“Qeveri tranzicionale”, ide e Listës Serbe në koordinim me PDK, LDK e AAK, nën përkujdesjen financiare të oligarkëve vendorë dhe disave në SHBA

Opinione

“Qeveri tranzicionale”, ide e Listës Serbe në koordinim me PDK, LDK e AAK, nën përkujdesjen financiare të oligarkëve vendorë dhe disave në SHBA

Nga: Hafiz Shala Më: 7 maj 2025 Në ora: 09:45
Autori Hafiz Shala

Partitë opozitare të kapura peng nga partia terroriste Lista Serbe, nuk e kanë guximin që të dalin nga lëvozhga e saj poshtëruese, e cila i ka ngulfatur si rrjedhojë e veprimeve të përbashkëta mafioze, kriminalo-biznesore të dyshimta përmes pasurimit të jashtëligjshëm dhe hajnive të përbashkëta në territorin e Dardanisë, ku Serbia dhe organizata Lista Serbe, përmes terroristit Radoiçiq, me të cilin keni bashkëpunuar, janë udhëzuar të mbajnë evidencë, dëshmi, incizime e fakte të tjera përmes të cilave i mbajnë të shantazhuara partitë opozitare me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre ndikuese gjatë proceseve politike.

Partitë opozitare, kur e patën rastin t’ia pamundësojnë kësaj organizate terroriste të regjistrohet në KQZ, nuk e patën guximin t’iu bashkëngjiten përfaqësuesve të VV-së, të cilët me arsye kërkuan që t’i pamundësohet regjistrimi i kësaj partie, e cila punon sipas direktivave të Beogradit, jo vetëm ta mbajë nën kontroll pjesën veriore jashtë ingerencave shtetërore të Republikës së Dardanisë, por edhe ta përgatisë terrenin për aneksimin në momentin e përshtatshëm për Serbinë.

Nuk kam njohuri se çfarë do të ishin kushtet e z. Kurti për një koalicion me LDK-në, por një gjë është e sigurt: kur do të shtrohet çështja e bashkëpunimit me Listën Serbe, kur kjo parti nuk ka votuar kundër regjistrimit të saj në KQZ, a do të ishte e gatshme të heqë dorë dhe thjesht ta injorojë atë?! Nuk jam i sigurt, sepse për të ardhur në pushtet, LDK-së i duhet vota e Listës Serbe, prandaj nuk mendoj se z. Kurti do të hiqte dorë nga veprimi historik, çlirimi i pjesës veriore nga grupet kriminalo-terroriste nën ndikimin e Serbisë, prandaj i dërgoj letër për t’ia dhënë shansin si parti të cilën e krijoi themeluesi i Republikës së Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugova. Ama, asgjë nuk i ka mbetur e përbashkët, që do të thotë: dështim.

Është e pakuptueshme se si Abdixhiku nuk e pranoi kërkesën e Kurtit për koalicion, i cili në një mënyrë ia kthen ftesën me ftesë, se, në shenjë të “unitetit”: eja ti me neve e të bëhemi bashkë. Ku është logjika e kësaj?

“Qeveri tranzicionale” është tentim, siç thotë populli, përmes “ar kapisë” (derë të ngushtë), që të gjithë të hyjnë në një lloj qeverisje pas debaklit të përjetuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur e gjithë opozita së bashku nuk i arriti votat e Vetëvendosjes prej 48 mandatëve dhe Albin Kurtin, njeriun më të votuar në historinë e zgjedhjeve nacionale dardane.

Hipotetikisht, ani pse edhe antikushtetuese, krijimi i një “qeverie tranzicionale” i ngjan sikur të mos ishim shtet, në të cilin duhet të hyjnë të gjitha partitë përfshirë edhe Listën Serbe. A do të ishin në gjendje ta mbajnë situatën aktuale në veri pas shtrirjes së sovranitetit, të cilin Lista Serbe e kundërshton, sepse nuk e njeh Republikën e Dardanisë, nuk e respekton, e saboton dhe fuqishëm e kundërshton?

Ajo që ndodhi gjatë një minute heshtjeje për viktimat e gjenocidit serb, kur të gjithë u ngritën e Lista fashiste Serbe qëndroi ulur duke i injoruar viktimat, ndërsa më parë gjatë hyrjes së saj në Parlament, deputeti i PDK-së, me shtrëngim duarsh, atyre iu dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë. Mizerje.

Partitë opozitare që janë në unison me këtë parti janë të shantazhuara, sepse edhe tani me votën e saj, si në të kaluarën, po duan ta marrin pushtetin. Prandaj shtrohet pyetja se, si do të vepronin kur kjo organizatë del kundër çdo shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të vendit, e këtyre iu duhet të heshtin.

Albin Kurti assesi nuk mund të bëjë qeveri me ata të cilët janë të kontrolluar e diktuar nga Beogradi përmes Listës Serbe, sepse nënkupton që të heqë dorë nga akti historik i çlirimit të veriut dhe kundërshtimit të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive – një minishtet, kancer i pashëruar, i cili ka për qëllim shkëputjen e asaj pjese më vitale, Trepça e Ujmani, për t’ia aneksuar Serbisë.

Fatkeqësisht, kjo ide e ndarjes ka qenë përpiluar nga Thaçi, Vuçiq dhe kryetari i kolonës së pestë, përfshirë opozitën, Edvin Kristaq Rama, i cili shpresoj dhe uroj që në zgjedhjet e 11 majit t’i ndërpritet rruga e sundimit, i një narko-mafiozi i mishëruar me Serbinë përmes kriminelit Aleksandër Vuçiq.

Prandaj, këta që kanë falur territore, kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e Dardanisë, i kanë pranuar diktatet dhe sugjerimet e Vuçiqit, i cili i diktonte Thaçit se çka duhet të thotë ose të mos thotë në bisedimet me faktorët ndërkombëtarë. Këta nuk e kanë hallin si ta kalojnë muajin, pasi janë më të pasuruarit në një shtet më të varfër në Ballkan, Evropë dhe më gjerë, ndërsa shesin moral duke derdhur lot krokodili se gjendja ekonomike është e rëndë, duke e fajësuar Kurtin. Por ku është pjesa e juaj e hajnisë, përmes së cilës e keni dobësuar shtetin tuaj materialisht?

Këta kullakë kanë blerë e vjedhur vota me ndihmën e atyre që i kontrollojnë dhe i financojnë.

Për Dardaninë, sa po duket, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke ia lënë definitivisht në dorën e sovranit, i cili edhe pse e dha fjalën e vet, duke e çuar VV-në në vend të parë, kjo lë të nënkuptohet se duhet vendosur: në mes të një kryeministri të një shteti sovran i shtrirë në tërë territorin, ose një shteti të udhëhequr nga opozita e shitur tek Serbia përmes Listës Serbe.

Gjatë lobimit në SHBA, jemi angazhuar që ta demolonim Serbinë politikisht, tani vërtet duhet të angazhohemi që t’i demolonim udhëheqësit e partive opozitare, njëherësh mercenarë të Serbisë, duke ua aktualizuar profilet të cilat i kanë diku në sirtarët e sajuara nga shërbimet inteligjente.

Tani, në momentin kur krimineli Aleksandër Vuçiq u poshtërua nga Presidenti Trump – meritë e cila i takon kryesisht Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili e pengoi manipulimin (korrupsionin) e disa individëve të administratës së Presidentit Trump – Vuçiq nuk përfundoi vetëm kaq, por edhe moslejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore nga disa shtete anti-ruse gjatë udhëtimit për në Moskë ishte vazhdimësi e poshtërimit të radhës. Moment të cilin nuk jemi në gjendje ta kapitalizojmë, për fajin tonë për hir të mosunitetit.

Z. Kurti nuk guxon të heqë dorë nga politikat e qeverisjes së deritanishme në raport me Serbinë.

Partitë opozitare, për t’i fshehur të bëmat 20-vjeçare gjatë qeverisjes së tyre, të njohura për afera dhe skandale financiare, korruptive e falje dhe ndarje të pjesëve të shtetit, të cilat opinioni dardan mirë i mban mend, po tentojnë që përmes këtyre akrobacioneve të dëmshme politike, gjoja për një “unitet”, t’i shpëtojnë përgjegjësisë politike dhe shtetërore për t’i shpëtuar drejtësisë. Këtu qëndron e gjithë arsyeja e bllokadës.

Hafiz Shala

New York, 7 maj 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat