Që në seancën e 4 qershorit, u vu në dukje tendenca e mbrojtjes së Naim Murselit që të shpëtojë atë nga burgimi i përjetshëm. Avokja e saj shprehu interesin që të merret parasysh kërkesa që klienti i saj t'i nënshtrohet kontrollit psikiatrik. Kjo u realizua dhe Naim Murseli është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë tash e dhejtë ditë, pasi gjykata vendosi që t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.
Kjo është njê tentativë e të akuzuarit për shpëtim nga dënimi përmes gjendjes shëndetësor, një praktikë që është parë shpesh në Kosovë. Ky tentim zakonisht ndodh në faza të ndryshme të procedurës penale, si gjatë hetimeve, gjykimit apo pas dënimit përfundimtar.
Shumë figura të njohura publike ose ish-zyrtarë të akuzuar për krime të rënda kanë përdorur pretendime shëndetësore për të shmangur arrestin ose për të marrë trajtim jashtë vendit.
Kjo ka shkaktuar dyshime për përdorim të ndikimit politik ose korrupsion në sistemin mjekësor dhe atë gjyqësor.
Dua të besoj se gjykata s’do të bie pre e kësaj skeme për të shpëtuar Naim Murselin, njeriun që me plan kriminal pagoi Granit Plavën për t'i marrë jetën gruas së tij, tanimë të ndjerës Liridona Ademaj.
Nëse ka ngelur sado pak ndërgjejgje në sistemin e drejtësisë, Naim Murseli dhe Granit Plava kurrë do të dalin nga burgu, pavarësisht taktikave të Naimit për të shpëtuar përmes "mashtrimit të psikiatrisë". Kjo praktikë duhet të merr fund, ko vetëm në rastin konkret ndaj Naim Murselit, por edhe për rast të tjera.
Në shumë raste kjo metodë u ka ndihmuar shumë kriminelëve të shpëtojnë nga burgu. Kjo është edhe një arsye shtesë që të bëhet vetting në drejtësi, ku shumë prokurorë dhe gjykatës meritojnë burgun. Naim Murseli po përdor të njëjtën strategji si shumë të tjerë, por shpresoj se mashtrimi s’do të kalojë këtë radhë.