Pse opozita është e zhytur në këtë fundin e këtij pusi të ndotur?
Kush tjetër përpos “super mentalitetit” të tyre , i ka përulë në këtë batak?
Kush është i interesuar me ndihmue këta “miq” të Grenellit, përpos vetë Grenellit i cili është i gatshëm të’ua zgjatë dorën e shpëtimit, por në këmbim të coptimit të vendit?
Ndonëse, kjo është një akuzë e rëndë, faktet që flasin, të t’merrojnë dhe vërtetojnë këtë gjendje të robit në pritje për pushtet vazal!
Dëshiroj të jem gabim, por pyetja është ; pse nuk patën asnjëherë kohë, që të reflektojnë ndaj gabimeve për kohën kur ishin në pushtet dhe gabimet të cilat e rënduan shtetin dhe kombin tonë?
Pse edhe sot ndjehen të pa gabueshëm dhe të “bindur” se vetëm këta ishin, dhe janë ata që duhet të udhëheqin shtetin?
Prej se u rrokullisën aty ku janë, lëvizjet e tyre politike ishin dhe mbetën jashtë çdo roli që duhej të kishte një opozitë e mirëfillt për të mirën e shtetit!
Ëndrrat për t’u kthye në pushtet me çdo kusht, ( edhe pa votën e qytetarit) zbulojnë sikletin e tyre të përhershëm, përderisa e kundërshtojnë me të madhe ligjin për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme! Pra, jetojnë me nga një lepur në bark, por edhe me bisht të nxënë nga derë e rëndë, prandaj dhe nuk lëvizin dot nga bataku, ndërsa me detyrat e opozitës mirren miqtë e Serbisë!
Pra, janë duke kërkue me çdo kusht përshtatjen e të gjitha ëndrrave dhe dëshirave të kohës kur ishin në pushtet pa kurrfarë konkurence pozitive ndaj Albin Kurtit?