Uniteti i krerëve të Republikës së Dardanisë është krucial në momentet kritike për shtetin dhe kombin

Opinione

Uniteti i krerëve të Republikës së Dardanisë është krucial në momentet kritike për shtetin dhe kombin

Nga: Hafiz Shala Më: 9 qershor 2024 Në ora: 16:44
Autori Hafiz Shala

Një “krisje” e quajtur keqkuptim në mes krerëve të shtetit, krijoi një panik tek popullata ndërsa, të keqdashësit, kundërshtarët politikë e bashkëpunëtorët e Serbisë, i fërkuan duart, ndërsa, disa miq tanë u brengosën e disa të tjerë, duke u thirrur në mos koordinim, në të vërtetë edhe i frynë kësaj atmosfere për të disiplinuar “qeverinë kryeneçe e të padëgjueshme”.

Më kësollojë narracioni në emër të miqësisë dhe respektit të lartë që për qellim e kanë heshtjen dhe pëlqimin për çdo gjë qe i takon shtetit në bazë të Kushtetutës ama, a është e nevojshme që për çdo vendim, duhet me e marrë izën nga ambasadorët e Quintit me theks të veçantë atij amerikan.

Ambasador Hovenier, me keq ardhje më duhet ta them se, si përfaqësues i SHBA-ve, që zënë vend të posaçëm kur është në pyetje Republika e Dardanisë (Kosovës), me deklaratat tuaja se, ne pajtohemi me popullin, por jo edhe me Qeverinë, të cilën mos harroni se po ky popull e ka zgjedhur dhe atë me shumicën e votave, le te mbetet në ndërgjegjën e juaj, mendoj në Departamentin e Shtetit-Qeverinë Amerikane, por, duke e përzgjedhur se me kënd do të bashkëpunoni, tentuat të krijoni një presedan ku, edhe pse rolet janë të ndara sipas Kushtetutës, ju deshët t’i futni në një thes. Mendoj së, një “krisje“ e proklamuar në mjetet e informimit, disi, iu dha fuqi që të paraqiteni më arrogant, gjithnjë duke i mbrojtur interesat e juaja gjeostrategjike mbi kurrizin e popullit të sanksionuar padrejtësisht të Dardanisë nga Evropa edhe pse i plotësoj të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ajo e tradhtoi. Presion i pa parë.

Kjo sjellje, edhe e krijoj një “krisje” që futi brenga të popullata sepse, ua hapet mundësinë kundërshtarëve politikë të cilët edhe në biseda me juve por edhe publikisht, u ofruan të ulen në prehrin tuaj mu sikur ish pushtetarët të cilët, të shantazhuar nga Serbia, të përkëdhelur nga DASH-i, për dhjetë vite heshtën, ishin të dëgjueshëm por, assesi nuk iu kundërvunë kërkesave ilegale të Serbisë, Ndërsa, juve iu konvenonte që, ani pse viktimë me varret e pa shëruara nga gjenocidi serb, po i anashkaloni sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Kjo, nuk durohet sepse, Dardania ka edhe miq tjerë të cilët i dalin zot kur i duhen sikur, bie fjala, Anglia, Turqia dhe Gjermania e cila, për hir të marrëdhënieve me Francën sadopak fragjile, iu desh t’i bashkëngjitet kushtit lidhur me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Turqia, është një ndër shtetet me te fuqishme në kuadër të NATO-s menjëhere pas Amerike.

Turqia, është shprehur e gatshme që përpos trupave në kuadër të KFOR-it, ta vazhdojë të udhëheq me KFOR-in edhe për një mandat.

Ështe e njohur se, Serbia, dronë ia ka, Anglisë, Gjermanisë dhë Turqisë.

Si mund t’i anashkaloni vrasjet, masakrimet, poshtërimet e dhunimet, e gjithë kjo, sipas jush se duhet ecur përpara, që i bie se duhet të amnistohet Serbia për të arritur paqe. Sikur Serbia të pendohej e të kërkonte falje qoftë edhe t’i lus shqiptarët për paqe, e ata ta refuzojnë, atëhere, do të kishte kuptim që të iu drejtohej më këto slogane se, duhet ecet përpara. Jo zotëri, jeni gabim ani pse edhe ju e dini por jeni orientuar në këtë drejtim, drejtimin evropian i cili, ne vete, nuk përmban asgjë humane e njerëzore. Presion mbi viktimën, e përkëdheljën e agresorit. Dri kur?!

Si mund të harrohet Leotrimi 7 vjeçar hero i Drenicës heroike kur i drejtohet nënës se kam dhimbje në bark, pa ditur se i kishin dalë zorrët nga barku pas shpërthimit të granatës në oborrin e shtëpisë të hedhur nga ardhacakët, bishat e shpellave të Karpateve, qe e kishte goditur edhe motrën e tij, nëna e shkret, kah t’ia mbajë më parë dhe, pasi e vërejtj se i kishin dalë zorrët, filloi t’ia mbulojë me xhemper e ai, drejtohet nënës së kam dhimbje. Z. Ambasador, do të ishte mirë qe dikush t’ua sjell këto moment qe ta kuptoni të vertetën té cilën, anipse e dini por heshtni. Pse, z. Ambasador?!

Ky rast mori jehonë në mjetet sociale duke i prekur ndjenjat e çdo qytetari, në ndërkohë, Serbia, tallët me juve dhe e kërcënon Dardaninë, e ju, Evropa në rëndë të parë, na dënoni pa mëshirshëm me masa-sanksione ekonomike.

Në politikat anti dardane, është krijuar një shtab, unë zakonisht e quaj, Kolona 5-stë sikur ai në kohën e inkuizicionit spanjoll në 1936- ten, tani më në krye Edvin Keistaq Ramën, mikun e ngushtë që edhe quajnë “vëllai“ i Vuqiqit i cili, i futi nën sqetull ata të cilët, e vodhën popullin dhe falën territore. Ata të cilët, më vite të tëra qëndruan në pushtet apo koalicione anti shtetëror e anti kombëtare, gjithnjë me sloganin pro amerikan ama, asgjë nuk qitën në dritë për popullin përveç përfitimeve personale materiale e karrieriste.

Sjelljet e tyre, e sollën Dardaninë në ketë situatë të cilët, asnjëherë seriozisht nuk iu kundërvunë Serbisë ndaj politikave të saj fashiste, me qellim që ta rikthej tërë Dardaninë ose, për fillim, pjesë të saj e pastaj edhe tërë territorin duke ëndërruar edhe Shqipërinë për dalje në Adriatik, e inkurajuar nga shqipfolës bashkëpunëtor të zellshëm kundër popullit, shtetit dhe kombit.

Për fatkeqësinë tonë tragjike kombëtare, edhe pas gjithë asaj që Serbia i shkaktoi popullit shqiptar të Dardanisë, këtyre ditëve u zbuluan spiuj të kahershëm por të kamufluar shpesh edhe si “patriot“ qe është vetëm fillimi para se të zbulohet një armatë e tërë bashkëpunëtorësh të niveleve më të larta e deri të ata qe i quajnë të thjeshtë ama, rrezikun qe bartin për interesa të Serbisë dhe në dëm të shtetit dhe popullit të tyre, është i paimagjinueshëm. Tragjedia e jonë më e madhe është se, edhe sot në periudhën moderne të teknikës e teknologjisë, logjistikës së përpunuar nga qendrat e njohura inteligjente botërore, veprojnë po thuajse gjysëm legal dhe pa pikë frike e turpi, me arsyetimin se, nuk mund të “bllokohet fjala dhe shprehja e lirë e hapur si veprim jo demokratik”. Mjetet e ndryshme të informimit, ato të shkruara e vizuele, përmes analistëve të ndryshëm që dyshimet lindin si njerëz të paguar, hapur veprojnë, përmes dezinformatave, gjysëm informatave dhë, sipas atyre qe merren me ketë zanat, “edhe duke u thirrur në burimet e sigurta”. Nëpër ato studio televizive, qarkullojnë edhe ish “diplomatë karriere” të pa kënaqur me zëvendësimin e tyre të përzgjedhur nga ish pushteti të cilët, pakënaqësinë e tyre e shprehin përmes mllefit ku bëjnë pjesë edhe “analist” të përzgjedhur anti qeveri. Ajo, thjeshtë vërehet qoftë edhe nga laikët.

Si mund të presësh që dikush nga jashtë qofshin edhe miqtë tanë të na dalin në mbrojtje e ndihmë kur, njerëzit tanë në pozita udhëheqëse hapur e pa pikë turpi, rreshtohen e bashkëpunojnë më e armikun tonë shekullor dhe i këtij të fundit Serbisë, në dëm të kombit të tij.

Shembull eklatant është kryeministri Shqiptar Edvin Kristaq Rama i cili, ndërtoj projekte antikombëtare nën pretekstin e një bashkëpunimi ballkanik përmes Ballkanit të hapur qe ishte projekt serb i përpiluar nga Akademitë e Shkencave dhe Arteve serbe për ta plasuar si ide të përbshkët më Shqipërinë me qëllime ogurzeza, futjen nën ombrellën serbe dhe atë të ashtuquajtur “Bota serbe” e cila sot në Beograd e mbajti Kuvendin e përbashkët, Serbi, Republika serbe. Dhe, në deklaratën e përbashkët prej 49 pikave, përfshihet Dardania( Kosova) si pjesë e Serbisë që, në një mënyrë, i është shpallje lufte ndaj shtetin sovran dhe të pavarur, i njohur nga 117 shtete të botës.

Tani, pres reagimin e evro-amerikanëve, përkrahës, përkëdhelës dhe anues të hapur ndaj një shteti gjenocidal i shpallur edhe zyrtarisht nga OKB-ja si shtet që ushtroj gjenocid ndaj popullit boshnjak në Srebrenicë që hyri në histori pas Luftës së Dytë Botërore të Gjermanisë narciste e cila, në shenjë pendimi, ishte edhe iniciatore e kësaj ideja që të jetë e fundit të këtij shekulli për t’u mos u përsëritur kurrë.

Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shtetet si Serbia dhe individ si Edvin Kristaq Rama, përkrahën, ngritën lartë për interesa të fuqive të mëdha gjeostrategjike, duke shkelur mbi parimet dhe Kartën e OKB-së mbi shtetet dhe të drejtat e tyre legjitime.

Udhëheqësit e korruptuar, diktator e sundimtar të egër në shtetet e tyre, lehtë bëhen palë e këtyre politikave, duke krijuar prqarje brenda kombit gjithë-shqiptar për t’i ruajtur pozicionet e veta duke qendruar në pushtet përmes dhunës, terrorit, shtypjes dhe ngufatjës së demokracisë. Krijuan taborre politike kundër udhëheqjes aktuale dardane më qellim të përçarjës kur po kjo udhëheqje, po e lufton krimin e organizuar, korrupsionin në të gjitha nivelet, shtrirjen për herë të parë të sovranitetit në tërë territorin e vendit e të Kushtetutës dhe ligjeve që i obligojnë, shpesh sulmohen se gjoja po i tejkalojnë marrëveshjet politike me ndërkombëtarët.

Kjo, iu ra si prej qiellit edhe miqve tanë ndërkombëtar siç shprehen ata pasi, “nuk paskan vepruar në koordinim” ani pse bëhet fjalë rreth zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi por qe ua kanë qartë planet dhe marrëveshjet që nga plani për ndarjen e Dardanisë në vitin 2020 në kohen e sundimit të Presidentit Trump më të deleguarin e tij Richard Grenel kur ushtruan puç politik më rrëzimin e Qeverisë Kurti i por që dështoi për t’u kthyer edhe më e fuqishme në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 me votën shumicë të sovranit. Këtë edhe e kanë premtuar.

Kolona e 5-stë në krye ne Edvin Kristaq Ramën, përfshinë, opozitën e ç'dakorduar dardane, “ Fronti evropian i BDI-së e Ali Ahmetit mbi 20 vite në pushtet në kuadër të koalicioni me partitë maqedonase të cilët nuk sollën ndryshime në avancimin e pozitës së shqiptarëve ne Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk e di se a do të sjellin ndryshime partitë e VLAN-it, mbetet për t’u parë pasi kanë dhënë premtime të mëdha që dorën në zëmër, vështirë të besohet, ani pse nuk duhet paragjykuar.

Republika e Dardanisë është në rrezik kur krijohet një filozofi artificiale ku, askush askujt nuk i beson, kur, të gjithë ia kthejnë gishtin njëri tjetrit me akuza si spiun e bashkpunëtor të Serbisë që sipas informata siç e ceka në fillim, janë një armatë e tërë e cila, vetëm përmes lustracionit apo vetingut, mund të pastrohen këto akuza, duke filluar që nga udhëheqësit e të gjitha niveleve e deri të më të thjeshtit.

Shtrohet pyetja, kush dhe si ta përfundoj këtë veprim në kohën kur jemi në një situatë të brishtë në aspektin e sigurisë me probleme të brendshme të rënda ekonomiko sociale, marrëdhënieve ndëretnike të ashpërsuara me ndikimin e drejtpërdrejtë të Serbisë në komunat veriore nën pretekstin se “nga Qeveria po ushtrohet presion ndaj pakicës serbe” deri të këmbëngulja e themelimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, çështje e brendshme e cila, thjeshtë është kërekesë e Serbisë dhe jo e qytetarëve serbë, ani pse ata nuk e kanë guxim ta thonë të vërtetën.

Për t’iu bashkangjitur korit të akuzave serbe ndaj udhëheqjes shtetërore e dobësuan angazhimin e tyre rreth funksionimit të shtetit, dalin oponent politik më deklarata skandaloze si ajo e nënkryetarit të LDK-së Gazmend Muhaxheri në një televizion i cili thuri spekulime të cilat, po të dëgjoheshin nga koluaret serbe nuk do të ishte befasi por, të një zyrtari të lartë partiak, ishte diçka e pa besueshme. Aspak jo skandaloze dalin deklaratat e Kryetarit të AAK-së më akuza të rënda ndaj Kryeministrit Kurti se është bashëkpunëttor i Serbisë dhe i Putinit. Pa dashur të bëhem avokat i askujt, por, që Prokuroria Shtetit duhet ta ftojë në intervistë e pastaj të hulumtohen detajet sepse, është e pa mundur të qëndrosh në krye të Qeverisë më kësi lloj akuzash.

Por, ja qe nuk duhet të befasohemi kur, Kryetari i LDK- së e fton si mysafir nderi Kryeministrin Shqiptar në përvjetorin e Kryetarit Legjendar të LDK-së dhe arkitektin e Pavarësisë së Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova, është diçka që nuk kapërdihet. Bile, është deshtë ta ftojnë edhe mikun e tij Aleksandër Vuçiqin, për ta kompletuar listën e “mysafirëve të nderuar”.

Prandaj, rreziku nga bashkëpunëtorët dhe spiujt e Serbisë është permanent dhe vështirë se do të përfundoj shpejt e me sukses. Syçeltësia e organeve të AKI-së është ma se e nevojshme në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë sepse, Serbia e ka shtrirë rrjetin e sajë agjenturor brenda dhe jashtë atdheut.

Unë mendoj se krimineli Radoiçiq, përpos përgatitjeve eventuale për sulme të ngjashme me ato të 24 shtatorit të vitit të kaluar, ai, në një mënyrë i shantazhon bashkëpunëtorët politik e biznesor shqiptarë që të ndërmarrin çdo gjë që kjo qeveri të largohet, për ndryshe askush mos të befasohet kur një ditë t’i bëjë publike emrat e të gjithë atyre me të cilët ka pasur biznese, ndërhyrje për t’iu siguruar ardhjen në pushtet deri të vrasjet e pas luftës për të cilat edhe është angazhuar, me qellim që të vijë deri të ngatërresat mes shqiptarëve qoftë edhe me fatslitet.

Syçeltësia, gjaktohtësia dhe angazhimi që kjo mos të ndodhë, duhet të jetë primare.

Hafiz Shala

New York

8 qershor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat