Nëse LDK zgjidh krizën në Kosovë, kjo do të shënohet si fitorja më e madhe politike e saj

Opinione

Nëse LDK zgjidh krizën në Kosovë, kjo do të shënohet si fitorja më e madhe politike e saj

Nga: Skënder Kapiti Më: 2 shtator 2026 Në ora: 18:52
Skënder Kapiti

Kosova ka kohë që është në krizë institucionale dhe kjo krejtësisht është “meritë” që i hipotekohet opozitës PDK, LDK dhe AAK. Dihet se LVV-së, pavarësisht se populli ia ka besuar votën si partisë kryesore, ligji demokratik nuk ia lejon dhe nuk ia mundëson që të formojë e vetme institucionet, pa votën edhe të deputetëve të tjerë, të partive të tjera.

Dhe më e arsyeshmja, më e pritshmja dhe më e duhura do të ishte mbështetja dhe që zgjidhja e kësaj krize të vinte nga LDK-ja, pasi ajo e ka si traditë dhe pasuri politike tolerancën, urtësinë dhe kapacitetin intelektual për konsensus në të mirë të Kosovës.

Është koha që të reflektojnë ata 6 deputetë që janë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut, i cili plotëson të gjitha kriteret për President. Është mirë që edhe këta të 6-të ta votojnë, pasi në të kundërt kjo do t’ua shënojë atyre epitetin si deputetë hipokritë, arrogantë, të cilët sot janë jo vetëm kundër LDK-së, por edhe kundër interesit të përgjithshëm dhe kundër atij kombëtar.

Nuk është mirë që këta deputetë ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme, sepse kjo do të ishte dëm i madh politik për Kosovën dhe për imazhin e saj. Ta mendojnë mirë se një krizë tjetër në Kosovë do të ishte aq shumë e dëshirueshme për Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat