët tanë maqedonas nuk kanë parë asnjë të keqe nga ne shqiptarët, përkundrazi maqedonasit së bashku me serbët i kanë mbushur me të këqija shqiptarët. Me mos largimin e 20% të gjuhës shqipe në kushtetutën e RMV, shqiptarët i kanë futur në rangun e pakicave të romëve, turqëve, serbëve etj , jo vetëm kaq, por sot e kësaj dite 70% e shqiptarëve janë nëpër burgjet e RMV-së, kanë vrarë shqiptarë sa kanë dashur vetë: Brodec, Luboten, Sopot, Kumanovë, Shkup etj.

Me gjithë këto padrejtësi e të këqija që na kanë bërë maqedonasit, ne, përsëri i përkrahim për shkak se nga vetë maqedonasit i kemi përjetuar të gjitha këto sulme e padrejtësi, ua njohim psikologjinë e shpirtit maqedonas, identitar, gjuhësor, kombëtar e shtetëror, por maqedonasit në vazhdimësi na mohojnë e urrejnë. Sikurse ju maqedonas që silleni me popullatën shqiptare në RMV, ashtu sillen bullgarët me ju, prandaj ju kuptojmë mirë e ju përkrahim sinqerisht, por ju jeni bukëshkelës ndaj nesh, shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat