Misioni “Bordi i paqes” 2026 Deja-vu e ushtrimeve “Defender 2023” në Kosovë si vend nikoqir.!

Opinione

Misioni “Bordi i paqes” 2026 Deja-vu e ushtrimeve “Defender 2023” në Kosovë si vend nikoqir.!

Nga: Sabahate Byci Më: 27 prill 2026 Në ora: 07:07
Sabahate Byci

Defenderi 2023 nuk u realizua me Kosovën tonë si nikoqire e parë (organizimi në përgjithësi ishte anashkalim i nivelit të lartë politik!) megjithatë Kosova jonë Dardani ia arriti qëllimit në vitin 2025, por vetëm si pjesëmarrëse dhe nikoqire (“e dorës së dytë”?!) nën udhëheqjen t’Shqipërisë sonë Mëmëdhe 🦅

Megjithatë në t’shumtën e rasteve më e rëndësishme është që t’arrihet qëllimi me rezultatin e planifikuar pa marrë parasysh kur, sepse siç e dimë, më mirë vonë se kurrë.!

E mu për këtë unë personalisht e shtroj pyetjen;

-A thua ishte ky bashkimi shumë i dëshiruar, i ëndrrave shekullore që më në fund për ne shqiptarët kudo në botë u bë realitet?!

PO edhe JO! - JO edhe PO!

Pse po? - Sepse jemi një gjak - jemi një komb.

E pse Jo?! - Sepse jemi “rritur”, jemi bërë (tani për tani) dy shtete.!

Natyrisht se bashkimi me shumicën e bën fuqinë por dhe ndarja në vete matematikisht e ka “çmimin” e vet të rritjes së vlerës së sajë.!

Dhe në këtë kontest me më rëndësi të veçantë është edhe duhet të jetë që si nga afër ashtu dhe nga larg të ruajmë lidhjen njëgjakore si sytë e ballit çdo moment të së ardhmes sonë dhe të mos kultivojmë, aplikojmë apo të praktikojmë urrejtje dhe xhelozi shkatërruese në mes veti.!

Ndërsa - sa i përket nocionit Deja-vu! -,(dezhavy)-

Siç dihet fjala Deja-vu vjen nga gjuha frënge dhe e ka kuptimin e ndjenjës intensive të shkurtë me rastin e përjetimit të një situate të re në të njëjtën mënyrë, megjithëse një gjendje e tillë është fare e pamundur!

Është një iluzion i kujtesës, i jo funksionimit në një çast në trurin e njeriut që sinjalizon njohje pa qenë i pranishëm ndonjë kujtim.!

E edhe misioni “Bordi i paqes” në këtë vit - 2026 i formuar me iniciativën e të nderuarit respektivisht shumë të vlerësuarit (tim personal) Presidentit MAGA-SHBA 4547 Ztr. Donald John Trump ishte dhe është mision me ide sa fantastike po aq edhe fenomenale, veçanërisht për reputacionin e shtetit tonë Kosovën por JO enkas edhe sipas “dëshirës” së Europës-BE-jan me në të 5 shtetet si;

SPANJA - që kategorikisht e refuzon njohjen e shtetit tonë dhe në t’shumtën e rasteve bile as nuk i njeh dokumentet e Kosovës?!

GREQIA - që mban qëndrim neutral, porse ka marrëdhënie të mira me vendin tonë?!

QIPRO-ja e cila situatën e shtetit tonë e krahason me Qipron veriore?!

SLLOVAKIA - shtet i cili më tutje i mbetet “besnik” qëndrimit t’vet për mosnjohjen e Kosovës sonë shtet

RRUMANIA - nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për “hater të integritetit territorial” të Serbisë?!!!

Dhe përpos sfidave të panumërta e kundërshtimeve të llojllojshme si nga jashtë po ashtu dhe nga brenda shteti ynë Kosova Dardani po vazhdon rrugëtimin e tij turbulent dhe shumë të vështirë drejt forcimit të shtetformimit (i vështirë për punë të “përgëdheljes së Bashkimit Europian që po ia bën Serbisë veç për “hater” të rezolutës 1244?!) e cila në të shumtën e rasteve vendlindjen tonë po e obligon të veprojë konform “mbikëqyrjes” e sipas marrëveshjes bazuar në vendimin e lartëcekur të KB të vitit 1999!

E atyre që shpesh po propagandojnë se po largohen këta ushtarë apo ata ushtarë nga vendlindja jonë për ta shqetësuar e destabilizuar sigurinë e popullit, ja ku ju them unë se sot e njëqind vjet GABIM E KANË sepse pa u tërhequr prej funksionit të marrëveshjes së Kumanovës dhe e njëjta pa u zëvendësuar me ndonjë marrëveshje tjetër të re konform tërë situatës aktuale - ASNJË USHTAR I HUAJ NUK DO TA LËSHOJË KOSOVËN.!

Por edhe marrëveshjet e rangut të tillë Serbia s’do t’i pranojë bazuar në deklarimet e qet-A-Vuçiçit.?!

Serbia sikurse të gjithë e dimë nuk e njeh vendin tonë tashmë realitet si shtet edhe thotë se kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë (kështu vet duplikati i Millosheviqit fasho-çetniku-millosheviqian Vuçiçi) në lidhje me Kosovën tonë!

Po ashtu çdo marrëveshje në këtë kontekst do të jetë me kompleksitet dhe zgjatje zvarrë të kohës si dhe s’do të jetë e mundur se Serbia ka shumë borxh ndaj shtetit tonë Kosovë Dardanisë, qoftë financiarisht në lidhje me fondin e kontributit pensional invalidor qysh nga koha e ish-Jugosllavisë po ashtu edhe për shkak të shumë obligimeve financiare për shkatërrimet si objektive po ashtu edhe subjektive që i ka shkaktuar vendlindjes sonë gjatë luftës së fundit të shekullit 20 në Kosovë.?!

Shih për këtë do të kalojnë edhe shumë vite të tëra dhe vendlindja jonë do të jetë cak dhe vend kontributi i ushtarëve të nivelit ndërkombëtar si promovues të sigurisë dhe të mbrojtjes së LIRISË nisur nga vet fakti i situatës komplekse dhe e lidhur nyje si ai i Gordeonit!

Sipas mendimit tim “Bordi i paqes”, dy shtetet tona si Shqipërinë po ashtu edhe Kosovën i bëri dy trupa në një shpirt edhe i caktoi për misionin në Gaza!

Mbetet vetëm të eksplorojmë ose zbulojmë se sa edhe a i ka fjetur në hatër BE-jan me në të edhe 5 shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën si të pavarur - si shtet rasti i dërgimit të trupave ushtarakë të FSK-së sonë - siç e ceka më lartë në Gaza?!

Them se Jo.?!

Mirëpo si ashtu apo kështu FITORJA ËSHTË NË FAVOR TË KOSOVËS SONË me dërgimin e trupave tanë në Gaza qoftë si shtet i pavarur ose pse edhe jo e BASHKUAR ME SHQIPËRIN?!

P.S.

E flijimi për FITORE le t’i “etiketohet”;

Kryministrit Albin Kurti gjithnjë barazuar në fitoren e realizuar me “mish e shpirt” anipse edhe përmes “humbjes” dhe “etiketimit”

Flijimi apo “humbja personale” me rastin e skadimit të afatit në postin (tani për tani) të ish Presidentes VOS barazuar me FITORE të radhës për forcimin e shtetit tonë dhe avancimin e tij në arenën ndërkombëtare me ose pa “dëshirë” si dhe i konvenoi apo si konvenoi Bashkimit Europian faksimili i saj në dokumentin e “Bordit të Paqes”?!

Sepse nisur nga situata aktuale faktike - politike në Kosovën tonë Dardani, BE-jan kështu ashtu më nuk do ta ketë “partnere” VOS!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat