Nuk është befasuese nëse Lumir Abdixhiku kandidon Isa Mustafën për kryeministër

Opinione

Nuk është befasuese nëse Lumir Abdixhiku kandidon Isa Mustafën për kryeministër

Nga: Faton Mehmeti Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:10
Autori Faton Mehmeti

Pasi kryetari aktual i PDK-së nuk ka guxim për të kandiduar veten si kandidat për kryeministër, mbetet vetëm LDK të paraqesë kandidatin e saj. E pritshme dhe krejt e natyrshme është që kryetari i partisë, siç ndodh zakonisht dhe siç e kërkon logjika politike, të jetë kandidati.

Mirëpo, mungesa e guximit mund të luajë rol edhe tek Lumir Abdixhiku, i njohur për mungesën e qëndrimit për të përfituar pastaj si palë e tretë. Meqenëse Lumiri ka shumë besim dhe respekt te ish kryetari Isa Mustafa, nuk do ishte e befasishme të kandidonte Isën për kryeministër.

Nëse Isa ka qenë kryeministër aq i suksesshëm, siç e vlerëson Lumiri, le të marrë guximin e të kandidojë ish kryetarin e tij. Aq më tepër që Isën e ka shpallur "kryetar nderi" për gjithë "nderimet" që ia ka bërë partisë, përmbush krejt kushtet për të qenë kandidat i LDK-së. Besa, Isa do i bënte "nder" të madh LDK-së, për të çjerrë maskën e vërtetë të atyre që sot janë në krye të saj.

Së paku, Isa ka qenë i pa maskuar, e ke mbështetur apo jo, ama këta që janë sot në krye të partisë nuk kanë pasur guxim të "largohen nga përsheshi"; s'ke çfarë të presësh nga këta. Me kandidimin e Isës, Lumiri dhe ata që rrinë afër tij për përfitime meskine nuk bëjnë asgjë të befasishme me kandidimin në fjalë të njeriut që i kanë qëndruar afër sa kishin interesa, pavarësisht se vendi po pësonte dhe partia po degradohej.

Hipokrizia e tyre dal në pah dhe do të shpaloset edhe më shumë, ndonëse kandidimi i Isës veçse i bën mirë elektoratit për të parë edhe më mirë se kush është fytyra e vërtetë e tyre. Lumir, e di që s'je i guximshëm, së paku trego fytyrën e vërtetë, edhe pse nuk je mësuar me marrjen e vendimeve nga mungesa e guximit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat