Jakupi, Hashimi me LPK-në e urrejnë Rugovën edhe në varr, sepse kurrë nuk e mundën

Opinione

Jakupi, Hashimi me LPK-në e urrejnë Rugovën edhe në varr, sepse kurrë nuk e mundën

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 maj 2024 Në ora: 17:59
Autori Faton Mehmeti

Nuk është e befasishme, mbase mund të pritën edhe shumë të tjera. Një fotografi e prezentuar në Hagë në të cilën shihej delegacioni i Rambujesë e që në të ishte i gërvishtur ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Gërvishtja pretendohet se u bë nga Jakup Krasniqi.

Fotografia është gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit nga ana e EULEX. Siç theksoi edhe prokurori John Capin, fotografia e dëmtuar e cila është gjetur në shtëpinë e Krasniqit, reflekton ndjesinë e armiqësisë që ka pas i akuzuari ndaj Rugovës. Pasi, asnjë nga fotografitë tjera nuk është gërvishur dhe as dëmtuar, përveç asaj ku ishte Rugova.

Jakup Krasniqi disa herë ka shfaqur urrejte për Rugovën, ashtu si Beogradi edhe Jakupi nuk e njihnin Rugovën si president të Kosovës. Në një emision nga një televizion francez, Jakupi deklaronte se Rugova ishte kryetar i LDK, duke mos njohur si kryetar të Kosovës. Edhe në deklaratën e tij në Hagë, e që e prokurori e kishte lexuar, ndër të tjera Krasniqi kishte deklaruar: “Një gjë duhet të bëhet e qartë po i themi president edhe pse nuk e meriton ta ketë këtë emër në shumë drejtime…”, për të vazhduar se "Rugova ka bërë shumë gabime në dëm të çështjes kombëtare". Urrejtje patologjike edhe sot e kësaj dite ndaj njeriut që projektoi pavarësinë që sot e gëzojmë.

Jakupi, Hashimi dhe klani i tyre i dal nga LPK të frymëzuar nga doktrina staliniste-enveriste kanë urrejtur Rugovën, ky i fundit të gjithë i mposhti me vepra, pa fyer kurrë askënd. Aq i madh ishte Rugova sa nuk e arrinin dot, mandej edhe i bën atentate por kurrë nuk e mposhtën.

Sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohet vlera dhe pesha e Rugovës, ata që gëvishën fotografitë ku ai ishte prezent do mbetën në historinë e kombit si përfitues të luftës e shkatërrues të paqës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat