Kosova të shkolonizohet si Algjeria (1962), jo të rikolonizohet nga Serbia, se mbetet pa Amerikën!

Opinione

Kosova të shkolonizohet si Algjeria (1962), jo të rikolonizohet nga Serbia, se mbetet pa Amerikën!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 20 qershor 2025 Në ora: 20:47
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Sepse është i njëjti problem kolonial  vetëm se vendngjarja historiko-politike ndodhet në dy kontinente të ndryshme të botës (Evropa dhe Afrika ) – Algjeria ishte koloni e Francës jo më pak se 132 vjet (1830- 1962), kurse Kosova 100 vjet ishte koloni e Serbisë (1912-1999). –Algjerinë e njohu presidenti Sharl dë  Gol, më “3 korrik 1962”  sipas Marrëveshjeve të Evianit më 18 mars 1962, duke u mbështetur në parimet dhe qëllimet e Kartës së OKB-së, si dhe të atyre të së drejtës ndërkombëtare.

Ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje, por edhe një “Kashmirizim” i rrezikshëm për paqen e Ballkanit dhe për prishjen e marrëdhënieve miqësore me Amerikën, me BE-në dhe me NATO-n 

Për këtë çështje kam shkruar dhejtëra e qindra herë, që nga marsi i vitit 1989, kur Serbia e ripushtoi Kosovën   e deri më sot (2025). Mirëpo, kjo ide për copëtimin e Kosovës, edhe sot  është e pranishme te disa liderë të politikës shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri, por kjo  nuk  do të sjellë asgjë pozitive për zgjidhjen e konfliktit historik kolonial shekullor mes Serbisë dhe Kosovës (1912-1999).

Pavarësisht se kush do të propozojë këtë “formulë” kompromisi për palët negociuse në Bruksel, s’ka dilemë se, do të ishte absurd ndarja e Kosovës, kur dihet se kjo më se një shekull ishte koloni e Serbisë, e okupuar me dhunë, me terror, me gjenocid të më se 2 milionë shqiptarëve, si dhe  qindra e mijëra të tjerëve të dëbuar në Anadollin e Turqisë  në bazë të elaborateve të spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone (pellazgo-ilire)  sipas akademikëve serbomëdhenj: Vasa Qubriloviq (1937), të Vladan Gjorgjeviq, Ivo Andriq, Jovan Cvijiq…etj.

-Ja në original (serbisht) se ç’thotë “projekti shkencor” për “zgjidhjen përfundimtare” të statusit politik të  etnikumit shqiptar në Ballkan sipas Hitlerit-akademikut serbomadh Vasa Qubriloviq :  ‘… srpski akademik i političar, albanska naselja slikovito opisuje kao "klin koji se duboko zario u naše zemlje."[30] On je 1937. godine napisao memorandum za Stojadinovićevu vladu kojim predlaže rešavanje "albanskog problema" totalnim etničkim čišćenjem Kosova od Albanaca.[31] Čubrilović smatra da je "imperativna dužnost" države da ne dopusti da njeno važno strateško zemljište u rukama drži "nama neprijateljski i strani elemenat".[32] Čubrilović kritikuje dosadašnju neefikasnu srpsku kolonizaciju Kosova i predlaže efikasnije metode fizičkog izgona albanskog stanovništva.[16] On smatra da je osnovna pogreška odgovornih činilaca bila to što su na "nemirnom i krvavom" Balkanu hteli da primene zapadne metode u rešavanju etničkih problema. Umesto toga, on predlaže rešenje problema na balkanski način: Arnaute je nemoguće suzbiti samo postupnom kolonizacijom ... Jedini način i jedino sredstvo to je brutalna sila jedne organizovane državne vlasti, u čemu smo mi uvek bili iznad njih.[16] – Vaso Čubrilović “ (Shih në : https://sh.wikipedia.org/wiki/Albanofobija_u_Srbiji )

Edhe ky fragment i gjatë nga “Memorandumi” famëkeq kriminal i akademikut çetniko-fashist Vasa Qubriloviq për shfarosjen-gjenocidin e shqiptarëve në Ballkan, drejtuar kryeministrit të Jugosllavisë, Milan Stojadinoviq, më 1937, PROVON ARGUMENTIN HISTORIK SE KOSOVA KA QENë E ANEKSUAR, E KOLONIZUAR DHE E PUSHTUAR NGA SERBIA, PERKATESISHT JUGOSLLAVIA (Mbretëria SKS,Mbretëria Jugosllave…etj.). Si rrjedhim, edhe ky argument mbështet të vërtetën historike, politike juridike, kulturore, territoriale, etnike, se Kosova ishte “plaçkë koloniale” e Serbisë, jo territor legjitim e as legal i saj në asnjë formë. Prandaj, askush nuk e ka të drejtën, që të propozojë ose të miratojë “projekte” për ndarjen e Kosovës, sepse është tokë indigjene shqiptare, është pronë e popullit shqiptar dhe e Shiqpërisë Etnike, të cilën askush nuk ka të drejtë ta copëtojë në favorin e Serbisë. – Për më tepër cilado qoftë ndarje e Kosovës në dobi të Serbisë, do të jetë agresion dhe atak ndaj Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shurt 2008).

Prandaj,  si Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe ajo në Tiranë, duhet refuzuar çdo projekt  të imponuar dhe të diktuar për “këmbimin e kufijve të Kosovës”, sepse kjo është e Shqipërisë Etnike dhe e popullit shqiptar. Prandaj, në këtë rast konkret, nuk mund të vijë në shprehje “këmbimi i territorit shqiptaro-serb”, ngase fjala është vetëm për territorin shqiptar-shqiptar!

*** Vetëm Asambleja e Përgjithshme  e OKB-së mund ta dekolonizojë Serbinë kolonialiste

***  “Those  why deny  freedom to others deserve it not for themselves.”

(Abraham Lincoln, ish-president i Amerikës)

Ndaj, në frymën e kësaj aksiome të vlefshme  si në aspektin e humanizmit, të lirisë, të barazisë dhe të drejtësisë, edhe autori i këtij komenti përfiton nga rasti, që të shkruaj këtë Apel për shpëtimin e bashkësisë ndërkombëtare, se bota është e etur për koekzistencë aktive paqësore, për drejtësi, për  solidarësi, për  barazi, për zhvillim dhe për mirëqenie, jo për zhdukjen  e  saj  barbarike dhe anticivilizuese, ngase kjo është në shpërputhje me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara .

-Ata liderë botërorë, që shkelin këto postulate të  rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, OKB-ja(193-anëtarëshe), nevojitet t’i sanksionojë ligjërisht, ashtu sikurse Gjermaninë nazifashiste të Adolf Hitlerit (1946), dhe më pas  në vitet ’90 të shekullit XX, edhe Serbinë agresore gjenocidale të Slobodan Milosheviqit në Tribunalin e Hagës ( 1993, të themeluar nga OKB-ja) .

Dialogu i Brukeslit të zhvendoset në Nju-Jork !

Thjesht për faktin se  ishte, është dhe, do të jetë vetëmashtrim, mashtrim dhe bjerrje kohe, që ka për qëllim lënien e Kosovës jashtë Organizatës së Kombeve të  Bashkuara, përkatësisht jashtë subjekteve  të së drejtës ndërkombëtare  si anëtare e ligjshme, legale  dhe me subjektivitet të barabartë sikurse që kanë 193 shtete të Kombeve të Bashkuara.

Ky Dialog i Brukeselit mund të zgjatë edhe gjysmë shekulli, por Serbia kurrë nuk do ta njohë statusin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, me gjithë kushtëzimet diplomatike dhe politiko-propagandistike, që po i bëhen nga liderët e ndryshëm të BE-së, se gjoja “pa njohjen e Kosovës, Serbia nuk do të ketë gjasë, që të aderojë në Bashkimin Evropian”, mbase në Brukesl, Beogradi zyrtar nuk do të njohë as de fakto dhe, as  de jure  Kosovën si shtet të pavarur, pavarësisht se kush do të jetë president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, apo Ivica Daçiq apo ndonjë tjetër, duke qenë se, ata i “kanë duart e lidhura” nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS-i), pa lejen e saj, asnjë politikan i qeverisë së Serbisë, nuk do të ketë guximin, që të njihte de fakto dhe de jure Reupublikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës shqiptare (mbi 90%). Ky është problemi pse BE-ja nuk ka kapacitetin përkatës ligjor juridik ndërkombëtar, pavarësisht nga dëshira dhe vullneti i saj me Maria Kallasin në krye (Shefe për Politikën e jashtme dhe për Sigurinë e BE-së), që t’i ndihmojnë palët negociuese  për ta njohur njëra-tjetrën mbi  bazën e ndërsjellë, duke marrë në konsideratë edhe “Opinionin Këshillëdhënës të GJND-së, të miratur më 22 korrik 2010 në Hagë, se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

Politika dhe diplomacia e Beogradit, do ta njihte pavarësinë e Kosovës në Bruksel, vetëm nëse KOS-i thotë “PO” – “Srbija priznaje nezavisno Kosovo” ! Ndryshe,  as Trumpi, as Pekini, as Putini, as Makroni nuk kanë kurrfarë shansi, që ta detyrojnë Serbinë për ta njohur de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës në kuadrin e negociatave serbo-shqiptare në Bruksel.

Fundja, sipas së drejtës ndërkombëtare, asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare nuk e gëzon të drejtën, që   t’ia imponojë njohjen ndërkombëtare ndonjë shteti tjetër, siç është në këtë rast Serbia, duke qenë se është akt i vullnetshëm (nuk është i detyrueshëm juridikisht  sipas së drejtës ndërkombëtare e as sipas së dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara).

 Të mos paragjykohet dhe të keqpërfolet presidenti Donald Trump !

Sepse asgjë nuk iu ka borxh as Serbisë dhe  as Kosov֝ës, kur është fjala për Dialogun e Brukselit (2011-2025), sepse Amerika nuk është palë e atij dialogu të dështuar qe 13 vjet.

Ndaj kot e kritikoni presidentin Donald Trump, gjoja pse nuk po e vë Kosovën në “Top  listen prioritare” të zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare!?

Fundja, Amerika nuk ka lidhur kurrfarë traktati bilateral me Prishtinën zyrtare, se gjoja do ta detyrojë Serbinë, që në kuadrin e bisedimeve në Bruksel ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Ndonëse Uashingtoni zyrtar, është duke e  monitoruar procesin e Brukselit (2011-2025) përmes emisarëve specialë të saj për Ballkanin Perëndimor, siç ishte së fundi, edhe Gabriel Escobar, i cili (në shenjë të pakënaqësisë së Prishtinës zyrtare, ndërkaq sipas verisonit zyrtar të departamentit shtetëror, u spostua për shkak të skadimit të mandatit të tij, duke  u zëvendësua nga emsiari i ri “për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof (Sasha), zëvendës sekretari amerikan i Shtetit”.

Ndarja e Kosovës-fatkeqësi për për paqen dhe për sigurinë e Ballkanit

Prandaj, presidenti amerikan Donald Trump nuk do të duhej ta  miratonte “formulën” e “këmbimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk është në përputhje me vendimin zyrtar të qeverisë amerikane për njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës, miratuar në Uashington, më 18 shkurt 2008.(Dokumenti : https://2001-2009.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm).

Së dyti, “këmbi i kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në interesin  e përbashkët strategjik dhe gjeopolitik afatgjatë të Amerikës dhe të Kosovës, por vetëm të Serbisë, të Moskës dhe të Pekinit, ngase  Ballkani sërish do të mbetej një “poligon konkurrence” midis   SHBA-së, Rusisë dhe Kinës si fuqi të mëdha botërore. Krijimi i një kampi të këtillë serbo-ruso-kinez për “ndjekjen” e Amerikës nga Ballkani Perëndimor, me qëllim të rikolonizimit dhe të rcopëtimit të Kosovës dhe të Shqipërisë (1912), do të ishte fatalitet jo vetëm për popullin shqiptar mbi 8 milionë (brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike), por edhe për interesat vitale amerikano-evropiano-perëndimore (BE) dhe (NATO-ja,  të cilat do të pësonin humbje të mëdha të interesav të tyre komplementare në Ballkan si sferë e interesit gjeopolitik, gjeoekonomik dhe gjeostrategjik etj.  

S’ka asnjë dyshim se, nëse Kosova copëtohet me “kufij të rinj” nën Serbi, Kina e ka shansin historik dhe politik, që t’i shtrijë  rrënjët e socioimperializmit të saj si “superfuqi e re” botërore-pandan superfuqisë  amerikane botërore. Në këtë rast do të krijohej rreziku i madh jo vetëm për neokolonizimin e popullit shqiptar, por, edhe për shthurjen e BE-së dhe të NATO-s në Ballkan. Ky është synimi i politikës së jashtme afatgjatë i Serbisë, që ndikimin amerikan dhe europianoperëndimor  t’i “përzë” nga Ballkani, në mënyrë që Amerika dhe Evropa Perëndimore të izolohen  nga Ballkani, duke konsideruar se kjo zonë rajonale  “tradicionalisht”  i përket vetëm sferave të influences  të Rusisë cariste dhe të aleatëve të saj sllavo-bizasntinë.

Franc Ferdinandi u vra nga Serbia, vetëm pse Austro-Hungaria kishte strategji dhe  vision  properëndimor evropiano-amerikan  për Ballkanin !

Në këtë rast, të mos harrojmë dot se “ vrasja e Franc Ferdinandit në Sarajevë, më 28 qershor 1914 nga “Dora e Zezë” e terroristëve të Serbisë me Gavrilo Princip  si kryeatentator, me ç’rast ky akt terrorist serb qe shkaktari kryesor i shpërthimit të Luftës së parë Botërore (1914-1918), e cila  shakaktoi me miliona viktima të popujve të Evropës dhe të botës.

Këtë akt brutal terrorist Serbia e kreu, vetëm pse Franc Ferdinand  ishte me përcaktim evropian perëndimor dhe amerikan, cili qysh në moshën më të re e kishte kuptuar rrezikun e krijimit të një shteti të madh gjithësllav të Danubit në Evropën Lindore dhe Jugore.

Fundja, pavarësisht nga shtirja e serbomëdhnjve si “miq të vërtetë” të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës, Evropa dhe Amerika, duhet të kenë kujdes me politikën dhe me diplomacinë e tyre unike, që të mos i sakrifikojnë të drejtat dhe  interesat jetike të  kroatëve, të myslimanëve boshnjakë, të hungarezëve dhe të shqiptarëve në Ballkan, duke  e amnistuar Serbinë për  asnjë gabim të saj, që cenon dhe shkel standardet , normat, parimet dhe vlerat  fundamentale të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pra, si Evropa Perëndimore, ashtu edhe Amerika, duhet treguar dhe bindur Serbinë se nuk është kurrfarë fuqie ballkanike, evropiane e as botërore, që  sa herë të dojë për rizgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, , t’i shtypë, t’i masakarojë, t’i kolonizojë dhe t’i shfarosë shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë si këtu e 200 vjet më parë. Kjo politikë  hegjemoniste dhe militariste, duhet të marrë fund në Ballkan. Ndryshe, si Evropa Perëndimore, ashtu edhe Amerika si superfuqi botërore tërë jetën, do të merren me  problemin e pazgjidhur kolonial të Serbisë në Ballkan, si rrjedhim i padrejtësisë dhe i politikës toleruese  evropiane dhe ndërkombëtare ndaj Serbisë së Madhe (1878-2019).” (https://www.voal.ch/rreziku-evropes-eshte-serbia-jo-shqiptaret-nga-prof-dr-mehdi-hyseni/edop/opinione/ ).

 Trumpi nuk duhet të lejojë copëtimin e territorit të Kosovës

-Sepse (gradualisht) Serbia me ndihmën e politikës dhe të diplomacisë ruso-kineze, do të rikthente të drejtën e sovranitetit kolonial mbi Kosovën shqiptare. KJo do tè ishte një tragjedi e re për Kosovën, edhe pse kjo nuk ka luftuar dhe humbur mbi ”11.800” shqiptarë civilë të pafajshëm ( foshnja, fëmijë, gra, pleq etj.) ngs forcat barbare çetniko-fashiste policore, të sigurisë, paramilitare dhe militare për autonomi, por për vetëvendosje dhe pavarësi, ashtu siç e ka njohur edhe Uashingtoni zyrtar më 18 shkurt 2008). Ky vendim zyrtar i njohjes së Kosovës nga SHBA-ja de fakto dhe de jure është përgjigja Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, se Kosova kurrë më nuk do të kthehet nën sundimin e egër kolonial dhe neokolonial të Serbisë. -Politikisht, kjo do të thotë se, nuk ka më pazare me Serbinë për të zhdukur shtetin e ri dhe të pavarur të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat