Gazetari serb B. Kërstiç, një spiun i porositur i shërbimeve sekrete serbe

Opinione

Gazetari serb B. Kërstiç, një spiun i porositur i shërbimeve sekrete serbe

Nga: Dedë Preqi Më: 1 maj 2025 Në ora: 12:25
Autori Dedë Preqi

Të krijohet përshtypja se kjo gjë ndodh gjithnjë dhe vijon më tutje, po ashtu dhe gjatë procesit historik i kemi pasur këto teori dhe praktika të tilla kontraverse nga Serbia dhe regjimi i saj, e cila për të larguar tiparin e përgjegjësisë, karakterizohet me një lloj tjetër nisme, që është edhe më djallëzore, ku hedhën poshtë dhe mohohen të bëmat e saj kriminale dhe gjenocidiale.

Është më se e qartë se çfarë krimesh ka bërë regjimi serb i Millosheviçit, mbi popullin e pa fajshëm shqiptarë, dhe e njëjta gjë ndodh edhe sot në forma kibernetike dhe të tjera, kur shteti i Serbisë, dhe pasardhësit e këtij regjimi i mbrojnë dhe i mohojnë krimet dhe gjenocidet fashiste serbe, duke i përgënjeshtruar dhe shtrembëruar faktet dhe ngjarjet tragjike ndaj këtij populli.

Pikërisht këtu qëndron edhe deklarata e fundit e gazetarit serb të Kosovës, B. Kërstiç, i cili thotë se, rreshteri policor që u vra nga terroristët serb në aksionin e majit në vitin 2023, në Banjskë të Zveçanit, do të ishte jo e vërtetë, dhe aq më shumë është deklarata e tij hipokrite, kur thotë se një aksion i tillë është vetëm një lloj «shfaqje» nga policia dhe qeveria e Kosovës.

Gazetari Kërstiç, vetë tregon se është një figurë kontraverse e politikës serbe, dhe kurgjë më shumë se një shërbëtor i përbetuar i Vuçiqit, i cili është i trajnuar mirë prej shërbimeve sekrete serbe, të jap deklarata të tilla, apo të njëjta sikur që i jep klani i këtij regjimi të sotëm për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke i quajtur masakrat dhe tragjeditë e kësaj lufte si trillime të shqiptarëve, siç e quajtën edhe Masakrën e Reçakut dhe 400 të tjera.

Ky gazetar serb që nga paraqitja e tij e parë në gjuhën shqipe TV, Klan Kosova, fjalimet e tij janë të dyshimta dhe me tendenca, kinse flet në gjuhën shqipe dhe si gazetar i pa anshëm, qëllimet i ka shumë të tharta, duke i qëndruar besnik predikatorëve të tij, si qasje e një bashkëpunimi dhe pajtimi në mes palëve, por në çdo rresht që fol dhe shkruan sjell një lloj djallëzie, duke futur përçarje në mes shqiptarëve, duke e injoruar edhe qeverinë me kryeministrin Albin Kurti, po ashtu duke u marrë edhe me familjen e tij personale.

Kërstiç dhe të tjerët ndoshta nuk janë fajtor për deklaratat e tilla të këtyre njerëzve të ashtuquajtur «shpiuna» dhe shërbëtor të Beogradit, nëse gazetarit Kërstiç, i jepet hapësirë në televizionet shqiptare, sikur në Klan Kosova, të shprehët me këto propaganda fyese dhe gënjeshtare për policinë për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Deklaratat e tilla të gazetarit kontravers B.Kërstiç, dhe atë në mënyrë të hapur para opinionit tonë dhe atij ndërkombëtar, kundër realitetit në Kosovë, janë tendenca për ta minimizuar krimin dhe gjenocidin serb, që ka shkaktuar regjimi i vjetër serb, të cilën po e vazhdon edhe regjimi i sotëm në krye me Vuçiqin, përmes Listës serbe dhe disa shërbëtorëve sikur edhe ky gazetar, që në vend të proklamimit të paqes ndër njerëzore, e kultivojnë urrejtjen me imazhin historik të kësaj race të sëmuarë patologjike kundër popullit shqiptar.

Për fat të keq, në Kosovë, kemi edhe gazetar shqiptar të këtij lloji kontravers, që flasin hapur dhe pa mëdyshje, siç janë Haxhiu, Buzhala, Mehmeti, Mirena, Këlmendi, Gorani dhe të tjerë, me aktivitetet e tyre të dyshimta dhe që i shërbejnë deklaratave të Kërstiçit, duke e shpërbërë realitetin dhe duke u bërë shërbëtor në favor të propagandave dhe ambicieve të armikut të këtij populli dhe këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat