Me 20.09.2026 filluan disa (ish) fytyra të partive politike opozitare të Vendlindjes sonë që të „flasin mirë“ për ne diasporën.!
(Më në fund disa persona nga opozita e Shtetit tonë Kosovë Dardanisë filluan ta akceptojnë „fajin“ e sjelljeve të tyre n’lidhje me deklarimet edhe kritikat absurde si dhe banale për diasporën!)
DALNGADAL PO VJEN PERIUDHA KOHORE; - „MEA CULPA“! Latinisht - „FAJI IM“!
Çfarë befasie e papritur.!
O Zot, a është e vërtetë që filloi „pranimi i fajit“?!
Më në fund, pas shumë e shumë t’thash e thënave të pandalura dhe kritikave naive idioteske, sikurse e ceka më lartë, nga disa opozitarë e anal-ista që nuk patën lënë dhe ende s’po lënë gjë pa thënë për diasporën, disa nga ta veçse filluan të zgjohen nga kllapimi (apo kllapia) e mobingut!
Sikurse thanë menjëherë pas votimeve në zgjedhjet e fundit të Shtetit tonë Kosovës, citati:
„Diaspora votoi kryesisht bazuar në emocione ose informacione të largëta, pa pasur qasje reale se si jetohet përditë ekonomikisht dhe socialisht në Kosovë“, mbyllje e citatit!?!
(Formulim origjinal huazuar nga të dhënat zyrtare.)
Me këtë rast sojit të këtyre far opozitarëve edhe anal-istave iu duhet shtruar pyetja;
-Se mos t’njëjtit vuajnë nga humbja e plotë apo e pjesëshme e kujtesës për faktin, siç pretendojnë ata vetë, se qasjet e përditshme ekonomike t’cilat „socialisht“ e përcaktojnë realitetin n’Vendlindjen tonë, vendi e dheu ku si atyre ashtu edhe neve, njëlloj na ka kërcitur koka në të, apo mos ndoshta që moti e kanë humbur vetëdijen e aftësinë e reflektimit dhe të kuptimit për vetveten, bashkë me njohjen edhe vlerësimin nga të tjerët, dy aspekte këto të rëndësishme, po ashtu dy shtylla themelore kryesore të identitetit e të psikologjisë njerëzore.?!
Shih për këtë, papritmas, pak pas ngjarjes voluminoze në lidhje me rastin e verdiktit të gjykimit tashmë veç të njohur katër të akuzuarve në DHSGJK në Hagë, menjëherë pasuan disa lavdata për diasporën për të cilën deri dje thanë; (n’zhargon popullor)
-Se na nuk kemi lidhje me gjendjen reale sociale edhe ekonomike sepse s’jetojmë në vendlindje?!!!
Këso frazash i kam dëgjuar edhe unë vetë nga kolegët vendas të mi Shkrimtarë në takime të ndryshme Letrare edhe atë në forma sarkastike?
Takime në të cilat shyqyr Zotit më s’po marr pjesë, sepse kohëve të fundit, si e kam vërejtur çdokund, po kundërmon një erë brishtë „tradhtie gjenerale“.?!
Të them të vërtetën, unë si mërgimtare gati që 35 vite në Gjermani, jam ngopur me;
-Hajt se ju s’keni lidhje - ju nuk jetoni këtu!
-Ju nuk mundeni me ditë ma mirë se na që jemi këtu, se ju jeni largë! (permanent!)
Përderisa deklarata sugjestive e personit opozitar që kishte thënë;
-„Nga ditët e luftës deri te protestat kundër vendimeve të Hagës, diaspora është me UÇK-në“!
Është një FAKT I VËRTETË, por jo tërësisht!
Do të thotë nga ditët e luftës;
PO ME UÇK-NË.
(Kështu mendimi im personal.) por
Kundër vendimeve të Hagës;
-JO.
Sepse;
LKE JO - POR LKED - që thotë;
LIRIA KA EMËRIN DREJTËSI!
Falë Zotit të madh që drejtësia nuk lejon kriminalitet, përpos së gjithash, drejtësia nuk toleron „ramje“ të çfarëdo lloji qofshin ato që për qëllim e kanë „ngritjen“ egoiste e të imponuar me brutalitet të paparë deri në eliminim.!
Me këtë rast, gjithsesi më duhet të them se sikur unë po ashtu edhe shumë e shumë mërgimtarë të tjerë, anipse s’kemi qenë e s’jemi trupërisht në Vendlindje, gjithmonë jemi në vendin e sofrës sonë, po qe se me asgjë tjetër, atëherë me ndihmat financiare për familjarët tanë, ashtu sikur kemi qenë edhe për mobilizimin e UÇK-së.!
Si sot më kujtohet që unë vetë me 24 Mars të vitit 1999, mbrëmjen kur forcat e NATO-s e bombarduan Serbinë për ta mbrojtur e shpëtuar popullin tonë të gjorë Shqiptar nga gjenocidi fashoqetmillosheviqian, dy persona (burra) i ranë ziles së banesës ku jetoja dhe menjëherë kur mora vesh se po kërkonin ndihma për mobilizim ushtarak të UÇK-së, qel e mbyllë sytë nga dritarja e korridorit iu gjuajta 2000 Marka Gjermane (2 copa nga një mijë).
Me këtë rast, nëse personat në fjalë, të cilët atëkohë e patën organizuar mbledhjen e të hollave në natën e 24 Marsit 1999, e lexojnë këtë opinion timin, atyre duhet e do t’iu bie ndërmend ndihma për Kosovën time. Zoti e bekoftë 🙏
Andaj, si unë që pata kontribuar me forcën (financiare) që e pata për Kosovën tonë, po ashtu dhe mijëra e mijëra Shqiptarë të tjerë e kanë dhënë, besa, edhe paranë e fundit (ma merr mendja), sepse nëse kemi qenë dhe jemi largë - ne gjithnjë në zemrën e në shpirtin tonë;
SI THESARË E MBAJMË EDHE E RUAJMË ME FANATIZËM T‘FORTË PESHËN E GURIT TË VENDLINDJES SONË TË SHTRRENJËT TË KOSOVËS DARDANISË 🦅
P.S.
Aq sa Vendlindja është „e juaja“ sepse ju jetoni aty, po aq është edhe e jona anpse ne jetojmë këtu.!
POSHTË HAJNAT E TRADHTARËT 👎
RRNOFTË VENDLINDJA E IME SHTETI YNË KOSOVA DARDANI 🦅
Sabahate Byci Autore
21.09.2026 e Hënë 07:47h
Gjermani