Gëzuar lindjen e Diellit sot dhe edhe shumë shekuj që do të vijnë, shteti ynë Kosovë – Dardani

Opinione

Gëzuar lindjen e Diellit sot dhe edhe shumë shekuj që do të vijnë, shteti ynë Kosovë – Dardani

Nga: Sabahate Byci – Autore Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 15:46
Autorja Sabahate Byci

Diplomacia është kombinimi i një mjeshtërie të aftë politike dhe zotërimit gjuhësor, si dhe mirëkuptimit kulturor, që për qëllim e ka sigurimin e stabilitetit, po ashtu edhe prosperitetit, në një botë komplekse.

Është qëndrim i shfaqur përmes veprimeve.

Është aftësi e cila shprehimisht kërkon praktikë, duke vepruar me taktikë, mjeshtëri dhe zgjuarsi kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve të një realizimi të planifikuar, pa kaluar në monotoni dhe pa i mërzitur të tjerët, respektivisht askënd!

Andaj unë sot shumë u gëzova, përpos gëzimit të madh të FITORES së Republikës sonë, Kosovës Dardani, edhe për gjestin impozant dhe sjelljen fenomenale të z. Diplomat, Profesor Doktor Valon Murtezaj, i cili Kryeministrit tonë, z. Albin Kurti (VV), edhe për 4 vitet e ardhshme (Zoti e dhashtë edhe shumë vite të tjera në vazhdim, vetëm e vetëm për hatër të Shtetit tonë),

ia kishte uruar fitoren. 👏💐

Ja kështu veprojnë njerëzit intelektualë, kështu veprojnë diplomatët e vërtetë, duke u nisur nga vetë fakti se diplomacia është arti i moderimit, i kompromisit dhe i mbrojtjes pragmatike, domethënë duke u përqendruar në çështjen në fjalë dhe në veprimet praktike përkatëse të interesave në përgjithësi, pa dallim dhe pa marrë fare parasysh çfarëdo natyre qofshin ato!

Sepse praktika diplomatike është permanente dhe, në radhë të parë, duhet të jetë synim për gjetjen e zgjidhjeve paqësore të interesave në përgjithësi, pa dallim, përmes negociatave, me formulime të mençura, si dhe shpesh përmes gjuhës indirekte e të kultivuar, për të shmangur konfliktet dhe për të siguruar të mirën e përbashkët, me një rafinesë pothuajse filozofike, e cila si teorikisht ashtu edhe praktikisht eviton nxitjet dhe konfliktet e hapura!

Z. Profesor Doktor Valon Murtezaj, unë, një ish-bashkaktore komediane e Qumilit, Lecit dhe Cimes (këta dy të fundit u prehshin në qetësi në Parajsë, e Qumili na u bëftë më shumë se 100 vjet), po e marr gjithë guximin dhe po ju bëj një pyetje, të cilën shpesh ne e përdornim në rini në relacionin profesor–nxënës ose student. Ja pyetja ime:

– “Zotëri Profesor, a kryhet fakulteti me zor?”

Me këtë rast, unë po reagoj me një autopërgjigje:

“Fakulteti nuk kryhet me zor, përveçse me mund të madh e edhe me para në dorë!”

(Kështu kam drojë se vepron shumica e “politikanëve dhe politikaneve të diplomuar/a pas luftës”).?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat