Në vitin 2026, politika e jashtme e SHBA-së po zhvillohet brenda një konteksti tejet të komplikuar ndërkombëtar, i shënuar nga luftërat, rivalitetet e fuqive të mëdha, kriza e multilateralizmit dhe transformimi i rendit botëror. Shtetet e Bashkuara mbeten një nga fuqitë kryesore në botë dhe kërkojnë të ruajnë udhëheqjen e tyre ndërkombëtare, interesat strategjike dhe ndikimin politik, ekonomik dhe ushtarak. Parimi kryesor i politikës amerikane është "Amerika e Para". Kjo do të thotë që vendimet e Uashingtonit duhet të mbrojnë kryesisht interesat kombëtare amerikane. Prandaj politika e jashtme është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare, ekonominë, tregtinë ndërkombëtare, energjinë, teknologjinë dhe mbrojtjen.
Diplomacia amerikane dhe barazpeshimi i fuqisë
Diplomacia e tanishme amerikane i kushton rëndësi të madhe barazpeshimit të fuqisë. Uashingtoni i konsideron aftësitë ushtarake, fuqinë ekonomike, sanksionet, dhe ndikimin diplomatik si instrumente për mbrojtjen e interesave vetanake. Megjithatë, fuqia nuk e zëvendëson diplomacinë, Shtetet e Bashkuara gjithashtu përdorin mjete të tjera veprimi si negociata, kontakte të drejtpërdrejta, ndërmjetësime, aleanca dhe diskutime dypalëshe për të provuar që ti zgjidhin krizat. Prandaj mund të flasim për një diplomaci që i kombinon presionin dhe bisedimet për të ushtruar presion mbi kundërshtarët, duke lënë të hapur mundësinë për marrëveshje.
Marrëdhëniet me Rusinë
Rusia akoma paraqet një problem të madh strategjik për Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Uashingtoni kërkon të ruajë presionin mbi Moskën, dhe gjithashtu eksploron mundësitë për negociata dhe një zgjidhje politike të konfliktit. Diplomacia amerikane duhet të gjejë një barazpeshë midis parandalimit, mbështetjes për aleatët, sanksioneve ekonomike dhe përpjekjeve për zgjidhje diplomatike.
Lindja e Mesme
Lindja e Mesme mbetet gjithashtu një përparësi e politikës së jashtme amerikane. Këtu janë aktuale konfliktet rajonale, marrëdhëniet me Izraelin, me Iranin, me shtetet arabe dhe çështja e sigurisë energjetike, këto qështje Uashingtonit i japin rol tejet të rëndësishëm. Diplomacia amerikane kërkon të parandalojë përshkallëzimin rajonal që mund ta shkaktojë një konflikt shumë më të gjerë. Ajo gjithashtu duhet të mbrojë interesat amerikane dhe rrjedhën ndërkombëtare të energjisë dhe tregtisë.
Kina konkurrencë strategjike për SHBA-të
Kina përfaqëson sfidë kryesore strategjike për Shtetet e Bashkuara. Këto dy shtete ballafaqohen me konkurencë të vazhdueshme në ekonomi, në teknologjitë e reja, në tregti, në inteligjencë artificiale, në zinxhirët e furnizimit, ndikimin diplomatik dhe në fuqinë ushtarake. Prandaj, Uashingtoni kërkon të përballojë rreziqe të caktuara kineze, duke shmangur një përballje të drejtpërdrejtë midis dy fuqive të mëdha. Përskaj politikës së konkurrencës strategjike, SHBA-të insistojnë edhe në dialogun me Kinën , pasi SHBA-të dhe Kina mbeten të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe ndërkombëtarisht.
Cilat janë marrëdhëniet e SHBA-ve me Evropën dhe NATO-n
Për SHBA-të marrëdhëniet me Evropën dhe NATO-n mbeten themelore. NATO ende mbetet një element thelbësor i sigurisë transatlantike. Megjithatë, SHBA-të po kërkojnë gjithnjë e më shumë që evropianët të marrin përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të rrisin aftësitë e tyre ushtarake. Kjo situatë i inkurajon evropianët të zhvillojnë autonomi strategjike, domethënë aftësinë e Evropës për të vepruar më në mënyrë të pavarur në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Multilateralizmi
Diplomacia amerikane në vitin 2026 ngre gjithashtu një pyetje të rëndësishme në lidhje me multilateralizmin. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të marrin pjesë në institucione të mëdha ndërkombëtare, por Uashingtoni shpesh përparsi u Jep negociatave dhe marrëveshjeve të drejtpërdrejta që përputhen qartë me interesat amerikane. Kjo krijon tension midis dy vizioneve si multilateralizmi, i bazuar në bashkëpunimin midis disa shteteve, bilateralizmi dhe negociatave të drejtpërdrejta, të cilat u lejojnë Shteteve të Bashkuara të ushtrojnë ndikimin e tyre më lehtë.
Bilateralizmi
Bilateralizmi i SHBA-së në vitin 2026 bazohet në marrëdhënie të drejtpërdrejta midis SHBA-ve dhe shteteve individuale. Thekse kryesore janë interesi kombëtar, siguria, tregtia, tarifat, partneritetet strategjike, mbrojtja dhe reciprociteti. Amerika në mardhëniet dypalëshe kërkon rezultate konkrete përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta dhe bisedimeve të forta me secilin vend.
Në vitin 2026, Shtetet e Bashkuara pritet të ndjekin një politikë të jashtme më pragmatike dhe strategjike.
E njejta do të përqendrohet kryesisht në mbrojtjen e interesave kombëtare të SHBA-së, forcimin e ndikimit të saj global dhe negocimin e drejtpërdrejtë me fuqitë e tjera të mëdha. Diplomacia amerikane në vitin 2026 ka të ngjarë të jetë e fortë, pragmatike,dhe e bazuar në interesa.