Një tragjedi shqiptare që amerikanët e njihnin mirë...

Opinione

Një tragjedi shqiptare që amerikanët e njihnin mirë...

Ervina Toptani Nga Ervina Toptani Më 13 janar 2026 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

... 2 vjet e giysëm hetuesi në burgun e Tiranës (aty ku sot është m komisariati 3 i policisë, te rruga Mine Peza). Lidhur duarsh e këmbësh me zinxhirë, shpesh një zhinxhir në fyt të cilin ia tërhiqnin deri sa t'i binte të fikët nga asfiksimi. 

Rrahje barbare me mjete të forta e deri shufra hekuri, lidhje nga shpatullat e tërheqje nga këmbët për të shayer pjesën e brendshme të trupit, djegie e organeve gjenitale e sqetullave me çakmak, heqje e thonjve te gishterinjve te kembeve e duarve me pince, lënie në fuçi me ujë të ftohtë për 12 orë në temperatura nën 0 gradë, e të tjera e të tjera, për 2 vjet e giysëm rrjesht.

Këto janë disa prej torturave që ai ka treguar gjatë periudhës që i bënin hetuesinë. Ai, ishte një familjar i imi, të cilit nuk kam dëshirë t'ia publikoj emrin, me kërkesë të fëmijeve të tij, pasi ai vetë sot nuk jeton më. Nuk e ka duruar mëshirën kurrë e as keqardhjen. "Burrat vdesin në këmbë" - thoshte, e keshtu ndodhi në fakt të largohej nga kjo botë, ai burrë.

E akuzuan si bashkëpunëtor i amerikanëve dhe u denua me 25 vjet burg, te cilat i beri ne Spaç, Qafe Bari, Tirane. Por nuk e kishte menduar kurre se do të mund t'i mbijetonte hetuesisë ku kishte parë dhjetra djem nënash fatkeqe të jepnin jetën varur zinxhirëve e litarëve të birucave ku bënin hetuesinë.

Ai doli gjallë nga burgu sepse kur e dënuan ishte vetëm 26 vjeç. Disa vite pas hapjes së kufinjve shkoi në Amerike se gjithnjë kishte premtuar se nëse dilte gjallë nga burgu ca muaj do te donte të shkonte të shëtiste në token për të cilën pagoi

gjithe rininë, pa e shkelur asnjehere atë. 

Kur u kthye nga Amerika erdhi i zhgenjyer, i vrarë shpirterisht, me shume se më pare.

"Ata ishin të gjithë atje" - tha. Të paktën 3 prej atyre që më torturonin regullisht gjate hetuesise, bashkë me familjet e tyre, madje kishin dhe status te veçante. Ishin atje te lire e te pasur më shumë se ç'kanë qene ne Shaiperi. Amerika i shpërbleu si "fitues" kundër nazizmit e si vrases te shaiptarëve atdhedashës! E unë i pashë e qava si fëmi! 

Nuk munda dot t'i them asnje fjale teksa qendroja perballe njërit prej tyre, i cili as nuk më njohu. Unë isha dhe paskam mbetur i burgosuri i perjetshëm i absurdit perves të mendjeve te sëmura. 

Po pse duhet të dilja gjallë? Për të parë ketë gjë? 

Paskan qenë më të lumtur shokët e mi dë mbyllen sytë brenda qelive!"

Ai nuk u kthye me kurre ne Amerike, madje dhe ne disa vende të Europës kishte frikë te shkonte se ishte i sigurte që një pjese te mire te xhelateve do i shihte me zyra e kapardisur edhe atje. 

Por të paktën ai i mbylli syte duke e ditur e kuptuar te vertetën. Sa herë binte fjala per perendimin, qeshte e na thoshte: "a mendoni vërtet se do ia shihni hajrin më shumë sesa ia pamë ne?"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat