Provokim i planifikuar ndaj presidentes së Kosovës, znj.Vjosa Osmani

Opinione

Provokim i planifikuar ndaj presidentes së Kosovës, znj.Vjosa Osmani

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 3 gusht 2024 Në ora: 15:58
Vjosa Osmani

Në aeroportin e Shkupit, presidentja e Kosovës, z.Vjosa Osmani, u provokua nga sigurimi i aeroportit të këtij vendi, me çrast përveç një kontrollimi të vrazhdë tentuan edhe të ia marrin me dhunë telefonin përsonal për t’a skanuar pa lejen e saj.

Kjo sjellje arrogante e një sigurimi me njerëz të porositur për të shkakëtuar një ncident të tillë ndaj presidentes së Kosovës, e shokoi jo vetëm vendin tonë, por edhe tërë rajonin, një rast që nuk i ka ndodhur ndonjë presidenti apo presidente në shtetin normal, siq i ndodhi presidentes tonë nga shteti fqinj i Maqedonisë Veriore.

Në këtë rast duhet të spikasim skandalin e pafalshëm të shtetit maqedon, që në këtë mënyrë dhe në këtë kohë, duke krijuar një incident të tillë, që e kthenë kohën mbrapa nga edhe shumë ngjarje tjera, duke hapur plagë mbi ato që kullojnë akoma.

Është më se e pa pranueshme dhe nuk mund të mbyllën sytë para një skandali të qëllimshëm, dhe « dregëza » është shumë e hershme serbo-maqedone, e cila përmes politikave antishqiptare, shqiptarët ka pë qëllim t’i nxjerrë jashtë kontrollit, për të mos i lënë të qetë dhe për të shkakëtuar revoltën e tyre, në mënyrë që të mashtrohet opinioni Europian e Ndërkombëtarë, se shqiptarët janë të atillë, të cilët e destabilizojnë rajonin.

Për ta nxitur urrejtjen kundër shqiptarëve byrokracia maqedone kishte lansuar edhe më herët tezën për shqiptarët se do ta rrezikojnë edhe rajonin me natalitetin e madh të tyre, poashtu edhe me dyndjen e shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni, e cila ishte e kundërta, sepse shqiptarë në Maqedoni ka pasur edhe para luftërave ballkanike dhe shumë ma herët se maqedonasit të arrjnë në këtë vend.

Në Maqedoni shqiptarët u burgosën edhe atëherë kur bojkotuan të mësojnë në gjuhën maqedone në vend të asaj amnore, edhe atëherë kur kanë pasur krushqi me Kosovën, ata përjashtoheshin nga puna dhe merrëshin në përgjegjësi, duke u malltretuar nga policia shumica e intelektualëve që kanë studiuar, apo kanë punuar në Kosovë.

Dhe ja sot, e njëjta përsëritet nga pasardhësit e më hershëm të Maqedonisë, e cila vet i shembë marrëdhëniet ndëretnike në mes popujve, veçanarisht me shqiptarët, edhe pse kanë bërë një koalicion me partinë VLENË, sa për sy e faqe, sepse në qeverinë maqedone janë të instaluar njerëz të Vuçiqit dhe Putinit, të cilët domosdo do ti përshtaten shefave të tyre për ta trazuar Ballkanin perëndimor.

Edhe ish-kryeministri maqedon N.Grujevski me klikën e tij gligoroviane, e nxiti urrejtjen dhe në masa të gjëra, që dëshmon edhe sot se janë në vijen e Serbisë antishqiptare, me ç’rast shqiptarët e kanë vështirë të rrinë duarkryq, dhe të vetëmbrohen para pragut të shtëpisë, madje këtu, siq shkruajnë edhe mediat e ndryshme të vendit dhe rajonit, kjo që i ndodhi presidentes së Kosovës, është diçka e çuditshme në botën e qytetërimit dhe të fqinjësisë në mes dy vendeve demokratike.

Për fat të keq ekzistojnë edhe opinione të tjera nga vendi apo nga partitë opozitare të Kosovës, të cilat opinione janë shumë të rënda që i kontribuojnë fryerjes së zjarrit dhe po i japin përkrahje kësaj iniciative serbo-maqedone-ruse.

Do të ishte një turp i madh për një « shqiptar » kur e dëgjon deputetin e opozitës nga PDK, e Kosovës, duke thënë se këtë incident e shkakëtoi me qëllim kryeministri Albin Kurti, kinse ua kërkoi këtë incident aleatëve të tij në Maqedoni, përshkak të plasaritjeve të raporteve me presidenten Vjosa Osmani.

Në anën tjetër, thotë se presidentja e vendit tonë po transportonte « para » të pa deklaruara, që vetëm një i marrë dhe i pa cipë fare do të abuzonte me këto fjalë, apo edhe kjo është një shantazhë e radhës sikur të tjerat, në mënyrë që qeveria Kurti, të futët në ndonjë kurthë dhe të ndrydhën në mes vete.

Maqedonia Veriore, e cila e muar këtë emër, duke edhe përmes shqiptarëve, dhe deshti apo nuk deshti nuk mundet të ekzistojë pa shqiptarë, dhe në emër të demokracisë së rrejshme nuk mundet të laramohet me këtë popull, duke mos përfillë të drejtat e tyre, apo duke e falsifikuar historinë shqiptare, sikur e ka falsifikuar kohën e fundit edhe „Enciklopedinë e rrejshme dhe fyese“ për shqiptarët, poashtu edhe duke mos pranuar „Marrëveshjen e Ohërit“.

Prandaj, Maqedonia Veriore, me incidentin që i ndodhi presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit, ka dhënë shembullin më të keq të fqinjësisë dhe demokracisë në rajon dhe ndoshta edhe në botë edhe nëse kërkon falje, metodat e këtij formati, që do ti huazonte vetëm nga Serbia dhe Rusia, nuk do të harrohen dhe nuk do ti shërbejnë asnjë fqinjësie dhe asnjë shoqërie demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat