Nga ekstremistët serbë bllokohen disa pika kufitare, Vuçiq po kërkon luftë haptas

Opinione

Nga ekstremistët serbë bllokohen disa pika kufitare, Vuçiq po kërkon luftë haptas

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 7 shtator 2024 Në ora: 09:59
Aleksandar Vuçiq

Grupe ekstremiste dhe luftënxitëse serbe të organizuar nga shoqatat e radikalizmit serb nga Beogradi, Novisadi, Nishi, Banjalluka dhe shumë vende tjera të Serbisë, Bosnjes dhe Malit të Zi, që kanë prirje dhe urrejtje gjenetike kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, të derigjuar nga kryekrimineli Aleksandër Vuçiq, bllokojnë pikat kufitare brenda teritorit të tyre, që e lidhin Kosovën, me pikat kufitare Jarinjë, Bërnjakë dhe atë me Malin e Zi, në Kullë.

Ministria e Jashtme dhe e brendshme e Kosovës, i paralajmëron qytetarët e vet, në veçanti ata shqiptarë, që mos të bien pre e këtyre provokimeve të ekstremistave dhe krimineleve serb, që t’i shmangen udhtimeve nëpër këto pika kufitare, sepse mund të bëhët pengimi i udhëtimeve të tilla dhe nuk mungojnë edhe malltertime të mundshme, por për fat të keq disa prej tyre nuk u merr kryet vesh shqip, duke rënë në provokime të tilla.

Asnjë çështje nuk është zgjidhur dhe nuk do të zgjidhet askund në botë me dhunë, sepse dhuna është detyrim i pavullnetshëm dhe i pa arsyeshëm i njeriut, e cila sa do që vepron me gjuhën e forcës, nuk afron zgjidhje të çëndrueshme dhe efektive në mes palëve kundërshtuese.

Kemi shembuj e ngjarje të ndryshme në botë, ku dhuna dominon dhe prek pamëshirshëm vendet dhe njerëzit e saj, duke konsideruar edhe vendin tonë, një ndër vendet më të prekura në rajon, por ekziston diçka më e rëndësishme dhe më e fuqishme që mund ta mbrojë të ardhmën e çdo gjendjeje ekstreme, ajo është paqja, harmonia dhe bashkëjetesa ndërnjerëzore.

Sikur dikush e ka ditur dhe e ka planifikuar më herët të ardhmën dhe pengesat për ndërtimin dhe sendertimin e Kosovës së pasluftës, por nuk e ka përcaktuar fatin e saj të vërtetë, sepse ky vend e ka zotin e vet, që e udhëheq e menagjon dhe përkujdeset për trashëgiminë e vet të pa tjetërsueshme.

Në Kosovën e pasluftës, apo në Kosovën e lirë, bëhën përpjekje të vazhdueshme të fshehura dhe të hapura të faktorit serb dhe politikës së tij hegjemoniste, për ti penguar proceset e demokracisë në këtë vend, mirëpo Kosova e ka rrugën e saj të qartë, e cila nuk do të ndalët, sepse është e drejta e vet sublime, për të mbrojtur tokat e veta, dhe për të vendosë për fatin dhe jetën e vet njerëzore.

Nga vetë fakti politika e Beogradit është bërë detyrë, sëcilës nuk mund t’ia kthejmë shpinën aq lehtë dhe të mos merrëmi më të, por për këtë është e nevojshme ballafaqimi më tërë vuajtjet dhe durimin, që të mbajmë në minimum dobësitë dhe turpin e saj, që po tregon para botës së civilizuar dhe demokratike.

Në fakt politikat e Beogradit, po i nxisin shërbëtorët e tyre serb në veriun e Mitrovicës, bashkë me disa kriminel të Serbisë dhe viseve tjera serbe, duke bllokuar disa pika kufitare brenda në teritorin e Serbisë, që lidhen me Kosovën, të cilët nuk e kanë të qartë se, asnjë situatë nuk mund të përsëritet lehtë dhe çdo situatë e pret një përgjigje tjetër, që nuk është e dobishme për asnjerën palë, por më mirë do të ishte që ta shfrytëzojmë mundësinë ti kuptojmë vlerat e jetës më mirë dhe pa i cënuar të drejtat e tjetrit.

Bllokimi i Urës mbi lumin Ibër, për kalimin e qytetarëve me mjete motorike, paraqet një simbolikë të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër jugore e vendit, dhe ky lloj provokimi po shfrytëzohet me mjeshtri nga siSerbia, e cila nuk do rezulutë as fjalë boshe për një marrëveshje në Bruksel, sepse do të ishte çështje e brendshme e shtetit të Kosovës, të cilën edhe BE-ja, së bashku me SHBA-të, po e proklamojnë si obligim të tillë.

Dhe, duke ditur se një simbolikë e tillë paraqet «hapur» ndarjen ndëretnike në mes shqiptarëve dhe serbëve, që do të ishte një plan i gabuar, thëmelet e të cilit i ka në Mitrovicë, ndërsa planin dhe projektin e ka të hartuar në Beograd, së bashku me aleatët e Serbisë, të cilat sot po e armatosin këtë vend me armë dhe aeroplan modern luftarak.

Është e kuptueshme se reflektimet dhe reagimet nga ana e popullatës shqiptare janë ndjenja të cilat marrin jehonë gjithëpërfshirëse të pakënaqësisë, por janë të pa kuptueshme reagimet e përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve, kur thuhet se ky projekt dhe të tjerat nuk janë simbole ndarëse, por kërkohet kohë, përmes të cilave realizohet qëllimi i bashkimit dhe harmonizimi në mes këtyre popujve.

Qytetarët e Kosovës, kujna duhet ti besojnë, qeveritarëve të vet, që thojnë se ky projekt nuk është i yni, apo duhet besuar Beogradit, i cili pas këtij projekti mund të projektojë edhe ndonjë një kurthë tjetër për Kosovën, apo duhet besuar përfaqësuesve të BE-së, dhe SHBA-ve, të cilët e arsytojnë projektin e shkallëve, duke e bërë Kosovën, si një arenë të një vendi eksperimentesh, që nuk tregojnë mënyrën e një bashkëjetese normale e harmonike në mes këtyre dy popujve, apo në anën tjetër po luhet një lojë e pistë me këtë popull, i cili nuk e ka të qartë se çka po veprohet fshehurazi pas shpinde.

Kjo do të ishte si një ëndërr, të cilën nuk e beson populli i Kosovës, duke ditur se, shumë shpesh ishte i mashtruar nga këto ëndërra, të cilat vetë BE-ja, na ka zhgënjyer më herët, duke i konsideruar shqiptarët si barrë të rajonit, por duke i respektuar dhe mbështetur nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan në çaste të vështira, nuk do të na lënë në rrugë edhe kësaj here deri në fund.

Me keqardhje, opozita aktuale është akoma në koma, apo e përgjumur, të cilën situatë po e shfrytëzon mjaftë mirë politika e Beogradit, por eksperienca, të cilën po e përjeton popullata kosovare edhe pse nuk e ka të lehtë për t’a tejkaluar këtë situatë, mund të zbulohen shumë karaktere njerëzore, të cilat ka mundësi t’a ndihmojnë vetëm armikun tonë.

Shteti i Kosovës, nuk duhet të jetë faktor dhune dhe destabilizimi në rajon dhe gjetiu, apo një vend që duhet ti kthejë sytë edhe njëherë bota dhe të vëhët në shënjestër të saj, sepse ndaj një politke të tillë është investuar mjaftë shumë në gjitha aspektet, si me gjakun që kanë derdhur shqiptarët për liri dhe demokraci, poashtu edhe fuqia e madhe e NATO-s, me investimet e veta miliardëshe.

Përgjegjësia me e madhe përveq shtetit të Serbisë, i takon edhe BE-së, e cila duhet ta kuptojë rrolin e vet ndërkombëtar, që mos të pjellin dhe përsëriten konflikte të reja në këtë rajon që mund të shkakëtojnë edhe konflikte tjera të rrezikshme, jo vetëm në mes Kosovës dhe Serbisë, por është e mundur, që ato të përshkallëzohen, para se të parandalohen më herët.

Dhe ajo që është shumë e ndieshme, Serbia dhe regjimi i saj, ishte shteti që shkakëtoj disa luftëra në Ballkanin përëndimor pas Luftës së Dytë botërore, duke shkakëtuar gjenocide dhe gjakderdhje të mëdha ndajë popujve të pafajshëm, e një ndër këto vende që pësoi shumë keq, ishte edhe Kosova. Prandaj, BE-ja, duhet të jetë më shumë e kujdesshme në politikbërje me Serbinë, duke e përafruar jo vetëm me përgëdhelje, por duke e avansuar atë edhe në strategjitë e saj fashizoide, e cila ndonjëherë përgëdhelet pa nevojë, për faktin se, fare pak e ka ndryshuar kursin e saj nga e kaluara, jo vetëm me Kosovën, por edhe me rajonin.

Çka do të thotë kjo sot në këtë shekull dhe në këtë kohë, që të mbyllen pikat kufitare në mes popujve dhe shteteve të lira dhe demokratike, ku shkëmbehen lëvizjet dhe përspektiva e qytetarëve të lirë, që synojnë lëvizjen e lirë dhe marrëdhëniet në një horizont normal, ku ndoshta mund të harrohet e kaluara e hidhur dhe tragjike, por sikur në këto situata që defilojnë brenda kornizave të ngushta, meqë përvidhet një optimizëm grotesk, nuk ka dyshim se bashkojnë fatkeqësinë që mund kanoset në mes të dy popujve, të cilën BE, nuk po e merr si serioze dhe parasysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat