KMiSHERA
Përkatësisht rruga e tij duke kalëruar (vrapim me kalë) mbi shpinën e Kosovës në emër të “integrimit të shqiptarëve” në Bashkimin Europian është njëra ndër kamuflazhet dhe tradhtitë sipas modelit të partisë simotër të vitit 1946 — por me format të ri 2.0, pra të traktatit të korrikut 1946 për “Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke” në marrëdhënie me ish-Jugosllavinë!
Veçse formati aktual po dëshmon se është edhe më katastrofal.
E përse Kryeministri i Shqipërisë po vepron kësisoji?!
Natyrisht, për hatër të Europës, kontinentit të vjetër që po bën çmos vetëm që të mos i hidhërohet Vuçiqit, se “kthehet e bëhet bashkë me Rusinë”.
Gjithashtu, KMiSHER-it po i humbet “mundësia” për të hyrë “në Europë”, sepse Shqipëria — edhe pse gjeografikisht PO — nuk qenka në Europë?!
E edhe partia e tij, në mbledhjen e Parlamentit të Shqipërisë, nuk e aprovoi rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!
Andaj, mendoj se mosaprovimi i rezolutës për gjenocidin serb të luftës së fundit të Serbisë ndaj popullit tonë të gjorë të Kosovës nga parlamentarët e partisë në pushtet të shtetit amë Shqipërisë, jo vetëm që është tradhti, por edhe një idiopati e mbështjellë me petkun e egoizmit naiv!
Përderisa parlamentarët e Shqipërisë, më saktësisht anëtarët e partisë në pushtet (parti si motër e kohës së regjimit të E.H.-së), më 16.10.2025, refuzuan kërkesën për “edhe” një rezolutë (enkas e shkrova në thonjëza për t’i dhënë karakter citues), në protestën e mbajtur në mbështetje të UÇK-së në Tiranë një ditë më vonë, njëri ndër anëtarët e partisë në pushtet, kur nga një gazetare e një televizioni shqiptar u pyet pse u votua kundër rezolutës për gjenocidin në Kosovë, u përgjigj — citoj:
“E rëndësishme është që sot jemi të gjithë bashkë! Një komb, një qëndrim. Për atë që ka nevojë sot kombi ynë, për të dërguar një mesazh atje ku mbahen ‘me’ pa të drejtë komandantët e UÇK-së!”
E për rezolutën tha:
“Sa i përket gjenocidit, ato janë në rezolutat e Kuvendit atëherë kur është dashur, jo pas 26 vitesh!”
Një përgjigje e koklavitur dhe e paqartë për dëgjuesin apo lexuesin e thjeshtë, të cilit do t’i duhej shumë mund për të hulumtuar të vërtetën e deklaruar nga anëtari i partisë në pushtet në Shqipëri.
Formulimi mashtrues i deklaratës së radhës — “që sot jemi bashkë” — si dhe shprehja tjetër kamufluese “me/pa të drejtë po mbahen”, dëshmojnë konfuzion logjik e gjuhësor.
Së pari “me”, pastaj “pa” — pra, në fillim pohimi, më pas mohimi!
Manipulim në formulim dhe përmes formulimit, sa i përket rezolutave të para 26 viteve!
E sa i përket fjalës “bashkë” të deklaruesit, unë e shtron pyetjen:
Pse?!
Pse vetëm sot (më 16.10.2025, e enjte) jemi “të gjithë bashkë”?
A thua nuk është dashur shekuj më parë e deri sot të jemi bashkë, e jo vetëm “të gjithë bashkë për një ditë” për të “kërkuar drejtësi” vetëm për 4 persona?!
E citoj: Jo të gjithë bashkë vetëm për 4 veta, por për të gjithë martirët, heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë të zhdukurit me dhunë nga fashoqet serbo-millosheviqiane!
Të gjithë bashkë për rezolutën — pa marrë parasysh për të satën herë apo pas sa vitesh — për gjenocidin serb me mbi 400 masakra të kryera ndaj popullit tonë në Kosovë, si ajo e burgut të Dubravës apo e Reçakut që bëri jehonë ndërkombëtare!
Të gjithë bashkë për rezolutën për gjenocidin në Kosovë, nëse për asgjë tjetër, atëherë për hatrin e mijëra njerëzve të pafajshëm, të cilëve fashoqet millosheviqiane edhe vdekjen ua vodhën, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë!
Gjithashtu, pro rezolutës në emër të eksodit — dëbimit të popullit më të lashtë në zemër të Europës nga trojet e veta, pra të popullit iliro-dardan!
A thua aq shumë po i kushton partisë socialiste në krye me ju, KMiSHER-a?!
Por, prapëseprapë, më duhet të kthehem te deklarata e zotërisë në fjalë, sepse jo vetëm ai, por edhe shumë të tjerë të sojit të tij “nuk kanë faj”, sepse inteligjenca me kuotë deficiti e shumicës së pjesëmarrësve (ruralë) protestues, që nuk disponojnë aftësi për të kuptuar fjalë të tilla në thelb, nuk arrijnë të dallojnë mashtrimet e retorikës së shpejtë të personave egoistë me diplomaci politike të brishtë — e që, besa, janë në gjendje të manipulojnë gjithçka, vetëm për të arritur qëllime karrieriste dhe për të mos e lënë xhepin bosh!
P.S. Paradokset e kohës:
KMiSHER-a, shteti ynë Kosovë, nuk është myhyri që “kurbanit” tënd t’ia fusësh në gojë për themelet e integrimit tënd BE-ian!
“Drejtësi për komandantët që nuk ishin komandantë!” — kështu dëshmitarët ndërkombëtarë që dëshmuan në Hagë!
Zoti e bekoftë Dardaninë tonë! 🙏