Për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës më i rëndësishëm është gjyqtari serb Radomir Llaban, agjent i BIA-s serbe, sesa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani!
Sot, më datë 18 gusht 2025, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli aktvendimin me rekomandimet për mënyrën e konstituimit të Parlamentit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në aktgjykimin e publikuar sot, ka njoftuar edhe se njëzëri e ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit Radomir Llaban, i cili ka kërkuar të përjashtohet nga vendimmarrja në lëndët e parashtruara për bllokadën në Parlamentin e Kosovës.
Të rikujtojmë se Radomir Llaban këtë kërkesë e bëri dy ditë pasi Vjosa Osmani – Presidentja e Kosovës – më 5 gusht informoi se e ka tërhequr kërkesën e dërguar në korrik në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Parlamenti i Kosovës nuk do të konstituohej gjer më 26 korrik për shkak të Llabanit, për të cilin tha se “paraqet rrezik për rendin kushtetues të Kosovës, bazuar në informatën e konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë ishte caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet e sigurisë së Kosovës kishin dorëzuar informacione të qarta e zyrtare”.
Pas Vjosa Osmanit, edhe Albulena Haxhiu – ministrja në detyrë e Drejtësisë – deklaroi se “Llaban dyshohet nga autoritetet e sigurisë së Kosovës se është bashkëpunëtor i BIA-s serbe”.
Opozita tradhtare në Kosovë, edhe pse humbëse e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, tashmë më shumë se pesë muaj ka shkaktuar krizë, ngërç dhe bllokadë parlamentare për t’ia pamundësuar Albin Kurtit krijimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e tij kryeministër.
Këtij veprimi antidemokratik dhe antikosovë i është bashkuar edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjë që u dëshmua edhe me zvarritjen e përgjigjeve nga kjo Gjykatë e papërgjegjshme, fund e krye me sekserë në shërbim të tradhtarit Hashim Thaçi, të tradhtarit Edi Rama dhe të Listës Serbe, që është dorë e zgjatur e Serbisë gjenocidale dhe e gjyqtarit serb Radomir Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, të ngulitur nga Hashim Thaçi kur ishte president i Kosovës.
Rezultati i dëmtuar i Vetëvendosjes dhe i Albin Kurtit u shënjestrua edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qysh ditën e parë të zgjedhjeve parlamentare me rënien e çuditshme të rrjetit kompjuterik, që dëshmon se ishte sabotim i paramenduar, planifikuar dhe i shkaktuar nga strukturat serbo-ruse për ta gjymtuar rezultatin e Albin Kurtit.
Kjo situatë politike kaotike e krijuar nga opozita mjerane dhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila në vend që të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi në konstituimin e Parlamentit të Kosovës, po bën obstruksione në favor të opozitës në Kosovë – PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe – që kanë për qëllim groposjen e shtetit të Kosovës dhe rikthimin e tyre në pushtet për ta shpëtuar veten nga tradhtitë, vrasjet e kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasjet e veprimtarëve dhe të aktivistëve të LDK-së, vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë, si edhe për ta shpëtuar pasurinë multimilionëshe të krijuar me hajni e korrupsion.
Këtij qëllimi armiqësor kundër Kosovës i është bashkuar edhe Prokuroria e Kosovës, e cila është duke bërë sehir në vend që t’i ndërmarrë veprimet e duhura kundër këtyre sabotuesve dhe rrënuesve të shtetit të Kosovës.
Këto sjellje dhe qëndrime armiqësore që i bën opozita tradhtare e Kosovës mund t’i parandalojë vetëm Xhelal Sveçla, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, i cili tashmë ka guximin e duhur dhe e ka fituar përvojën e duhur nga shtrirja e sovranitetit të shtetit të Kosovës me veprimet e suksesshme në Veri të Kosovës, duke i luftuar bandat kriminale ilegale serbe që synojnë bashkimin e Veriut të Kosovës me Serbinë.
Xhelal Sveçla, varësisht nga ecuria e kësaj krize politike, për ta eliminuar këtë situatë kaotike të rrezikshme për ekzistimin e shtetit të Kosovës, me gjasë do të duhet të hartojë një plan mbi bazën e dosjeve ekzistuese të deritashme dhe t’i arrestojë Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Bedri Hamzën... nga PDK-ja, Lumir Abdixhikun, Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Edita Tahirin... nga LDK-ja, e Ramush Haradinajn... nga AAK-ja, dhe mbi bazën e dosjeve për veprimet e tyre kundër Kosovës të ngrihen edhe aktpaditë përkatëse ndaj tyre.
Nga këto arrestime nuk duhet të anashkalohet as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të gjitha obstruksionet që i ka kryer dhe po i kryen kjo Gjykatë në kundërshtim me interesat shtetërore të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë tragjikomike duke deklaruar njëherë se në Parlamentin e Kosovës mund të realizohet votimi i fshehtë, ndërsa herën tjetër deklaron se votimi duhet bërë vetëm i hapur.
Tragjikomike është edhe refuzimi unanim i kërkesës së gjyqtarit serb Radomir Llaban që të përjashtohet nga vendimmarrja për lëndët e parashtruara që kanë të bëjnë me konstituimin e Parlamentit të Kosovës.
Oj Gjykatë Kushtetuese e Kosovës, refuzimi i kërkesës së gjyqtarit serb Radomir Llaban jo që nuk është dashtë të ndodhë, por lind pyetja: si është e mundur që ky agjent serb të qëndrojë aq gjatë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës?
Oj Gjykatë Kushtetuese e Kosovës, “mos u bë më katolik se Papa” siç thotë populli, sepse Radomir Llaban nuk meriton ta ëndërrojë më Gjykatën Kushtetuese e jo më të jetë i punësuar në të.
Oj Gjykatë Kushtetuese e Kosovës, as ti, as opozita mjerane e Kosovës dhe as dashakeqët më të mëdhenj të Kosovës, nuk mund t’i afroheni Presidentes Vjosa Osmani as te gishtërinjtë e këmbëve, sa i takon angazhimit dhe reputacionit të saj në mbrojtje të pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, që e ka dëshmuar dhe po e dëshmon edhe sot e kësaj dite në të gjitha takimet dhe samitet ku ka marrë pjesë anë e mbanë botës, për çka Presidentja Vjosa Osmani ka marrë publikisht konsideratat, përgëzimet dhe respektin e merituar në tërë aktivitetet dhe paraqitjet e saj karshi tërë burrështetasve dhe liderëve me të cilët është takuar dhe i ka informuar për të vërtetën e Kosovës.
Ndalimi i aktiviteteve kundër shtetit të Kosovës do t’i freskonte si uji akull i ftohtë kokat e nxehta politike të opozitës në Kosovë, të cilat i shohin vetëm interesat e tyre personale, por jo edhe ato të shtetit dhe popullit të Kosovës.
Kjo do t’i freskonte si uji akull i ftohtë kokat tradhtare të Edi Ramës, Baton Haxhiut, Aleksandër Vuçiqit e Millan Radojçiqit, se me shtetin e Kosovës nuk mund të luhet, sepse shteti i Kosovës është shtet i njomur fund e krye me gjakun e shqiptarëve të Kosovës dhe se dinjiteti i këtij gjaku mbi themelet e të cilit është ngritur ky shtet do të mbrohet fuqishëm nga populli i tij brenda dhe jashtë Kosovës.
Kjo do t’i freskonte si uji akull i ftohtë edhe ata analistë pro opozitës në Kosovë, të cilët pa asfarë turpi rekomandojnë dhe propozojnë kompromis politik brenda spektrit politik të Kosovës, kur dihet se opozita ka mbi shpinë shumë tradhti, vrasje politike, hajni e korrupsion, por këta analistë të papërgjegjshëm nuk e mendojnë fare se çfarë efekti negativ do të kishte një qeveri e këtillë e “unitetit” siç preferojnë ta quajnë!
Partitë tradhtare, vëllavrasëse dhe hajdute, para se të kërkojnë kompromis duhet t’i tregojnë urdhërdhënësit e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, vrasjet e gazetarëve, duhet t’ia kthejnë Kosovës multimilionat e vjedhura, duhet t’ia kthejnë Kosovës Zhlebin e Çakorrin që ia falën Malit të Zi, e më pastaj të kërkojnë kompromis për të hyrë në qeveri, sepse ndryshe s’bën të shpëtosh pa dhënë llogari!
Kjo do t’i freskonte si uji akull edhe ata ambasadorë dhe presidentë shtetesh të cilët kërkojnë kompromis mes spektrit politik në Kosovë, edhe pse e shohin se opozita në Kosovë është bërllok antishtet, ndërsa Albin Kurti, Vetëvendosja dhe koalicioni i saj janë floriri dhe shpresa e Kosovës.
Cilido kryetar dhe anëtar i partisë, cilido qytetar në Kosovë dhe jashtë saj, cilido diplomat dhe kryetar shteti nga ndërkombëtarët që e mbështesin këtë opozitë tradhtare në Kosovë, si edhe kushdo që këmbëngul në themelimin e Asociacionit serb në Kosovë, kushdo që e kundërshton ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, është armik i Kosovës dhe mik i Serbisë dhe i Rusisë!