Tetë lutje ose propozime për pajtim mes shkencëtarëve dhe pseudoshkencëtarëve

Opinione

Tetë lutje ose propozime për pajtim mes shkencëtarëve dhe pseudoshkencëtarëve

Nga: Lis Bukuroca Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 22:51
Lis Bukuroca

"Shkencëtarët e rremë", që po nervozojnë "shkencëtarët e vërtetë", të ftohen vetëm në radio dhe varrime, ndërsa ata të vërtetët, të njohur dhe të përkthyer në shumë gjuhë të botës, të ftohen në televizion dhe nëpër dasma.

Sidoqoftë, për t’i vënë fre kësaj gjendje shqetësuese nëpër fakultete, ne që i duam shkencëtarët kemi këto TETË kërkesa:

(a) Ministria e Arsimit të kontrollojë cilësinë e ligjëratave nëpër fakultet;

(b) Akademia, jo shteti, të njoftojë popullin kush është shkencëtar, kush pseudoshkencëtar.

(c) Profesorët e arsimtarët e gjuhës shqipe, që nuk e flasin e shkruajnë gjuhën shqipe si duhet, të përjashtohen.

(ç) Ministria e Arsimit t’i largojë nga fakultetet profesorët, që nuk kanë publikuar doktoratën.

(d) Shkolla fillore, shkolla e mesme dhe fakulteti, të kenë program për ngritjen e nivelit kulturor dhe gjuhësor të nxënësve e studentëve.

(d) T’i shpjegohet popullit pse Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga 22 akademikë, 10  i ka nga gjuha dhe letërsia shqipe; shumica prej tyre shkrimtarë.

(e)T’i tregohen popullit arsyet pse një nxënës edhe pas 12 vjetëve shkollë në gjuhën shqipe, nuk e di gjuhën shqipe.
(f)T’i shpjegohet popullit pse kur sharlatanët sulmojnë historinë shqiptare nuk shkruhen peticione…

Duke e luftuar sharlatanizmit nëpër shkolla, fakultete e akademi, fitohen dy beteja:  ajo kundër sharlatanizmit brenda dhe beteja kundër sharlatanizmit jashtë.

Duke e luftuar vetëm jashtë, mund të krijohet përshtypja se pseudoshkencëtarë nuk ka nëpër fakultete. Dhe, kur e luftoni sharlatanizmin vetëm jashtë, ju nderon dhe ju poshtëron njëkohësisht: duket se shkaku po lufton pasojën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat