Në zgjedhjet e reja, kandidatët e të njëjtës parti do të "vjedhin" njëri-tjetrin

Opinione

Në zgjedhjet e reja, kandidatët e të njëjtës parti do të "vjedhin" njëri-tjetrin

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 shtator 2024 Në ora: 20:28
Faton Mehmeti

Zgjedhjet nacionale pritët të mbahen me 9 shkurt të vitit të ardhshëm me disa ndryshime në ligjin për zgjedhjet.

Si asnjëherë më parë qysh nga shtatori pritët të dihen edhe emrat e kandidatëve për deputetë, si dhe numri i atyre që mund të votohen është deri në dhjetë kandidatë.

Kështu që, gara brenda kandidatëve brenda partisë do të jetë e ashpër ashtu si me kandidatët e partive tjera. Edhe mundësia e manipulimeve brenda partive mund të jetë e madhe, me çka këto zgjedhje pritët të prodhojnë edhe ankesa të shumta.

Nga tani e tutje vetëm sa do të nis lobimi i kandidatëve për deputetë, të cilën nuk e shohin si punë me përgjegjësi, por si formë e avansimit të pasurisë dhe familjës së pasur.

Prandaj, shoqëria duhet të di kë të zgjedh e kujt t'i jap besimin për përfaqësim. Mendoj se kandidatët që nuk duhet votuar janë ata që janë ojesë e kuvebsit dhe nuk kanë treguar rezultate, si dhe ata që janë servilë të kryetarit të partisë.

Duhet votuar njerëz që kanë interesin qytetar si prioritet, pastaj të tjerat.Realisht ka pak kandidatë serioz dhe që meritojnë votën, zakonisht fitojnë votën ata që kanë para dhe që indirekt korruptojnë votuesit, dike me ndonjë drekë apo mbushje telefoni.

Edhe sipas ligjit për të drejtat dhe përgjëgjësit e deputetit:Deputeti është përfaqësues i qytetarëve dhe gjatë mandatit të tij i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes së tij. Kjo është e mjaftueshme që deputetët kurrë mos të votojnë apo edhe veprojnë diçka që nuk është në interes të qytetarëve.

Kandidatë do të ketë shumë, cilësi pak e vështirë të gjinden  dhjetë që meritojnë votën, aq sa lejohet me ndryshimet e reja në ligjin për zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat