Diaspora ‘shuplakë’ PDK-së, nuk e votojnë partinë që i ka bërë dëme Kosovës

Opinione

Diaspora ‘shuplakë’ PDK-së, nuk e votojnë partinë që i ka bërë dëme Kosovës

Nga: Faton Mehmeti Më: 6 mars 2025 Në ora: 18:30
Faton Mehmeti

Pavarësisht takimeve të shumta në diasporë, me një kryesi në kuadër deperatamentit të veçantë të tyre për diasorën, PDK nuk arriti të merrte votën e shqiptarëve të Kosovës jashtë vendlindjes.

Nga afër 60 mijë vota me postë nga diaspora, PDK arriti të merrte vetëm 5878 apo 9.48%.

Janë disa arsye pse diaspora nuk e mbështet PDK, me rezultatin si treguesin kryesor të saj.

Së pari PDK gjatë qeverisjes së saj duke qenë për 20 vjet pjesë e shkatërrimit të shtetit, ka lënduar ndjenjat e mërgimtarëve, të cilat kanë pritur që ata që thirreshin në emër të luftës s’do e vidhnin vendin e tyre.

Së dyti, mbi 200 mijë mërgimtarë që lëshuan Kosovën pas lufte, fajin kryesor e ka PDK që ua vrau ëndrrat se në Kosovë mund të jetohet me dinjitet.

Së treti, mërgimtarët jetojnë dhe veprojnë në shtete ku shteti nuk vjedh, është i barabartë me të gjithë dhe ku drejtësia nuk është e kapur, gjëra të kundërta kanë ndodhur në Kosovë të instaluara po nga PDK. E si mundet një mërgimtar të voton për PDK, me të gjitha këto të vërteta të cekura më lart.

Vota e mërgatës është më realja, më e vërteta nga të gjitha, është votë pa presion, e njerëzve që votën nuk e kanë të lidhur me punën. Nuk janë të detyruar për të votuar për shkak të ruajtjes së vendit të punës, as vota të pazareve.

Diaspora i dha "shuplakë" PDK për të gjitha ato çfarë ka bërë në të kalurën dhe për faktin se ende nuk është këndellur dhe as reformuar. Mbase, "shuplakat" e diasporës do këndellin partinë opozitare mbi të cilat rëndojnë shumë mëkate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat