Pse kaq  të “çuditshëm” Europa por edhe opozita në Kosovë?

Opinione

Pse kaq  të “çuditshëm” Europa por edhe opozita në Kosovë?

Nga: Skënder Kapiti Më: 5 gusht 2024 Në ora: 18:00
Skënder Kapiti

Sic po duket tashmë edhe hapur ajo se Perendimi  është dakord që Serbisë t’i japë cfarë ajo don nga Kosova, vetëm që Serbia të largohet nga ndikimi rus, gjë që verteton se Europa vazhdon me po atë politikë antishqitare të para një shekulli e cila bëri pazare dhe ua plotësoi oreksin sllavëve të Jugut duke u dhënë troje shqiptare, të asaj që për interesa të veta BE bën  edhe sot pazare me trojet shqiptare në favor të serbo-rusisë.Shikojeni se si veprojnë për një urë,që është brënda Kosovës shqiptare, së cilës perendimi i paska dhënë një status të vecantë, që të kujton murin ndarës të Berlinit gjerman

“Zëdhënësi i BE-së, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të dialogohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë që të hapet.

Po ashtu, edhe QUINT-i ishte njëzëri me BE-në, se ura nuk duhet të hapet”.

“Ne, përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës”, - tha Hovenier.Pra , nëse Perendimi, NATO dhe këto shtete si Franca, Britania, Gjermania, Italia dhe SHBA të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës, si ka mundësi që për një urë paska një status i cili bie ndesh dhe kundër  me Statusin Shtetëror të Kosovës. Perendimi e detyroi Kosovën që t’i japë troje shqiptare Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kishës së Decanit; perendimi ben presion edhe për ndarjen e Kosovës, BE i vendos sanksione Kosovës pse mbron territorin dhe sovranitetin e saj dhe po perendimi nuk lejon hapjen e Urës së Ibrit.

 

Dhe këta janë aktorët qe po i bëjnë  dëme të rënda  Kosovës, dhe jo ato cfarë  thonë e trillojnë disa fanatikë islamofobë shqipfolës të cilët duhet ta dinë se nuk është e dëmshme Feja, por të dëmshëm janë hipokritët, serevilët,mashtruesit, të korruptuarit, gënjeshtarët e mashtruesit që hiqen sikur janë patriotë;të dëmshëm janë tradhtarët pseudopatriotë; të dëmshëm janë pseudointelektualët mercenarë që shiten për të bërë përcarje; të dëmshëm janë shpifësit e zullumqarët, të dëmshëm janë të pamoralshmit që bejnë sikur japin moral; të dëmshëm janë të pandershmit që e blejnë ndershmërinë, dijen e mëncurinë; të dëmshëm janë ata që premtojnë rrejshëm sa për të mashtruar.

Të dëmshëm janë të huajt që kanë si devizë antishqiptarizmin, të dëmshëm janë edhe ata të huaj  që në përgjithësi nuk kanë ndjesi dhe që interesi i tyre nuk pyet pse u shkaktojnë dëm dhe padrejtësi të tjerëve jo të përkatësisë kombëtare të tyre.

Dhe pyetja vjen natyrshëm se cilin shtet kanë aleat besnik shqiptarët?

Pse perendimi nuk kërkon krijimin e një Bashkësia të Komunave me shumicë Shqiptare në Preshevë, kur atje Serbia shkel liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, ndërsa minoriteti serb në Kosovë ka liri dhe të drejta si asnjë minoritet tjetër në botë. Mirëpo nuk është për tu çuditur aq shumë me ndërkombëtarët, sepse çudia më e madhe është te opozita politike në Kosovë, të  sëmundjes së rëndë  të saj  për pushtet të cilëve as që u intereson hapja e urës së Ibrit por ndoshta edhe më keq akoma, që vetëm për të rrëzuar Albin Kurtin dhe për të ardhur opozita e dështuar  në pushtet, opozita në Kosovë dhe qeveria në Shqipëri janë  dakord për gjithçka pro me ndërkombëtarët edhe poqese ato mund të jenë me pasoja tepër të rënda për Kosovën, për sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të  saj.

Ndërsa në Serbi e gjithë struktura shtetërore, politika: pozita e opozita, shteti, akademia, mediat,kisha dhe shoqëria serbe janë në garë mes tyre dhe në mbështetje të njëra-tjetrës kur vjen puna për antishqiptarizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat