Tanimë është bërë plotësisht e qartë për opinionin shqiptar, se e ashtuquajtura dhe e mallkuara nga Zoti, “Lëvizja e Deçanit për braktisjen e fesë islame”, si qëllim kryesor ka pasur fillimin e një fushate të gjerë anti-islame në Kosovë, dhe jo mbrojtjen e vlerave nacionale, siç pretendojnë, përkatësisht thirrjen e shqiptarëve që ta pranojnë katolicizmin, dhe atë në emër të patriotizmit të rremë, si mjet për t’i bindur shqiptarët labil në Islam, që ta braktisin atë dhe të konvertohen në katolikë.
Po ashtu, nuk ka më asnjë dyshim, se i ashtuquajturi “grupi i Deçanit”, i organizuar nga një grup kvazi-intelekualësh, thirrjen dhe propagandën djallëzore për braktisjen e Islamit, idenë, frymëzimin dhe udhëzimet e veprimit ky grup i ka marrë nga qendrat anti-islame në Kosovë, Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe botë, agjentura të cilat ka vite dhe dekada që punojnë dhe veprojnë kundër Fesë islame, si religjioni i dytë në botë për nga numri i besimtarëve pas Krishtenizmit, pikërisht në kohën kur Islami me shpejtësi të madhe po përhapet, zgjerohet dhe forcohet në shumë vende të Evropës, sidomos në Angli, Francë dhe Gjermani, e po ashtu në Amerikën Latine, SHBA, Kanadë etj., dhe këtë që e themi e tregojnë qartë statistikat zyrtare në këto vende, ku numër i madh i besimtarëve katolik po e braktisin fenë e tyre, derisa në anën tjetër, numri i njerëzve që po kalojnë në Islam po rritet në mënyrë rapide. Pra, ky fakt qendrave anti-islame, sidomos asaj në Beograd, Moskë, Athinë dhe Vatikan, ua ka futur frikën në palcë, duke i shtyrë që përmes mercenarëve pro-katoliko-centrik, grupeve radikale anti-islame, individëve me moral dhe karakter të dobët, t’i vejnë në lëvizje gjitha mjetet dhe mekanizmat propagandistike, të ngritin kauza të rrejshme fetare në emër të patriotizmit të gjoja ruajtjes së kombit, siç po ndodhë këto ditë në Kosovë, e që të gjitha këto veprime po i bëjnë për ta ngritur alarmin, se gjoja populli shqiptar po e humb identitetin e tij kombëtar duke e zëvendësuar atë me identitetin islamo-arab, gjë që është ky një trillim dhe gënjeshtër e madhe, sepse në esencë e gjithë kjo propagandë kundër Fesë islame në thelbin e saj përbën rrënimin e kombit shqiptar, krejtësisht për interesa të qendrave anti-islame, të cilat i cekem më lartë.
Pra, edhe skenari i tanishëm që po ndodhë në Kosovë, i ngjanë pikë për pikë skenarit serbo-malazez të vitit 1918/19, kur ekspeditat kishtare ortodokse nga Mali i Zi, donin që me dhunë shqiptarëve t’ua ndërronin fenë islame (lexo: kombin), siç vepruan në trevën e Rugovës, ku për shkak të refuzimit të tyre që ta pranojnë fenë ortodokse të malazezëve, vranë dhe dogjën mbi 300 shqiptarë rugovas të besimit islam. Andaj, thirrja e hapur nga disa individë faqezi që po e bëjnë përmes mediave në Kosovë, “se është koha e fundit që shqiptarët të largohen nga Islami”, nuk e dallon asgjë nga ajo e malazezëve e viti 1918-19, përveç se tani autorët janë “shqiptarë” të konvertuar në katolik, aspak për motive kombëtare, veçse kryekëput për interesa të atyre të cilët në Konferencën e Ambasadorëve në Londër me 1913, tokat shqiptare i copëtuan pa mëshirë, duke ua falur ma shumë se gjysmën e tyre, pikërisht atyre popujve që kombin shqiptar disa herë gjatë dy shekujve të kaluar deshën ta zhdukin nga faqja e dheut, pra fund e krye në interes të Moskës, Athinës dhe Beogradit.
Ta ftosh një popull të tërë në mënyrë të hapur, që ta braktis Islamin për t’u konvertuar në fenë katolike, siç po bënë njëfarë kopili katolik nga Zvicra, sipas konventave ndërkombëtare mbi liritë dhe besimet fetare, është pa asnjë dyshim, vepër penale, krim antinjerëzor dhe shpirtëror, është lëndim i ndjenjave të miliona besimtarëve shqiptarë muslimanë, por dhe akt i nxitjes së mos durimit fetar në Kosovë, është thirrje për luftë të re kryqëzatash, thirrje për vëllavrasje mes shqiptarëve, është dëmtim dhe shkatërrim i plotë i vlerave kombëtare dhe fetare të kombit shqiptar, pjesa e të cilit në Kosovë, kurrë nuk ia ka nënshtruar dhunës, skenarëve dhe gjenocidit të armiqve shekullor serbo-sllavo-ortodoks.
Pra, shqiptarët me shumicë të besimit islam, nuk do t’i nënshtrohet me asnjë çmim as kësaj radhe propagandës së pistë anti-islame, e cila këto ditë e ka rritur kulmin e shantazheve ndaj shqiptarëve të Kosovës me shumicë të besimit islam, që me çdo kusht të konvertohen në katolik.
Në Islam është rrepsisht i ndaluar konvertimi me dhunë në cilën do fe qoftë, ngase vetë Zoti i madhërishëm ka urdhëruar, se “Nuk ka dhunë në fe”, përndryshe sot në botën arabo-islame nuk do të gjendej asnjë kishë ortodokse, katolike dhe sinagoga, por edhe asnjë besimtarë i krishterë, përkundrazi në Kairo të Egjiptit qysh nga koha e sundimit të Memalukëve (1517) gjendet katedralja më e madhe ortodokse kopte, si dhe shumë kisha tjera në të gjitha vendet arabe dhe islame në botë.