A jemi në prag të zgjedhjeve të rradhës, kalkulimet kanë fillua!

Opinione

A jemi në prag të zgjedhjeve të rradhës, kalkulimet kanë fillua!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 24 korrik 2025 Në ora: 12:17
Autori Hamdi Rafuna

Meqenëse opozitarët nuk ishin të k’naqur asnjëherë që shteti të udhëhiqet nga Albin Kurti, blerja e kohës për të bllokue zgjedhjen e kryetarit të parlamentit është teposhtëza tjetër drejtë fundit t’pusit! Mbahet mend se, nga koha që kur erdhi në pushtet qeveria në detyrë dhe deri më sot, opozitarët nuk e ndalën arrogancën e tyre të përbashkët me sojin e Grenellin!

Veprimet pa formë të opozitës për sjelljen e qeverisë si shtet ndaj Serbisë, lehtësisht mund të krahasohen me atë ujin e kënetës i cili nuk lëvizë dhe nuk pihet!

Përherë u munduan të mbrojnë vetëveten, se ishin të pa gabueshëm ndaj shtetit dhe dialogut me Serbinë kur qeverisnin vendin, por fatkeqësia erdhi  atëherë kur Albini me Vjosën e muarën pushtetin dhe ua prishën strategjinë e tyre të politikës qiellore!

Për të zbërthye këtë akuzë të shëmtuar, më duhet të citoj një autor të huaj!

 (“Sigurisht, dikush mund të pyesë, nëse unë jam një shembull i gjallë, se si duhet të jetë një njeri dijshëm dhe i mirë?

Përgjigjëja e autorit të tekstit është  një “Jo” e madhe, përderisa ai përpiqet vazhdimisht të mësoj dhe të ndryshoi për të mirë. Nuk jemi njerëz të përkryer, prandaj duhet kujdes nga ata që besojnë se nuk kanë as të meta dhe as mangësi në veprimet e tyre! Ditën që besojmë se jemi të përkryer, është kohë ideale për të filluar edhe njëherë nga e para. Pra, të jesh person plotësisht i mirë, ideal dhe pa gabime është vetëm një ëndërr, të cilën mund të përpiqemi t’a arrijmë por atëherë duhet të jemi  të vetëdijshëm se kjo më në fund është gjuetia e thesarit!

Kështu shprehet, Stefan Einhorn, një mjek suedez, ligjërues i etikës dhe profesor i onkologjisë molekulare në Institutin Karolinska në librin e tij “Arti i të qenit njeri i mirë”)!

Akuzuat e opozitës ndaj kryeministrit  në detyrë, “në stilin e armikut të përbetuem të shqiptarisë”, vetëm për të ulë vlerën dhe dinjitetin e mendimit të mbarë dhe ndryshe për shtetin, nuk i bën mirë Republikës por edhe vetë opozitës, sepse mbeten po aty ku janë, në kënetë.

-Të akuzojsh Albinin, pse ky po  sillet keq si shtet ndaj serbëve dhe në të njëjtën kohë të thuhet se është keqësua gjendja me veri të vendit, prandaj Serbia e ka rrethuar Kosovën është q’menduri kombëtare!Kosova përherë ka qenë nën rrethimin e Serbisë!

-Të akuzojsh po ashtu Albinin,  pse ky pa më të voglën përkrahje nga të gjithë shqiptarët, nuk e servoi në pjatë bashkimin e kombit, mjafton të pyetet Fatmir Lima, për betimin e ushtarit të UÇK-s, Sali Berishën për Shqipërinë e pas komunizmit, Edi Ramën për Ballkanin e hapur me Serbinë dhe Andi Bushatin të cilin e kopiuen gjatë zgjedhjeve këta të dy të mesit!

-Të akuzojsh Albinin poashtu për pamundësimë e shuarjes së 

Gjykatës së Hagës dhe kthimin e tokës që ia falët Malit  të Zi dhe Maqedonisë së Veriut janë këto absurdet e rradhës, për të cilat nuk kursyet nënshkrimin tuaj dhe vulën e shtetit, përpara ndërkombëtarëve!

Kur është fjala për Fatmir Limajn, unë shpresoi, se ky burrë e din përmendësh betimin e ushtarit të UÇK-s, prandaj nuk është i rastësishëm reflektimi i tij në këtë situatë të ndërlikuar! Por, po ndëgjohen zëra nga PDK se ai nuk do të përkrahet për kryeparlamentar, s’bashku me inatin e  Ramushit për prishjen e kumbarisë parazgjedhore! Në anën tjetër, nga ana e LDK nuk pritet asgjë e re, sepse këta, si duket janë në pritje të ringjalljes së ish presidentit Rugova, pa të cilin që moti e kanë  humbë rrugën në oborr! Efekti i ndërgjegjes morale për të gjithë ata shqiptarë që nuk i qesin pikë çështjes kombëtare është shpërblye çdo herë ndër breza!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat