Me koordinim apo pa koordinim, Mitrovica kurrë nuk do të ndahet

Opinione

Me koordinim apo pa koordinim, Mitrovica kurrë nuk do të ndahet

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 8 gusht 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Autorët e ndarjes së qytetit dhe pengimi i shqiptarëve të përzënë me dhunë nga pjesa veriore për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, u realizua me ndihmën e HashimThaçi e Kadri Veseli, tani në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, në bashkëpunim me KFOR-in francez të dirigjuar nga shërbimi sekret DGSE në krye me shefin e tij, Denian Arnaud.

Se a është Hashim Thaçi agjent i këtij shërbimi siç thuhet, vlerësojeni në bazë të këtyre veprimeve si dhe këmbëngulja e Francës që KFOR-i francez të vendosët në veri të Mitrovicës, më së miri e vërteton qëndrimin dhe premtimin e Francës aleate shekullore e Serbisë së kjo pjesë gradualisht do t’i dhurohet aleatit të saj.

Shqipfolësi me damkën e tradhtarit të tipit të Edvin Kristaq Ramës i cili, sa kohë pat deklaruar se pjesën veriore duhet ta marr nën kontroll KFOR-i gjoja për “hir të sigurisë”, në ketë mënyrë duke e suspenduar sovranitetin në veri sipas marrëveshjes Macron-Vuçiq-Rama, në këto “kurthe kanë rënë edhe shtetet e QUNT-it”, por, habia kryesore është se, si ia vunë "kambanën" ambasadorit amerikan Hovenier të deklarohet në ëmer të këtyre shteteve. Sa u përket shteteve evropiane, nuk është kurrfarë befasie por, kur Amerika rreshtohet në anën e tyre në të cilën shqiptarët i kanë varë shpresat kryesore, tani na doli si befasi.

Përderisa Britania e Madhe është për hapjen e urës( ani pse për hir të “unitetit” nuk u deklarua publikisht) ndërsa, befasia me e madhe është Gjermania e cila, nga frika e sulmit nga Rusia, në një menyrë “iu nënshtrue" Serbisë me nënshkrimin e marrëveshjes rreth litiumit, duke tentua t’i amortizojë marrëdhëniet me Rusinë përmes aleatit të saj historik dhe aktual Serbisë që, neve si Dardani në këto momentin po na sjell dëme të mëdha.

Përsëri rreth shërbimit inteligjent francez DGSE. Ky shërbim, ka qenë hija e Hashim Thaçit në të gjitha etapat që nga Konferenca e Rambujes, bisedimeve me ekipet ndërmjetësuese ku Kosova (Dardania) përfaqësohej nga Edita -fusnota dhe Borko nga ana e Serbisë me mbikqyrjën e znj. Mogherini. Pa u lëshua në epilogun kësaj maskarade, rezultati është ky kur edhe pas 25 vite çështja e veriut ka mbetur çështje e “pa zgjedhur” edhe pas tentimeve të pushtetit aktual që sovraniteti të shtrijë në tërë territorin me shuarjen e grupeve terroriste- kriminale, shërbimeve ilegale serbe në veri duke i inkorporuar ato në shërbimet legale të Republikës së Dardanisë dhe njëherit pakica serbe të inkuadrohet në organet shtetërore e demokratike më parë duke e pranuar Kosovën(Dardaninë) si shtet të tyre sepse, përmes shërbimeve ilegale të cilat ushtroheshin nga ana e Serbisë posaçërisht ato financiare duke i përfshirë edhe pagesat e ndryshme për nevojat e pakicës serbe, përdoreshin për financimin e grupeve terroriste, propagandave përmes disa mjeteve të informimit përfshirë edhe siç thuhet, disa edhe në gjuhën shqipe.

Është e rëndë kur të njëjtën gjuhë e përdorin shtetet e QUINT-it, Serbia dhe opozita anti dardane se, Kurti, krejt këtë po e bënë për vota ose popullizëm. Po pse atëhere nuk po tentoni ta bindni bile elektoratin tuaj që mos ta votojnë Albinin me këto arsye “bindëse” dhe kështu të vini në pushtet dhe me fat iu qoftë.

Nuk mund ta kuptoj qëndrimin e shteteve të QUINT-it të rreshtohen në anën e Serbisë bile, le që askush nga ata nuk tentojë t’i bind serbet e veriut që të inkuadrohen në institucionet shtetërore e demokratike, të cilët duhet ta pranojnë Kosovën (Dardaninë ) si shtet të tyrin dhe se, ligjet dhe Kushtetuta e duhet të respektohet njëjtë për të gjithë. Një gjë është e sigurt së, serbet e veriut janë të rrezikuar nga Serbia e jo nga Albin Kurti siq deklaron Vuçiq.

Se, shtetet e QUNT-it dhe BE-ja asnjëhere nuk qenë në gjendje t’i kundërvihen Serbisë me masa të njëjta edhe pse pa të drejtë sikur Dardanisë por, e përkëdhelin ani pse ajo i kundërshton edhe tallët me ta.

Zotëri, serbet e veriut ua rrafën forcat e KFOR-it, disa edhe humben gjumtyrët e tyre, ndërsa ju, jo vetëm që heshtet por në bashkëpunim me ta edhe po i udhëzoni që të marrin veprime të jashtëligjshme në kundërshtim me aktet normative shtetërore duke i toleruar jo vetëm sabotimi e tyre por edhe kundërshtimin e të gjitha masave për luftimin e krimit, korrupsionit dhe të gjitha veprimeve ilegale të cilët pa kurrfarë pengesave i ushtruan që 20 vite.

Nuk po e kuptoj se edhe pas disa vendimeve për hapjen e urës e cila, thjeshtë nënkupton ndarjen e veriut, që ura të hapet pas konstatimit të ekspertëve rreth testimit tekni, dhe pastaj të hapet edhe edhe për qarkullim edhe të automjeteve, ndërsa, si metodë shantazhi e presioni, BE-ja ia bashkëngjiti edhe shtesën, “ura duhet të hapët në kuadër të dialogut”. Që i bie se, po të duhej të lëshohej ndonjë qezme e ujit në veri, duhet të arrihet në kuadër të dialogut.

Kjo, është strategji e Vuçiqit për kohëzgjatje për të arritur përfitime sa me të mëdha me qellim që pa tjetër të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Dardanisë duke mos lejuar shtrirjen e sovranitetit deri tek ndarja faktike e veriut përmes formave të organizimit të pakicës serbe ekstra jashtë organizmave shtetëror siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, çështje ekskluzive e brendshme por që me vonë e inkorporuan në marrëveshje ndërkombëtare po nga ata që edhe e ndihmuan ndarjen e veriut sipas tyre.

Pranimi i pasaportave të lëshuara nga organet paralele serbe që figurojnë si emra të qyteteve të Serbisë, është cenim i sovranitetit të bekuar nga BE-ja, që na qon të mosbesimin dhe shqetësimi së ndarja siç e ceka edhe në ketë tekst, qëndron diku në sirtarët kancelarive evropiane.

Udhëheqja dardane absolutisht pas gjithë këtyre akrobacioneve të dëmshme politike evropiane anti shqiptare me konotacione puro raciste, absolutisht duhet ta refuzoj themelimin e çfarëdo asociacioni pasi një asociacion i tillë ekziston në kuadër të shtetit unik e jo të ndarë.

Përfaqësuesit e ish pushtetit që edhe lobuan në Uashington kundër interesave të shtetit, që ishin edhe protogonist të ndarjes së veriut, si gjithmonë, duke e vjedhur, pasuruar dhe duke falur territore në njërën anë e në anën tjetër gjithnjë me Amerikës dhe bashkësisë ndërkombëtare në gojë, të shantazhuar nga Serbia e disa edhe nga Radoiçiqi, janë me të zëshmit rreth “koordinimit“ lidhur me desovranizimin e Republikës së Dardanisë”.

Sepse, e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet, është sjellja vasaliste, nënshtruese e poshtëruese vetëm për hir të interesave të tyre karrieristo-kapitale.

Këta të cilët “luftuan“ për çlirimin e vendit, e humbën “moralin" e luftës çlirimtare për pasuri e karrierë. Opozita e pa moralshme në të gjitha aspektet, është në gjendje të pranojë çdo kërkesë siç iu patën referuar Richard Grenelit icili organizoj puç për rrëzimin e Kurtit, tani iu kanë vërsulur ambasadorit Hovenier, i cili, kundër normave dhe principeve demokratike amerikane, po do t’i anashkalojë institucionet legjitime demokratike bile, edhe duke punuar në ndarjen dhe përçarjen e tyre i cili, sa po duket, largqoftë edhe do të ketë sukses. Populli shqiptar ka respekt për Amerikën por jo edhe për “përfaqësues” që e injorojnë sakrificën, vullnetin dhe gatishmerinë për një shtet të lirë e pa tutor sepse, atë e kemi pasur 500 vjet nën Turqi e 150 vjet nën Serbi.

Departamenti i Shtetit Amerikan me në krye Sekretarin Antoni Blinken i cili edhe është përgjëgjës për politikën e jashtme amerikane, përmes njerëzve të tij është duke punuar në kundërshtim me qëndrimet e Kongresit Amerikan karshi aleatëve në aspektin e strategjisë gjeopolitike.

BE- ja përmes zëdhënësit të tyre, përditë del me lajmërime të reja kundër Repulikës së Dardanisë duke mos ia hequr sanksionet ekonomike e duke u rreshtuar në anën e agresosorit dhe shtetit gjenocidal klero-fashist, Serbisë, duke e injoruar luftën për liri dhe pavarësi, gjakun e derdhur dhe jetët e humbura sikur mos të kishte ndodhur asgjë sepse ranë pre e gënjeshtrave të Vuçiqi si “njeri i cili po angazhohet për paqe”.

Serbia, edhe sot e kësaj dite nuk i kthen të mbeturat mortore nëpër varrezat e tyre masive, veprime hitleriane, përderisa Evropa ende sillet sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Populli shqiptar i Dardanisë është i vendosur se asnjë fuqi botërore nuk mund ta ndalë që veriun ta mbajë pjesë të pa ndarë, pa marrë parasysh prezencën e KFOR-it i cili, për detyrë e ka, mbrojtjen e kufijve nëse dëshiron nga Serbia. Nëse i keni lejuar terroristet serb t’u rrahin e masakrojnë e t’i lejoni ta shpëtojnë kokën pas sulmit në Banjë, ne, nuk iu kërcënohemi por, nëse e do nevoja e sipas sjelljeve momentale të shteteve të QUNT-it, do të duhet, Mitrovica do të stërmbushet me shqiptarë jo vetëm nga Dardania, por edhe nga e gjithë bota, sepse, ata njerëz nuk e kanë lëshuar vendin nga dëshira, por nga dhuna e terrori serb, prandaj, malli dhe gatishmëria për t’u sakrifikuar për atdheun, kurrë nuk ka munguar.

Mos luani me ndjenjat e njerzëve me plagë ende të pa shëruar nga gjenocidi serb.

Pyetja e ime publike është, a jeni në anën e agresorit apo të viktimës, ndërsa, ambasadorit Hovenier për juve, a jeni në anën e Kosovës (Dardanisë) apo, në anën e arushës(Serbisë). Zgjedhja është e juaja, por, mos po vini në kundërshtim me amanetin, parimet dhe premtimet e Presidenti të 28-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ëoodroë Wilson ndaj shqiptarëve, të cilave iu kanë përmbajtur edhe shume president të deritanishëm.

Dhe për fund, udhëheqjes dardane: Qendroni të bashkuar, për ndryshe, do ta humbni besimin të cilin populli ua ka dhënë, kur janë ne pyetje interesat kapitale kombëtare e shtetërore.

Veriu është i Kosovës( Dardanisë) dhe askush nga ju nuk e ka mandatin veproj ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat