Besoj se të gjithë e dimë termin matrapaz, i cili, si asnjë term tjetër, do të ishte adekuat për KMISHER-en, me kundërmim të brishtë prej mashtruesit manipulativ e spekulant!
Prandaj, bazuar në zhvillimet dhe ngjarjet aktuale që, fatkeqësisht, po ndodhin në mëmëdheun tonë, përkatësisht në mëmëdheun e Shqiptarisë botërisht, do të thotë në Shqipëri, me një kujdes të veçantë e marr në konsideratë thënien latine:
„Duobus litigantibus tertius gaudet“!
Do të thotë:
„Kur dy vetë grinden, gëzohet i treti“!
Në kuptimin e gjerë politik, kjo do të thotë se një vëzhgues i papërfshirë, kundërshtar apo një palë e tretë, në këtë rast, PËRFITON!
Ky parim, me origjinë latine, daton që nga traditat e lashta ligjore, sipas të cilit fare thjesht mund të konkludohet se pala e papërfshirë, në fund të fundit, është ajo e cila më së shumti i gëzohet avantazhit të shkaktuar nga mosmarrëveshjet!
Në këto çaste të vështira në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, ruajtja e qetësisë nga tensioni, si dhe trazirat shoqërore, për moseskalim të mëtejshëm, do të ishte, besa edhe është, njëri ndër kontributet më të mëdha dhe më të vlefshme që dikush do të mundet t’ia japë vendlindjes, kur e njëjta (pra, vendlindja) e gjorë, e strukur në vete, po VUAN DHE VAJTON SE S’KA KUSH T’I DALË ZOT!
Shqipëria assesi nuk e meriton të „shpëtohet“ nga të huajt! Sepse mëmëdheu ynë i gjithë Shqiptarisë është pjesë në vete, me të gjitha pjesëzat shqiptare përreth saj, po ashtu aspak NUK KA NEVOJË që, përmes „ndihmës“ së „RUAJTJES NGA VETVETJA“, të ndahet, siç u ka ënda TË HUAJVE TË JASHTËM!
Për hatër të dashurisë ndaj atdheut, lejoni ndërgjegjen të „komandojë“ me ju, akterë të shqetësuar e pjesë