Politikanët sa ‘gishtat e dorës’ duan t’ia hanë ‘kokën’ Kosovës

Opinione

Politikanët sa ‘gishtat e dorës’ duan t’ia hanë ‘kokën’ Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 27 prill 2025 Në ora: 10:25
Rexhep Torte

Partitë politike PDK, LDK, AAK dhe NISMA janë fund e krye me tradhti e hajni kundër Kosovës martire, kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës të fituar me gjakun e sakrificën e mijëra e mijëra viktimave, dhe sot në shekullin e 21 pa fije turpi, pa fije morali e karakteri, përkundër faktit se janë humbëse të zgjedhjeve, janë në gjendje të lidhen edhe me djallin që të rikthehen në pushtet, vetëm për ta shpëtuar pasurinë e vjedhur multi milionëshe dhe për ta shpëtuar veten nga goditja e ligjit për dëmet që ia shkaktuan Kosovës gjatë qeverisjes së tyre 22 vjeçare. Kjo është evërta që nuk e luan as topi, nuk ka të vërtetë tjetër.

Kosova-Dardania jonë e dashur dhe heroike e njomur skaj më skaj me gjakun e shqiptarëve është shteti dhe prona e popullit. Këto parti politike dhe udhëheqësit e tyre, PDK e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Memli Krasniqit, Vlora Çitakut e Bedri Hamzës secili më i dëmshëm se tjetri, nuk kanë të drejtë ta uzurpojë, kanosin dhe rrezikojë Kosovën. LDK e Lumir Abdixhikut, Isa Mustafës, Lutfi Hazirit Doarsa Kica-Xhlilit dhe të tjerë si këta, secili më i dëmshëm se tjetri,nuk kanë të drejtë ta uzurpojnë, kanosin dhe rrezikojnë Kosovën. AAK e Ramush Haradinajt dhe shokët e tij, secili më i dëmshëm se tjetri, nuk kanë të drejtë ta uzurpojnë, kanosin dhe rrezikojnë Kosovën. NISMA e Fatmir Limajt dhe shokët e tij secili më i dëmshën se tjetri, nuk kanë të drejtë ta uzurpojnë ,kanosin dhe rrezikojnë Kosovën.

Etiketimet dhe kërkesat absurde se gjoja, “Vetëvendosja e ka bllokuar Parlamentin,se Vetëvensosja duhet të bëjë kompromis me partitë shqiptare. LVV e ka bllokuar Kuvendin e qeverinë, faktikisht e ka bllokuar Kosovën”, janë vetëm gjepura mashtruese,sepse VV-së i nevojiten vetëm 4 vota dhe këto vota nëse e duan Kosovën mund t’ia japin partitë opozitare pa asfarë kushtesh, mund t’ia jep votat pa kushte edhe Fatmir Limaj i NISMA-s, edhe pse nuk dallon fare nga partitë e tjera opozitare. Por kjo nuk po ndodh sepse qëllimi i PDK, LDK, AAK dhe NISMA është destabilizimi i Kosovës,ose siç po deklarojnë hapur se edhe pse janë humbëse të zgjedhjeve mund ta bëjnë qeverinë duke shpresuar te Lista Serbe, sepse aty e shohin shpëtimin e pasurisë së vjedhur dhe mbulimin e tradhtisë që ia kanë bërë dhe që po ia përgatisin sërish pa pikë turpi Kosovës.

Nuk mund të bëhet kompromis me PDK-në e pa reformuar dhe e pa distancuar fare nga keqqeverisjet anti Kosovë, ku Memli Krasniqi merr direktiva dhe vepron sipas urdhërave që ia jep Hashim Thaçi nga Haga. Nuk mund të ketë kompromis me PDK-në mbi shpinën e të cilës rrëndojnë qindra vrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet, për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë, a me PDK-në mbi të cilën rrëndojnë hajni multi milionëshe!

Nuk mund të bëhet kompomis me LDK-në e Lumir Abdixhikut me mentor Isa Mustafën kryetar nderi, i cli pati bërë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit duke e mos e përfillur faktin e vrasjes së qindra veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së. Me Isa Mustafën i cili si kryeministër dhe në bashkëpunim me Hashim Thaçin në vitet 2013/15 në Bruksel e nënshkruajti marrëveshjen për Asiciacionin serb në Kosovë, që sot Albin Kurtit i ka mbetur si prush në dorë.

Nuk mund të ketë kompromis me AAK-në e Ramush Haradinajt mbi të cilin rrëndojnë afera korruptive milionëshe, bashkëpunim me kopobandat serbe në Veri të Kosovës, i cili kur ishte kryeministër e mbylli Institutin të Krimeve të Luftës në Kosovë, Institut të cilin e rihapi vitin që shkoi Kryeministri Albin Kurti,apo me Ramush Haradinajn i cili ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës!

Nuk mund të ketë kompromis as edhe me NISMA të Fatmir Limajt me shokë,që aspak nuk dallojnë për nga e kaluara korruptive dhe e dëmshme për Kosovën.

Memli Krasniqi,Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në vazhdimësi konsultohen me Serbinë gjenocidale dhe me Edi Ramë tradhtarin, sepse vetëm aty e kanë të hapur derën e shpresës.

Albin Kurti me intelektualitetin,intelektin dhe me veprimet e tij derisot si kryetar i VV-së dhe si kryeministër i Kosovës, tërë udhëheqësit aktivistët, veprimtarët simpatizantët dhe deputetët e PDK-së, LDK-së dha AAK-së dhe Nismas i mban në xhepin e vogël të xhaketës.

Fajin për këtë situatë të nderë me ngërçin dhe bllokimin e konstituimit të Parlamentit të Kosovës e kanë votuesit e Kosovës të cilët u mashtruan nga PDK, LDK dhe AAK dhe nuk ia dhanë VV-së mbi 50 përqind të votave në të mirë të Kosovës.

Loja që po e bën opozita në Kosovë tashmë në gjashtë mbledhje të Parmlamentit të Kosovës i ngjan tentimit për grusht shteti, ku domosdo duhej të aktivizohet Prokuroria e Kosovës, ose nëse këtë nuk e lejojnë sekserët e ngulitur nga ish pushtetet,atëherë duhet të aktivizohet Xhelal Sveçia njejtë siç po vepron ndaj bandave serbe në Veri të Kosovës, duke i arrestuar për sabotim anti Kosovë Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn për të cilët ekzistojnë dosje të majme edhe nga e kaluara e këtyre partive opozitare.

Si opsion i fundit mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme ku votuesit e Kosovës duhet të mendojnë mirë kujt duhet t’ia japin votën, VV-së dhe Albin Kurtit mbrojtësit të integritetit e sovranitetit të Kosovës, apo PDK-së, LDK-së, AAK-së e NISMA-s, tradhtarëve, hajnave dhe shkatërruesve të shtetit të Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat