Ata të cilët vërtet shpërblehen me votën e lirë, kanë të drejtë të kenë qëndrime më të relaksuara dhe të hapura ndaj të gjithë atyre që mendojnë dhe veprojnë mbrapsht!
Atëherë, a kemi modele anarko-kapitaliste të mbjellura në vendin tonë, kur dihet se anarkizmi është duke funksionua si një model mendimi për të fekonduar mendjen dhe rritën e të korruptuarëve?
Kundërshtimi i sundimit të ligjeve shtetërore, në rastin tonë konkret, sjelljet e grupeve të partive politike të opozitës, janë stolisë me një emër të përbashkët, dhe ajo quhet anarki!
Kjo strategji e myktë është në shërbim të opozitës për të përshkruar ( kinse) një shtet shoqëror pa struktura hierarkike të pushtetit, një shpërfaqje të kaosit dhe një mungesë të autoritetit të përgjithshëm për politikën e shtetin dhe kombit tonë në Kosovë!
Opozita duket sikur të ishte një shtet (roje-nate), sepse funksionimin e shtetit dhe të qeverisë së Albin Kurtit, dëshiron që çdo kusht t’a reduktojnë në minimum, vetëm e vetëm për të ardhë në pushtet pa votën e sovranit. Pra jetojnë në një shtet, ku liria individuale për këta, nuk është në qendër të vëmendjes, ajo kundërshohet me të madhe, sepse nuk kanë qëllim të mirëfillt për të mbrojtë qytetarët nga dhuna, dhe për të mbrojtë shtetin nga korrupcioni, ndërsa më e keqja në këtë hallakamë të zorit, është minimizimi i suksesit të qeverisë ndaj armikut të jashtëm dhe të mbrendshëm, Serbisë!
Këtyre zotrinjëve dhe zonjave nuk u hyjnë në punë normat dhe strukturat e shtetit ligjor, sepse mendojnë se shteti janë vetë, përderisa duan të imponojnë me forcë një lloj lufte të intrigës dhe shantazhit ndaj fituesit të zgjedhjeve të njëpasnjëshme!
Qëllimi mbështes i kësaj bindjeje adreson shumë pyetje të cilat lidhen me mendimet e llojit të një anarkisti dhe mbështetësve multimiljarder, të cilët ua mbajnë pishën e ndezur në errësirë!
A nuk është kjo një luftë e turpshme për të krijuar një teori “kinse më të mirë për pushtet”, kur dihet se esenca është për të fituar mbështetje nga një publik i kufizuar me premtime të kohës kur ishin në pushtet?
Sipas Alexander Rüstow (shih veprën e tij të madhe klasike mbi qytetërimin perëndimor, “Liria dhe Dominimi” ekzistojnë dy lloje shtetesh:
– shteti pushtues, kur një popull pushton një tjetër, (pra atëhere kur ishim nën Serbinë) dhe shteti i sotëm vetëqeverisës qendror dhe lokal, kur populli ynë qeverisë vetëveten me votën e lirë!
Meqenëse ra fjala për sociologun dhe ekonomistin gjerman Alexander Rüstow (një nga arkitektët kryesorë për ekonominë sociale të tregut gjerman dhe ordoliberalizmit), ai ofron analiza shumë më të thella dhe të habitshme në veprën e tij kryesore. Ai analizon kritikën qytetëruese në historinë njerëzore që nga antikiteti e tutje, për të kuptuar se çfarë krijon liri, çfarë çon në shtypje, barbarizëm dhe abuzim me pushtetin. Një nga pikat e tij më të famshme nga ajo kohë është dallimi midis Spartës dhe Athinës. Ai argumenton se Sparta (me shtetin e saj ushtarak) përfaqëson një shoqëri të karakterizuar nga dominimi dhe mungesa e lirisë, përderisa për Athinën thekson se atje u hodhën themelet për idealet e lirisë dhe qytetërimit perëndimor. Ndërsa në rrugëtimin e tretë, Rüstow bënte një raport midis gabimeve të kapitalizmit të parregulluar (laissez-faire) dhe fuqisë shtrënguese të socializmit. Ai besonte se shteti kishte një detyrë të rëndësishme në përcaktimin e kornizës për tregun, dhe për mënyrën se si të shmanget formimi i monopoleve drejtë pasigurisë sociale për njerëzit!
A kemi monopole të pasurisë në shtetin tonë nga pronarë të dreqit dhe dhe t’birit?
Kam bindjen se për shtetin tonë është një rrezik potencial nga këto tendencat të rrezikshme të monopolit mbi pasurinë e shtetit, me pronarë të jashtëm dhe nga këta të mbrendëshmit e krerëve të plotfuqishëm, shefave të partive politike dhe grupeve mafioze ndërkombëtare të cilave askush nuk dëshiron të ua cekë emrin!