Shqiptaria, 30 vjet nën regjimin korruptiv të një elite të mbrapshtë politike

Opinione

Shqiptaria, 30 vjet nën regjimin korruptiv të një elite të mbrapshtë politike

Nga: Prof.Skënder S. Kapiti Më: 23 maj 2025 Në ora: 09:35
Prof.Skënder S. Kapiti

Shqipëria pas vetëshëmbjes së komunizmit në vitin 1992, vëndi prej 34 vitesh tranzicion u zhyt në një sistem korrupsioni, Shqipëria hyri dhe vazhdon të jetë shteti kampion Europe dhe ndër vëndet në krye të listës botërore për korrupsion , vjedhje dhe trafikim droge; si vëndi europian më i prapambeturi në Europë në rrugën e zhvillimit dhe mirëqënies; si vëndi kampion  për mosrealizim të standardeve demokratike dhe për largim të shtetasve të saj nga atdheu. Dhe me pak fjalë ky është orientimi që i kanë dhënë Shqipërisë deri tani në vitin 2025 politika dhe politikanët shqiptarë,por edhe  vetë shoqëria shqiptare e cila  është pajtuar me këtë politikë korrupsioni, janë këta që i kanë dhënë Shqipërisë këtë oprientim të shtrëmbër deri tani në vitin 2025, në këtë tranzicion.

Shqipëria si shtet dhe si shoqëri është kapur nga korrupsioni. Autore dhe shkaktare kryesisht për këtë realitet janë politika dhe drejtësia e këtij tranzicioni të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një orientim të dëmshëm, të padrejtë,korruptiv dhe të mbrapshtë.Zhvillimet e fundit në Drejtësinë në Shqipëri që kur po funksionon drejtësia e re,SPAK përditë e më shumë po nxjerrin në dritë falimentimin e politikës së vjetër, të qeverisë, shoqërisë  dhe të shtetit shqiptar nga korrupsioni, nga kjo plagë e rëndë, nga kjo sëmundje  epidemike dhe gjithpërfshirëse që ka kapur e paralizuar shtetin, shoqërinë dhe gjithë sistemin në Shqipëri.

Shqipëria tashmë është shndërruar në një vënd apo laborator eksperimental, si shembull  global për kultivimin, rritjen, kulturimin  dhe zhvillimin e korrupsionit,droges dhe veseve të tjera, gjë që pothuajse ua ka bërë  të pamundur  karrierën dhe ekzistencën drejtësisë, lirisë, të vërtetës, fisnikërisë, burrërisë, patriotizmit, meritës dhe ndershmërisë.

Politika,Shteti dhe strukturat e tij mirëfunksionojnë vetëm korruptivisht, hajdutërish,tradhtishtt dhe kriminalisht kundër interesave të qytetarëve dhe kundër interesit publik e kombëtar. Ky tranzicion  në Shqipnëri ishte dhe vazhdon të jetë  i dëmshëm dhe traumatik për Shqipërinë dhe shqiptarët, tranzicion që ka si orientim, që promovoi dhe që  instaloi në sistem korrupsionin,padrejtësinë, antiligjin,narkoshtetin dhe hajdutokracinë politiko-pseudodemokratike.

Korrupsioni në Shqipëri ishte  bërë ushqim politik dhe  kulturë politike masive demokratike, juridike, mediatike  dhe shoqërore; korrupsioni në Shqipëri ishte  bërë kulturë pandëshkueshmërie.Dhe a do ta ndryshojnë dhe a do të dalin shqiptarët , apo, a do e nxjerrin dot shqiptarët Shqipërinë në votimet e 11 Majit 2025, a do e nxjerrin shqiptarët Shqipërinë  nga ky tranzicion, nga ky orientim e zhvillim i gabuar dhe i shtrëmbër  politik, demokratik, juridik e social kaq shumë i dëmshëm dhe kërcënues për Shqipërinë?

Gjërat dhe zhvillimet akoma edhe sot  edhe pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 tregojnë se  pa ndihmën e ndërkombëtarëve, sidomos pa mbeshtetjen vendimtare të SHBA-ve, është e vështirë, pothuajse tërësisht e pamundur që të ndëshkohet ky establishmet politik korrupsioni pavarësisht se shqiptarët nuk e duan dhe as nuk e meritojnë këtë qeverisje dhe këtë elitë politike të korruptuar.Shqiptarët votojnë për demokracionë, por demokracinë, ligjin dhe shtetin shqiptar i ka pushtuar dhe  privatizuar korrupsionin dhe një  elitë politike e mbrapshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat