Konfliktet e stisura të opozitës ndaj qeverisë në detyrë do të të ndëshkohet edhe kësaj rradhe nga votuesit e ndërgjegjshëm, sepse kjo nuk është kontraditë për t’mirën e vendit tonë, por për të mbërri majet e pushtetit dhe për të mbrojtë edhe më mirë vetëveten nga pasojat rrugëtimit të ligjshmërisë shtetërore për të gjithë keqëbërsit me damkë!
Në Kosovën tonë, faktori “kryposje dhe premtime” ushqen prej kohësh individin dhe publikun, kinse nga opozita dhe mediumet e vendit po diskutohet dhe po mbrohet e vërteta e konfliktit ndaj qeverisë në detyrë!
Me këtë kryposje përplotë helm, me këto akuza të pa bazuara për qeverinë në detyrë, synohet të manipulohet votuesi i pa informuar! Ndoshta edhe mund të ndikohen dikush të reflektua negativisht aty këtu, por në rastin konkret, partitë opozitare dhe oligsrkët që fërkojnë duartë, ngushëllohen me kohën kur ishin në pushtet! Atëherë kur u ndëshkuan për të kalua në opozitë, “të pa gabueshmit” nuk gjetën kohë të reflektojnë, por u pozicionuan diametralisht kundër sfidave më të rëndësishme të vendit, nëpër të cilat ishte dashë të zhyten, që kur ishin në pushtet! Këta e kundërshtojnë edhe sot përparimin e qeverisë në detyrë, sepse ende ndjehen të “përkryer” dhe adekuat në raport me Serbinë!
Në vend se të mirëpresin përparimet e shtetit si shtet ndaj Serbisë, dhe të përkrahnin bashkarisht shtrirjen e pushtetit dhe mbrojtjen e pjesës së qytetit të Mitrovicës, këta shantazhojnë për turp, sukseset e qeverisë!
A është normale për votuesit e ndershëm që të qëndrojnë indiferent ndaj këtyre kryekorbave të opozitës?
Me qenë normal, dhe i shëndetshëm, dhe në të njëjtën kohë me jetua pa më të voglën kurreshtje për ardhmërinë e vendit është qesharake dhe pa pikë kuptimi për secilin prej nesh!
Dihet se të gjitha shtetet kanë probleme të mëdha dhe të vogla, por në rastin tonë, sfida kryesore është brumosja e një politike të përbashkët shtetërore nga gjitha grupet politike kur është në pyetje mbrojtja dhe përparimi i shtetit!
Pyetja është, pse grupet e opozitës e kanë luksin të kruhen nga dora e huaj e ndërkombëtarëve?
Një shprehje e popullit thotë; dora e huaj nuk të kruan sikurse dora e jote!
Kjo sjellje është evidente, përderisa grupet e opozitës, përjetësisht kanë huazuar këtë dorë, për të gërvishë edhe aty ku s’ka nevojë të gërvishet trupi dhe plagët e shtetit!
Dihet se në dimensionin global-kombëtar, jemi të kushtëzuar të lidhemi me tregun e përbashkët për n’a dhënë qasje për shitje dhe blerje të mallrave!
A duhet të pranohet kjo kërkesë e dëmshme për shtetin tonë, kur dihen qëllimet e Serbisë?
Kështu siç është, vërtetë jemi duke financue armatimin e Serbisë! Të jesh i orientuar drejt përparimit të kombit, besoj se ishte dashtë, të paktën të mbrohen dhe të financohen prodhimet e vendit, me tarifa të larta për mallrat e Vuçiqit ose mundësisht të ndalohen, përderisa politika e tyre nxitë konflikte dhe kërcënon me luftë! Politika serbe nuk dëshiron të ndëgjojë për shtetin dhe ligjet e shtetit tonë! A nuk është kjo detyrë e përbashkët për pushtetin dhe opozitën, për prodhuesin që importon, dhe konsumuesin që blenë të ç’lirohemi nga kjo marrëveshje vetëvrasëse?