Pse disa miq të mi nga Shqipëria dhe disa komentues të publicistikës sime nga Kosova pak a shumë më thonë kështu: “Skënder, në Kosovë sot ka mosmirënjohje, ka mosrepekt dhe ka xhelozi e egoizëm të jashtëzakonshëm , të gjithë thonë unë… unë…unë, dhe të gjithë duan të jenë kryetarë, deputetë, komandanta,gjenerala, kryeministra e presidenta. Më thonë këtu në Durrës se po t’i thërrasësh e t’i ftosh kosovarët në kombëtaren e futbollit, ne BIG BROOTHER, po t’i ftosh në konkurse misesh , kënge e muzike , në emisioone opinionisti dhe sidomos po t’i ftosh në plazh me cmime akomodimi të lira, të gjithë “patriotët” e Kosovës vijnë”. Më thonë se si ka mundësi që Kosova e harroi atë kontribut të jashtëzakonshëm të dhënë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë dhe nuk mbështet të drejtat dhe liritë kombëtare të tyre”.
Gjithë jetës sime i jam përkushtuar Kosovës, sepse këtë edukatë na e kanë dhënë prindërit e mi; të cilët m’a kanë rrënjosur nacionalizmin dhe dashurinë për atdheun, Kosovën.Kam shkruar aq shumë për Kosovën , madje nga historia e lavdishme e saj në shekuj jam frymëzuar dhe kam shkruar dy Libra, atë “Triumfi i Kombit” dhe atë “Pesë Letra drejtuar Kombit”.Që në fëmijërinë e hershme , kur isha gjimnazist dhe ushtar në vitet 1974-1990, pra në kohën e diktaturës kam qenë revoltë kundër komunizmit në Shqipëri vetëm për faktin se Diktatura komuniste në Shqipëri nuk e kishte fare në projekt, as në edukatë dhe as si kauzë cështjen kombëtare, atë të bashkimit kombëtar.
E kam mbështetur fort Lëvizjen patriotike të shqiptarëve të Kosovës për Kosovën Republikë, kam mbështetur Lëvizjen kombëtare të udhëhequr nga Rugova, kam mbështetur unë dhe familja ime luftën clirimtare të UCK-së, por edhe jam mbështetës i politikës së Albin Kurtit për luftën kundër korrupsionit, atë për stabilitetin dhe konsolidimin e pavarësisë dhe të legjitimitetit, për sundimin e ligjit dhe për moslejimin e coptimit të Kosovës.
Por ajo që më shqetëson shumë sot dhe që është bërë shqetësim edhe për aleatët e mëdhenj të shqiptarëve është fakti i papërgjegjshmërisë së politikës kosovare, kryesisht të opozitës në Kosovë e cila nuk lejon por pengon dhe e mban Kosovën në krizë të vazhdueshme institucionale për interesa private politike e korrupsioni. Si dhe tjetra që më ka zhgënjyer shumë është fakti se si ka mundësi që edhe populli votues në Kosovë braktisi detyrimin demokratik e patriotik, braktisi dhe nuk mori pjesë shumica dërrmuese e tyre në zgjedhjet e 7 Qershorit 2026 për të bërë zgjidhjen dhe clirimin e shtetit e të demokracisë nga pengmarrja politike e korrupsionit dhe e politikës kundër interesit kombëtar?
Si ka mundësi që shqiptarët e Kosovës nuk protestuan sa dhe si duhet për mbrojtjen e trojeve që politika ua dhuroi Maqedonisë dhe Malit të Zi; si ka mundësi që në Kosovën shtet të pavarur paska pasur institucione paralele serbe, bankë të dinarit serb,targa serbe të makinave, Mitrovica e Veriut na paskësh qenë pastruar etnikisht nga shqiptarët?
Dhe pra si ka mundësi që votuesit në Kosovë nuk shkuan në votim për forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës me 7 Qershor 2026?
Vijnë nga Kosova në stadium në Shqipëri për të mbështetur futbollin,por akoma u bënë 13 ditë që në Shqipëri protestohet kundër shitjes së trojeve shqiptare, protestohet për mbrojtjen e thesareve dhe pasurive natyrore kombëtare dhe nuk ka në protestë përvecse shumë rrallë ndonjë nga Kosova, kur në pllaazh ka me mijra?
Ku është patriotizmi i juaj që e akuzonit dikur Shtetin Amë se nuk bën sa duhet për Kosovën , kurse sot ia keni kthyer shpinën Shqipërisë dhe e doni atë vetëm sa për të ardhur për pushime në det?
Pse jeni treguar dhe harruat mirënjohjen për Shqipërinë dhe nuk respektoni ata shqiptarë nga Shqipëria që kontribuan aq shumë për Kosovën , por ua hoqët edhe suplementin financiar të veteranit të UÇK-së?
Po u sjell në kujtesë edhe faktin se kur në Shqipëri u shëmb komunizmi nga protestat rinore, edhe atëhere ju nga Kosova ishit kundër atyre protestave , dhe i akuzonit refugjatët nga Shqipëria e asaj kohe se përse e tradhëtuat dhe pse ia rrëzuat bustin bacit Enver.