Nëse Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk e themelojnë qeverinë e re të Kosovës, ekziston mundësia të shpërthejnë protesta të fuqishme gjithëpopullore kundër tradhtarëve, hajnave multimilionerë dhe sekserëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, që janë pengesa kryesore për forcimin e shtetit të Kosovë, janë shkaku kryesor i largimit të të rinjve nga Kosova dhe që kjo opozitë për interesa të ngushta është e gatshme t’ia jep Serbisë gjenocidale në ‘pjatë’ veriun e Kosovës së bashku me minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit.
Kosova në asnjë mënyrë nuk e meriton këtë situatë të rëndë paszgjedhore që po manifestohet nëpërmjet stërzgjatjes së krijimit të qeverisë se re pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, të cilat u karakterizuan me një fushatë e egër parazgjedhore. Në këto zgjedhje garonin VV, GUXO dhe Alternativa me synim të vazhdimit të proceseve dhe sukseseve tashmë të arritura gjatë qeverisjes katërvjeçare, dhe partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA fare të pareformuara dhe pa u distancuar nga e kaluara e zezë, të cilat kanë për qëllim rikthimin në pushtet, jo në të mirë të forcimit të shtetit të Kosovës, por qëllimi i tyre kryesor është ta shpëtojnë pasurinë e tyre të fituar me hajni dhe korrupsion si edhe të shpëtojnë nga tradhtitë që deri sot ia kanë shkaktuar Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.
Kemi dy tabore ,i pari tabor është Albin Kurti dhe Qeveria e tij e cila për katër vite qeverisje i arriti suksese, të cilat opozita e sotme gjatë qeverisjes 20 vjeçare as nuk pati dëshirë dhe as nuk filloi asnjë proces dobiprurës për Kosovën.
Taborin e dytë e përbëjnë partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA, të cilat nuk lanë gur pa lëvizur dhe shpenzuan edhe shumë para nga donatorë të dyshimtë, por në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 fitues doli blloku VV, GUXO dhe Alternativa që fitoi më shumë vota se tërë opozita së bashku. Megjithatë votat e fituara Albin Kurtit nuk ia mundësojnë që VV e vetme ta themelojë qeverinë e re, por duhet të mbështetet e të kërkojë ndihmën e minoriteteve joserbe apo të ndonjë partie opozitare.
Kjo tregon se çelësi magjik për t’i ndihmuar Kosovës ndodhet në dorën e votuesve të Kosovës brenda dhe jashtë saj, dhe se votuesit e Kosovës nëse e duan Kosovën shtet të fuqishëm duhet të mendojnë me pjekuri se kujt i duhet dhënë vota dhe se nuk është dashur të manipulohen dhe të mashtrohen nga opozita dashakeqe ndaj Kosovës.
Në këtë vakum dhe mjegullinë paszgjedhore të krijuar në Kosovë, opozita në Kosovë përkundër dashakeqësive të saj që nga lufta e paslufta të manifestuara me tradhtitë, vëllavrasjet e kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, të dëshmuara me hajnitë dhe korrupsionet multimilionëshe, me paturpësi e pafytyrësi shpreson dhe ëndëron që të rikthehet në pushtet.
Një gjë e tillë në Kosovë mund të nxiste revoltë dhe protesta të fuqishme mbarë popullore, sepse popullit të Kosovës tashmë mllefi i ka ardhur në majë të hundës, populli i Kosovës tashmë i din hajnitë dhe korrupsionin multimilionësh, e di se kush e fryni numrin e veteranëve të rrejshm në 60 mijë kur dihet se UÇK nuk kishte më shumë se 15 mijë luftëtarë, e di se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët për mbrojtjen e tyre kanë angazhuar një numër të madh avokatësh me renome dhe të shtrenjtë që buxhetit të Kosovës i kushtojnë miliona euro në vit, dhe se e tërë kjo ka ndikuar në humbjen e shpresës dhe emigrimin e rinisë kosovare në botën e jashtme, në vend që me paratë e veteranëve të rrejshën dhe me paratë e avokatëve në Hagë, të ndërtoheshin fabrika për punësimin e të rinjve në Kosovë.
PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, u ka hy frika në palcë nga Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligj të cilin tashmë kjo opozitë po e dërgon për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës vetëm e vetëm për ta stërzgjatur zbatimin e këtij ligji.
Për ata analistë që shiten se gjoja ia duan të mirën Kosovës duke propozuar një qeveri gjithpërfshirëse, shtrohet pyetja, si mund të ketë sukses një qeveri e tillë eventuale me kryeministër Albin Kurtin kur nga PDK-ja, të marrim si shembull konkret tradhtaren dyfytyrëshe Vlora Çitakun, e cila kur punonte si përkthyese e misioneve të huaja në Kosovë shkruante për përshtypjet e saj “Më ra të fikt”, duke përkujtuar sipas saj një rast në mesin e grave,pleqve dhe fëmijëve të fshehur në një pyll të Kosovës për të mos u sulmuar nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale,k ur Vlora Çitakut nga kjo gjendje e vështirë skenë e vështirë i paska rënë të fiktë, por edhe në këto kushte të vështira gratë kosovare për ta freskuar i paskan bërë një kafe. Po kjo Vëora Çitaku kur ishte ambasadore e Kosovës nuk e pa të arsyeshme që librin e trishtë të autores Luljeta Selimi që shkruan me argumente dhe mbi bazën e rrëfimeve autentike për dhunimet barbare serbe ndaj femrave shqiptare, që këtë libër t’ua shpërndante kolegëve të vet apo edhe ambasadorëve në OKB. Po kjo Vlora Çitaku kur ishte ambasadore e Kosovës në SHBA në bashkëpunim me Hashim Thaçin urdhërdhënësin e saj, dhe në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe Mathev Palmerin-emisarin e SHBA-ve në Ballkan, që është edhe dhëndër i Serbisë, e përgatiti ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë gjenocidale, realizimin e të cilës e pamundësoi Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë. Po kjo Vlora Çitaku aktualisht nënkryetare e PDK-së këtyre ditëve pas tërë këtyre tradhtive nuk nguroi të fliste për guximin, heroizmin dhe fitoren e luftëtarëve të UÇK-së në Betejën e Koshares.
PDK e udhëhequr nga Memli Krasniqi, ndryshe kukulll e Hashim Thaçit jo që nuk bëri asnjë hap për reformimin, distancimin nga e kaluara tradhtare dhe për pastrimin e PDK-së nga eksponentët keqbërës, por nuk bën asnjë veprim pa u konsultuar me Hashim Thaçin që ndodhet në burgun e Hagës apo me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun në Tiranë, agjentë dhe gardianë besnikë të Serbisë gjenocidale.
Albin Kurti-kryeministër i një një qeverie eventuale gjithpërfshirëse, si të bashkëpunojë me Lumir Abdihikun-kryetarin e LDK-së, ku as ky dast nuk ka bërë asnjë reformin apo distancim nga e kaluara tradhtare e LDK-së, e cila tashmë e ka humbur tërësisht frymën e Dr.Ibrahim Rugovës, dhe po ky Lumir Abdixhiku nuk bën asnjë veprim pa lejen e Isa Mustafës-kryetar nderi të partisë, apo pa i konsultuar Edi Ramën dhe Baton Haxhiun.
Familja e Haki Imerit, e veprimtarit të vrarë të LDK-së, më 10 prill 2025 në ËEB faqen e “Bota Sot” publikoi një tekst interesant me të cilin e kritikonte qasjen e gabuar të Lumir Abdixhikut ndaj situatës aktuale politike në Kosovë,duke e akuzuar se fshehurazi e ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë, dhe se para disa viteve natën vonë ka shkuar te Hashim Thaçi për t’i marë leje a të bashkëpunojë me VV-në Albin Kurtit!
Alin Kurti-kryeministër i një qeverie eventuale gjithpërfshirëse,si të bashkëpunojë me Ramush Haradiajn-kryetarin e AAK-së, kur ky i fundit e hodhi lavdinë e luftës për hajninë dhe pasurinë e pasluftës, duke bashkëpunuar me kapobandot serbe të kontrabandës në Veri të Kosovës,duke e mbyllur Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë kur ishte kryeinistër,apo që kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë ë Kosovës, apo vite më parë kur publikonte në ËEB faqen e “Bota Sot” fotografi të darkës luksoze t familjes së tij duke pi edhe verë gjermane që kushton 740 euro një litër. Ndërkohë që RTK e kemi ndjekur një reportazh që tregonte rrëfimin e një nëne nga një fshat i Kosovës e cila deklaronte, ”fëmijët e mi kërkojnë që t’i dërgoj ta shohin Prishtinën,por druaj të shkoj me ta në Prishtinë sepse nëse më kërkojnë tu blej një hakullore dhe unë nuk kam para t’ua plotësoj dëshirën. Në RTK gjithashtu, patëm rastin para disa viteve kur një familje e një ish lubtëtari të UÇK-së ishte srehuar në një fushë te Skenderaj nën një mbulesë plastmasi në stinën e verës dhe shpjegonte për zhegun e madh që po e përjetonte kjo familje.
Albin Kurti-kryeministër i një qeverie eventuale gjithpërfshirëse,si mund të bashkëpunojë me Farmir Limajn-kryetarin e NISMA-s, kur ky i fundit akuzohet për korrupsion për ç’ka në zgjedhjet e para katër viteve nuk e kaloi as pragun.
Këto shembuj duhet të na vetëdijësojnë dhe bindin se me këto parti opozitare është iluzore të presim funksionojë cilado qoftë qeveri e Kosovës në të mirë të Kosovës.