Donika Gërvalla, më e sulmuara nga opozita me qëllim të përçarjes të VV-GUXO

Opinione

Donika Gërvalla, më e sulmuara nga opozita me qëllim të përçarjes të VV-GUXO

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 gusht 2024 Në ora: 12:20
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjithnjë ka qenë cak i opozitës, pa të drejtë, ishte kritikuar deri në masën e kërkesave për shkarkim. Mirëpo, sa herë që ka pasur rastin të përfaqësonte Kosovën ajo ka shkëlqyer. Vlen të përmendet këtu në Londër në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt. Pikërisht në atë konferencë prezenca e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç u shpërfytyrua nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla. Me të vërtetat e njohura, pak të thëna në sy të botës, Daçiqi si kurrë më parë mori goditjen që meritonte; rikujtimi i masakrave dhe dhunës seksuale ndaj vajzave të Kosovës. Mbi 20 mijë vajza të përdhunuara, qindra e mijëra të tjera të vrara është fytyra e vërtetë e Serbisë.

Ndonëse koha kalendarike ka ndryshuar që nga viti 1999, mendësia e Serbisë dhe Daçiçit ka mbetur e njëjtë, identike me projektin serb për Kosovën pa shqiptarë. Ata që kërkojnë vazhdimisht dorëheqjen e saj janë po të njëjtit që janë fotografuar me Daçiçin. Të njëjtit, konkretisht servilët e Hashimit, si rasti i anëtarit të kryesisë së PDK, Betim Gjoshi disa herë ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ose shkarkimin e saj, të jap dorëheqje ose të shkarkohet. “Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën, urgjentisht të jap dorëheqje ose urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, shkruante Gjoshi.

Krejt këto akuza në drejtim të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës kanë ardhur lidhur me një deklaratë që e njëjta e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale. Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Gërvalla ua bëri me dije kundërshtarëve të saj se asnjëherë nuk do të pushon së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike. Pra, i gjithë sulmi ndaj ministres Gërvalla është për suksesin e saj, dhe nga fakti se vjen nga partia e Vjosës, e cila i mundësoi kastës së vjetër të mbetët në opozitë. Është edhe formulë e vjetër politike të sulmohet kundërshtari pikërisht aty ku është suksesi, por këtë radhë nuk ka funksionuar. Dëshira për përçarje të koalicionit kanë dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat