Fondi është investuar në pothuajse 9,000 kompani të shpërndara në mbarë botën, por vlera e fondit luhatet vazhdimisht në përputhje me lëvizjet e tregut. Nëse tregu bie, do ulet edhe vlera e fondit. E kemi thënë disa herë se duhet të jemi të përgatitur për këtë situatë!
– 20,000 miliardë është një shifër vërtetë vështirë për t’u kuptuar nga njerëzit e thjeshtë.
Si është atëherë të menaxhosh asete kaq të mëdha?
Ne jemi shumë me fat në Norvegji që kemi kaq shumë para në dorë, ndërsa ne që punojmë në Fondin e Naftës ndjejmë një përgjegjësi të madhe për t'i menaxhuar këto para në mënyrën më të mirë.
Por çfarë duhet të ndodhë për të marrë efektin e kundërt ky menaxhim?
Shefi i Komunikimeve në Fondin Norvegjez të Naftës, Line Aaltvedt, thotë se ata kryejnë teste stresi dhe rishikojnë skenarët e rrezikut çdo vit.
-Këto teste tregojnë se në rastin më të keq, fondi mund të bjerë 40 për qind në vlerë nëse ndodh një skenar i tillë. Prandaj një rënie prej 40 përqind është shumë larg të keqes, edhe pse mbi 500 miliardë korona duhet thënë se nuk janë pak!
Në krahasim me këtë qeveria jonë, dje ra dakord të rrisë mbështetjen për Ukrainën me 50 miliardë NOK në 2025.
L. Aaltvedt thotë gjithashtu se fondi natyrisht që ka të njëjtat luhatje sikurse vetë tregu i aksioneve.
Të dhënat e Fondit të Naftës pothuajse i kanë verbuar norvegjezët në vitet e fundit, sepse në dhjetor të 2024, ky fond siç quhet, Fondi i Pensioneve të Qeverisë Globale, arriti si të thuash, kulmin, mbi 20,000 miliardë në vlerë, por tani duket se po bie sërish, ndërsa gjatë dy-tre ditëve të fundit, vlera e fondit është ulur me mbi 600 miliardë korona dhe rënia vazhdon….)
Kjo ndodh në të njëjtën kohë kur bota është shqetësuar nga një Trump i zemëruar në Shtetet e Bashkuara, i cili ka nisur një luftë tregtare me pothuajse çdo vend që mund të shohë.
Profesori i asociuar në NHH, Jørild Mæland, thotë se për këtë ramje( humbje) mbetet të falënderohet Trumpi!
– Kur bursa globale bie, fondi i naftës bie. Kjo pasiguri krijohet për shkakun e tarifave të larta të një lufte tregtare në tregjet e aksioneve.