11 shtatori nuk mund të harrohet, jo vetëm nga populli amerikan po edhe ai shqiptar

Opinione

11 shtatori nuk mund të harrohet, jo vetëm nga populli amerikan po edhe ai shqiptar

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 12 shtator 2024 Në ora: 06:06
11 shatatori, sulmi në Amerikë

Një përpjekje i një terrorizmi të pa parë për të bërë një tragjedi kundër njerëzore, sikur që ndodhi me 11 shtator 2001 në Njujork, të SHBA-ve, do të ishte vetëm pjellë e një imagjinate të sëmurë, duke mos kursyer asnjë të mirë njerëzore dhe as materiale, që kishte për qëllim për të shkatërruar dhe asgjesuar një botë pa mëshirë.

Sëcili njeri që ëndërron dhe krijon kushte të mirëqenjës si dhe standart të jetës për të jetuar sa më mirë në kushte normale, nën shijen e lirisë dhe demokracisë njerëzore, dikush nuk e dëshiron këtë, por qëllon që e ka shpirtin e djallit dhe imagjinatën e sëmuarë, duke e prishë qetësinë dhe shijen e qenjës njerëzore.

Po të nisemi nga parimet njerëzore, është e qartë se gjithë bota demokratike dhe prosperuese nuk do e lakmonte një idelogji të tillë dhe nuk do vepronte në këtë mënyrë terroriste, që të degradohen vlerat njerëzore dhe vetë njeriu si qenje njerëzore.

Në botë për fat të keq një mori e njerëzve vuajnë nga një lloj kompleksi inferior, apo ndonjë kompleks tjetër ideologjik si trashëgimi fetare e racore, mirëpo terrorizmi si ç’pikje apo model i shkatërrimit dhe asgjësimit njerëzor, është një ndër veprimët më të shëmtuara dhe më të ulëta të njeriut.

Terrorizmi është shkakëtar i destabilizimit dhe çetësisë njerëzore, që sjell frikë dhe shqetësim kudo në botën njerëzore dhe kurrë nuk mund të quhet vepër humane, kur e tëra është e menduar dhe planifikuar si shkatërruese.

Nuk mund të thëmi se terrorizmi sot është zvogëluar në një masë, duke marrë parasysh angazhimet e mëdha të fuqive botërore, si dhe të SHBA-ve , të cilat janë angazhuar më të madhe për zbutjen e këtij fenomeni ekstremist edhe mbas këtij akti terrorist të Al- kaides, në krye me kryeterroristin Bin Lladen, që shembën kullat binjake në Nju Jork, me ç’rast e humbën jetën më se 3000 njerëz të pafajshëm.

Terrorizmi nuk filloi së pari te Kullat Binjake në Njujork, të cilën ngjarje Amerika e përkujton me dhimbje të madhe, por terrorizmi islamik fillon edhe më herët se mendojmë, duke shkakëtuar viktima dhe dëme materiale në shumë vende të botës, por në këtë rast, në Manhatan të Njujorkut ishte diçka e çëllimshme, tronditëse dhe mirë e planifikuar.

Tragjedia e 11 shtatorit në Njujork të Amerikës, ishte një plan i fuqishëm terrorist dhe i planifikuar në mënyrë profesionale, që kishte për qëllim të nxisë konfliktin antiamerikan dhe të fusë frikë te populli i saj, por edhe të thëlloj kriza të tjera dhe të papritura në botë, si një aspiratë dhe projekt të cilën e dëshiruan terroristët islamik të Al-kaidës, për qëllime të tyre të caktuara.

Një logjikë e tillë dhe dorë shkatrrimtare dhe me mendje të krisur terroriste, do e shtojë peshën e dhëmbjes, jo vetëm te populli amerikan, por edhe te kombi shqiptarë, i cili në këtë ditë tragjike hyri në historinë e popullit amerikan, me tre emra shqiptarë, sikur që ishin edhe Mon Gjonbalaj, Simon Dedëvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët do të kujtohen si dëshmi e gjallë, se edhe populli shqiptarë gjindet kudo së bashku me popullin amerikan, në momentet e mira dhe të vështira të jetës.

Amerika si një vend i avansuar demokratik në botë, në shtetin e vet mbanë miliona njerëz të huaj nga gjitha vendet e botës, pa dallime racore e fetare, të cilëve u afroi kushte të punës dhe jetës normale, por për fat të keq, shumica e terroristave kanë rrjedhë nga këta popuj, që Amerika i mbajti dhe i ushqeu me bukë, duke i përbuzur të mirat dhe ndihmën e saj, dhe nuk munguan tentativat e shumta në organizimin e atentateve kundër ushtrisë dhe shtetit amerikan.

Sulmi kundër objektivave amerikane ishte predentim i forcave të Bin Lladenit dhe tërë Al-kaides terroriste, që ta gjunjëzojnë Amerikën dhe popullin e saj, por një gjë e tillë ishte vetëm një dështim i terroristëve të tillë dhe kundërshtarëve amerikan.

Lufta kundërt terrorizmit nuk do të përfundoj kurrë dhe e cila nuk ka arsye të ndalet, sepse është e vetmja strategji që ta shpëtojë njerëzimin e pafajshëm nga dilemat dhe planet e terrorizmit në botë, si dhe duke zbuluar fytyrat dhe rrolin e tyre.

Një angazhim dhe përkushtim i shtetëve demokratike në botë si dhe SHBA-të, që janë një faktor kyq dhe i fuqishëm, do vazhdojnë dhe nuk do ndalen në luftën antiterroriste, sepse organizatat e tilla radikale islamiste do paraqesin, jo vetëm një vorbull trazirash në një vend demokratik, por dhe një rrezik të madh për tërë botën e qytetëruar dhe për vetë islamin e pafajshëm.

Kujtimet e kësaj tragjedie në Nju Jork, nuk do shmangen lehtë, duke i përkujtuar viktimat e pafajshme me mallin e pashuar, që shpeshherë e rrisin dhimbjen duke kaluar nëpër këta përvjetor dhe tani në këto ditë kujtimi të viktimave të shtatorit, metropoli i botës Nju Jorku, mbanë mbi shpatullat e veta dhëmbjen dhe kujtimin e të dashurve të vet, mbanë peshën e dinjitetit kombëtar, mbanë dhe gjithë popullin amerikan dhe botën e qytetëruar.

Duke kujtuar këtë ditë tragjike edhe populli shqiptarë i bashkohet dhimbjeve dhe ngushëllimëve të popullit amerikan. Duke mbetë gjithëherë miqë të përhershëm me popullin amerikan dhe SHBA-të, në kohëra të mira dhe të vështira, si dhe në çdo rrethanë të jetës, sikur këtë mendim dhe këtë filozofi e ka lënë në arkivin e përjetësisë edhe dr.Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat