Qyshse në fillim të marrjes së mandatit si kryeministër i Kosovës, opozita patë ngrit dyshime dhe dilema të mëdha se, a duhej përkrahur Albin Kurti me politikën e tij udhëheqëse me Kosovën në bisedime me Serbinë? Mirëpo, atë përkrahjen që se morri kryeministri nga opozita, atë e gjeti tek populli i Kosovës, kur u votua bindshëm në referendumin popullor të 14 shkurtit 2021.
Dhe atë mandat që e mori Albin Kurti nga populli, ishte shumë i fortë dhe i qëndrueshëm, që ai si kryeministër t'i dalë fuqishëm në mbrojtje interesave nacionale të Kosovës përballë Serbisë së Vuqiqit. Mirëpo, duke mos dashur të mbështesë kryeministrin e Kosovës, opozita vet u gjend e mbështetur për muri, ngase ajo nuk gjente argumente të qëndrueshme për të arsyetuar qeverisjen e vet të vjetër, dhe dëmin politik që ia kishte bërë Kosovës në raport me Serbinë e Vuqiqit.
Atëherë, çfarë roli luajti opozita e Kosovës në zhvillimet politike të vështira që i kalonte Kosova në raport me Serbinë? Gjatë periudhës qeverisëse të kryeministrit Albin Kurti, opozita aspak s'u patë treguar bashkëpunuese për të mbështetur dhe përkrahur qeverinë e Kosovës në situatat me të rënda politike që shteti i jonë i përjetonte në përballje me Serbinë dhe bandat e saj kriminale dhe terroriste në Veri të Mitrovicës.
Përkundrazi, partitë opozitare dhe udhëheqja e tyre patën qëndruar shumë pasive, mos të them që ishin edhe shumë destruktive, në raport me ato procese politike. Megjithë atë propagandë që udhëhiqej nga partitë opozitare dhe vartësit tjerë të tyre, të gjithë ata së bashku u treguan të pafuqishëm dhe nuk patën mundësi të parandalojnë politikat qeverisëse të kryeministrit Albin Kurti, për të çuar guximshëm përpara platformën e re politike e cila mundësoi rikthimin e sovranitetit të Kosovës në Veri të Mitrovicës. Pra, çka i mundësoi më së shumti kryeminis
trit Albin Kurti dhe qeverisë së Kosovës, që të përfundojë sukseshëm mandatin e plotë qeverisës pothuajse pesë vjeçar? Më kryesoret prej të gjitha tjerave ishin parimet e drejta të udhëheqjes me shtet dhe këmbëngulja në mbrojtje të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, e cila u projektua me udhëzimet e aleatëve tanë Evro-Atlantik, që e Kosovën e definonte si shtet të lirë, demokratik dhe të pavarur. Por, me gjithatë atë bazament të kushtetutës dhe faktet tjera e së drejtës ndërkombëtare që ishin në anën tonë si shtet i pavarur, një pjesë e faktorit ndërkombëtar nuk i mori ato fare parasysh, duke kërkuar dhe insistuar nga kryeministri dhe qeveria e Kosovës, të shkelte mbi ato parime për shkak se ashtu e kërkonte Serbia e Vuqiqit.
Donin "koncisione të dhimbshme" kundër Kosovës apo siq u patë ba shprehi të thuhej nga opozita e jonë "Serbisë duhet dhënë diçka " Por, kryeministri Albin Kurti, nuk iu nënshtrua atyre presioneve që vinin së bashku nga tri drejtime: nga Serbia, një pjesë e faktorit ndërkombëtar dhe nga opozita e jonë destruktive.
Dhe kjo u patë pa shumë qartë në vazhdimësi përgjatë bisedimeve Kosovë-Serbi, kur emisarët politik të UE Borrel dhe Lajçak si lehtësues të bisedimeve, e patën marrë haptas (njëanshëm) anën e Serbisë, madje edhe atëherë kur Serbia kryente akte agresioni me karakter terrorist kundër integritetit territorial të Kosovës në Veri të Mitrovicës, me ç'rast ne mbrojtje të shtetit, u patë vra edhe rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, që sot është hero i shpallur i Kosovës. Dhe pyetja logjike që bëhej atëherë, ishte "Çka ndryshoi tek ndërkombëtarët në raport me Kosovën e Pavarur!? Ato sjellje te emisarëve të BE dhe të disa nga SHBA ndaj Kosovës, patën ngrit shumë pikëpyetje tek shqiptarët duke e parë kthesën e një pjese të faktorit ndërkombëtar si të çuditshme, politikisht si shumë të paqartë në raport me shtetësinë e Kosovës.
A duhej - sipas atyre emisarëve - që procesi politik i fqinjësisë së mirë të Kosovës me Serbinë të mbyllej me ndarjen e Mitrovicës së Veriut, ashtu siq ndodhi edhe me shënimin e kufirit me Malin e Zi kur u falen 8200 hektarë, apo edhe me disa koncesione tjera që iu patën bërë Maqedonisë së Veriut.., që me vonë u kuptuan të kenë qenë kushtet e tyre atyre shteteve për të njohur pavarësinë e Kosovës. Procesi politik i Kosovës - sipas emisarëve të BE dhe SHBA - duhej të mbyllej në të njëjtën mënyrë edhe me Serbinë.
Duke thanë "Ne i pranojmë ato marrëveshje për të cilat pajtohen palët në negociata.." dhe poashtu duke thënë, se ajo "marrëveshje" politike do të bënte të mundur njohjen reciproke si shtete në mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ishte shumë e qartë se ajo "njohje reciproke" s'mund të bëhej për shkak se Kosova e mbronte të drejtën e vet juridike ndërkombëtare, se s'mund të kontestohej dhe prekej territori sovran i Kosovës.
Por, Serbia për atë të ashtuquajtur "njohje reciproke" si këmbim e kërkonte Veriun e Mitrovicës, edhepse Kosova i patë bërë disa koncesioneve të dhimbshme që iu dhanë Serbisë, sikurse që ishte ajo me tokat e falura Manastirit ortodoks të Deçanit. Mirëpo, megjithë ato presione, Albin Kurti vazhdoi pa lekundshem të qeverisë me Kosovën dhe t'i mbroj interesat tona nacionale.
Sikurse që ishte ajo me tokat e falura Manastirit ortodoks të Deçanit. Mirëpo, megjithë atë presion të madh ndërkombëtar, Albin Kurti vazhdoi pa lekundshem të qeverisë me Kosovën dhe t'i dal në mbrojtje interesave tona nacionale.