Njoha de jure e Kosovës nga Serbia, shans për detantin në Ballkan, JO “Asociacioni serb”!

Opinione

Njoha de jure e Kosovës nga Serbia, shans për detantin në Ballkan, JO “Asociacioni serb”!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 16:42
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Të gjitha përpjekjet e derisotme politike dhe diplomatike të bashkësië ndërkombëtare në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011 – 2023), nuk kanë mjaftuar, që Beogradi  zyrtar dhe Prishtina zyrtare, të arrijnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e marrëdhëneve ndërshtetërore të Serbisë dhe të Kosovës.

Ndaj, ky process dialogimi  nuk mund të quhet ndryshe veçse një dështim  i “projektit multietnik” të Kosovës, sepse  për 23 vjet rresht  dy shtete, siç janë Kosova dhe Shqipëria, së bashku me partnerët e tyre ndërkombëtarë nuk qenë në gjendje për të zgjidhur bashkërisht “një “problem teknik” me Serbinë ish-kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Ndër shkaqet kryesore të dështimit të shtetit multietnik të Kosovës (sipas Planit të Marti Ahtisarit), është trysnia e vazhdueshme e  Beogradit zyrtar ndaj minoritetit serb në Kosovë (5%), që pjesëtarët e tij, të mos e njohin shetetin e pavarur të Kosovës (edhe pse i shfrytëzojnë të gjitha favoret ekonomiko-sociale, politike, të mirëqenies, si dhe të përfaqësimit në të gjitha institucionet dhe në organet shtetërore dhe shoqërore të Kosovës, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në parlamentin dhe në qeverinë e Kosovës), por shtetin e Serbisë.

Pra, de fakto dhe de jure pengesa kryesore për  zhvillimin, qeverisjen dhe afirmimin e shtetit multietnik të Kosovës, janë vetë minoriteti serb , që për 23 vjet rresht kanë sabotuar bashkëpunimin dhe përbashkësinë multietnike dhe pluraliste paqësore me shumicën dërrmuese shqiptare (90%) në Kosovë.

Këtë sjellje të tyre  arrogante, subversive   dhe shpërfillëse ndaj shtetit të Kosovës, serbët qe më se 23 vjet e kanë dëshmuar  jo vetëm përmes zërave të tyre politiko-propagandistikë, ekstremistë dhe fashistoidë, por edhe me aksione subversive sulmuese të bandave paramilitare ndaj organeve  policore të rendit dhe të sigurisë së Kosovës. Këtë e  dëshmoi edhe ndërhyrja e aksionit terrorist e tyre më 24 shtator 2023 në manastirin Banjskë të Mitrovicës, ku  plagosën një polic, si dhe vranë policin Afrim Bunjaku në mbrojtjen e territorit shtetëror të Kosovës.

Krijimi i “Asosiacioni serb”  në Kosovë, do të ishte epilogu i asgjësimit të shtetit multietnik dhe pluralist në Kosovë!

Duke qenë se ky “ Asociacion ”, minoritetit  serb, do t’ia njihte  identitetin kombëtar të shtetit të Serbisë (simbolet e saj kombëtare e shtetërore), që bien ndesh me ligjet dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008). Në këtë rast, ky “Asociacion” me shumicë të komunave serbe, jo vetëm se do të fitojë autonomi politike, por edhe një shtet të vogël të entitetit serb brenda shtetit  multietnik të Kosovës (17 shkurt 2008)!

Nëse qeveria e Kosovës, do të pranonte një “Asociacion” të komunave me shumicë serbe, atëherë, ai do të shënonte edhe fundin e shtetit pluralist në Kosovë, që patjetër do të impononte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ose me Amerikën, në mënyrë që të mos i humabsim edhe 23 vite të ardhshme, duke u bërë rob i vetëvetes me “fizkulturat” dhe me kanonierat   diplomatike mashtruese të Serbisë, që janë në funksion të zhbërjes së shtetit pluralist të Kosovës.

Turp, dy shtete qe 23 vjet nuk ditën të zgjidhin “një problem teknik” me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit !?

-Po, si ta zgjidhnin, kur ato ende nuk  kanë guximin politik, që së pari, ta emertonin problemin me “emër e mbiemër” konkret, se është “PROBLEM KOLONIAL” (1912-2023), jo assesi  “problem minoritar” serb në veriun e Kosovës (2000-2023). Ky është problemi me të cilin Serbia ende nuk po ballafaqohet me asnjë trysni nga Prishtina e as nga Tirana, që ta detyrojnë atë, të heqë dorë nga  politika e forcës  hegjemoniste, imperialiste, kolonialiste dhe neokolonialiste, duke pranuar  krimet e saj gjenocidale (1876-2023).

Me gjithë Propozimin e fundit-Modeli i dy Gjermanive(1972), tanimë i njohur si “Marrëveshja e Ohrit (19 mars 2023), e cila në brendin e saj ka “njohjen de fakto të Kosovsës nga ana e Serbisë, por që presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq ende nuk e ka nënshkruar, duke e kushtëzuar , së pari me formimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, mirëpo, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ende nuk e ka nënshkruar, me gjithë ushtrimin e trysnisë së faktorëve ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja), që këtë ta pranojë sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë më tej Dialogu i Brukselit (2011-2023).  

Kompromisi politik, i mirë se ardhur për Kosovën, por nëse Serbia nuk e njeh de fakto dhe de jure, ai kompromis nuk ia vlen  për hiq gjë , sepse  bie në kundërshtim flagrant me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së mbi 2 milionë shqiptarëve, duke qenë se Kosova, pothuajse  100 vjet ishte koloni ilegale e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Prandaj, ky problem kolonial njëshekullor serb, nuk mund të zgjidhet me formimin e “asociacionit  të komunave me shumicë serbe” në Republikën e Kosovës, që (në prapavijë) synon krijimin e një “republika srpska” në terrirotin e saj, sipas modelit të “republika srspska” në Bosnjë, të formuar me terroror dhe me gjenocid nga Ratko Mladiqi, Radovan Karaxhiqi, Momçilo Kraishniku, Bilana Plavshiqi, Nikola Koleviqi…etj., direkt dhe indirekt të ndihmuar  nga Serbia e Slobodan Milosheviqit (1990-1999).

Së fundi, shqiptarët (mbi 90%) qe 23 vjet e kanë dëshmuar me sjellje dhe me vepër se janë për bashkëveprim dhe për bashkëjetesë në haroni, në demokraci e në paqe  dhe në pluralizëm me të gjitha minoritetet e tjera të Kosovës, mirëpo, këtë bashkëpunim dhe ofertë paqeje e përbashkësie të shqiptarëve, vetëm minoriteti serb (i shtyrë dhe i manipuluar nga Beogradi) e ka sabotuar dhe refuzuar prerazi, jo më pak se 23 vjet (200-2023).

Prandaj, këta së bashku me Serbinë janë fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë të minimit dhe të asgjësimit të “PROJEKTIT MULTIETNIK DHE PLURALIST” të shtetit të pavarur të Kosovës. Ndaj, bashkësia ndërkombëtare, duhet ta mbajë parasysh këtë fakt të rëndësishëm, se vetëm serbët janë “bombarduesit” e shtetit pluralist dhe multietnik të Kosovës, duke dashur dhe vepruar, që atë serbizojnë dhe rikolonizojnë, duke fantazuar, së fundi edhe “SRSPKA ZAJEDNICA” për t’ia futur flakën dhe zjarrin Kosovës, ashtu sikurse Slobodan Milosheviqi në vitet ’90 të shekullit XX, të cilën e shndërroi në tym e hi, si dhe masakroi mbi “11.800”  shqiptarë  të pafajshëm; zhduku mbi “2647”: përdhunoi mbi “20000” gra shqiptare, si dhe shpërnguli me dhunë e me terror mbi “1 milion” shqiptarë nga Kosova e Shqipërisë Etnike (1989-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat