Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit(APK) e Kosovës ka publikuar ditë më parë raportin për pasuritë që zyrtarët shtetërorë deklarojnë se çka posedojnë.Shtëpi,vetura,banesa,tokë,troje,pushimore,para të gatshme nëpër banka këtu e jashtë vendit,etj,etj.
Me suguri keni mbetur pa fjalë e të habitur për deklarimet maramendëse të pasurisë së zyrtarëve tanë të lartë shtetëror të luajtshme e të paluajtshme,si në nivel qendror dhe lokal.
Për ironi të fatit demokracia na bëri peshqesh disa dyzinë burra që duke shfrytëzuar pushtetin e (pa)merituar me korrupsion e me tendera dhe afera të ndryshme,sheikët shqiptarë notojnë në pasuri të pajustifikueshme që pikon gjak i pastër i qytetarëve të varfër e mjeranë të Kosovës.
Pasuri të tilla marramendëse prej sheikësh ndodhen në disa llogari bankare të niveleve të ndryshme brenda dhe jashtë vëndit ku me llogari të tilla figurojnë burri dhe gruaja, madje me llogari të tilla bankare edhe fëmijët.
Po ashtu pasuria e këtyre politikanëve dhe ish- pushtetarëve dhe zyrtarëve të lartë qëndrojnë në pasuri të shumta e të ndryshme të luajtshme e të paluajtshme si dhjetra pallate,shtëpi në Kosovë e më larg dhe apartamente,vila luksoze në pushimoret këtu e përgjatë bregdetit shqiptar.
Po kështu këta sheikë të tipit alla shqiptarë kanë qindra e mijra hektarë tokë, truall dhe qindra hektarë toka bujqësore, lokale dhe resorte luksoze, parkingje,kazino etj,etj.Dhe vetiu lind pyetja logjike dhe kritike: A munden vallë të bëhen gjithë këto pasuri përrallore vetëm me pagën mujore të shtetit?! Dhe përgjigjja është kurrsesi jo.
Pra, është kjo arsyeja që për pasuritë maramendëse të politikanëve dhe pushtetarëve tanë t'i bëjnë xheloz edhe sheikët e Arabisë Saudite dhe ata të Katarit.
Gjithësesi është e çuditshme dhe befason fakti i pakontestueshëm, se ndonëse politikanë, pushtetarë ish-politikanë, ish -pushtetarë oligarkë e pushtetarë të lartë vazhdojnë të pasurohen, shteti, qeveria dhe gjithë institucionet e tjera përfshirë dhe drejtësinë përballë kësaj situate dhe etje për pasuri, heshtin dhe nuk reagojnë por e pranojnë një situatë duke bërë gjumin e rëndë dimëror.
Megjithatë,shpresa e vetme për momentin mbetet se çfarë do sjellë formimi i Byrosë për Sekuestrimin e Pasurisë së Paligjshme të politikanëve dhe të atyre që janë pasurua brenda natës.
Të presim e të shohim.