Që nga themelimi i Dhomave të specializuara, nuk kanë pushuar pyetjet dhe kritikat në opinion se, pse u formua Gjykata Speciale me seli në Hagë dhe me staf profesional ndërkombëtar, e jo një Gjykatë Speciale në Kosovë.
Që në fillim dua të theksoj se, faktori ndërkombëtar, sidomos shtetet që ndihmuan në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, i kanë patur të gjitha informacionet e nevojshme nga shërbimet e tyre të intelegjencës, përfshirë edhe NATO-n, se Kosova që nga paslufta ka qenë e qeverisur nga struktura të organizuara kriminale nën petkun e politikanëve.
Ashtu siç ndodh edhe me shumë shtete nëpër botë, faktori ndërkombëtar, sidomos SHBA-të, për shkak sigurisë dhe stabilitetit në një shtet, preferojnë këto struktura të korruptuara dhe të lidhura me krimin e organizuar të qëndrojnë në pushtet, sepse përmes shantazhve dhe dosjeve inkriminuese, ata bëhen të dëgjueshëm, të nënshtruar dhe i zbatojnë urdhërat e tyre, duke e mbajtur situatën nën kontrollë, deri në momentin kur atyre nuk iu duhen më.
Këto struktura parapolitike, që sot janë në opozitë, i kanë kontrolluar të gjitha institucionet relevante shtetërore të Kosovës, duke përfshirë policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin, dhe jo vetëm, që vet këta me Pronto mafinë i kanë vendosur nëpër ato poste, për t’ua mbrojtur krimet dhe korrupsionin. BE-ja dhe SHBA-të nuk kanë patur besim në drejtësinë e Kosovës, të cilën e kanë konsideruar të kapur dhe të kalbur, prandaj, për t’a ruajtur integritetin e proçesit gjyqësor, garantuar sigurinë dhe identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe familiarëve të tyre, si dhe integritetin e proçesit gjyqësor, ndërkombëtarët kanë insistuar në formimin e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë me prokuror dhe gjyqtar ndërkombëtar me përvojë, profesionistë, të paanshëm që respektojnë dhe zbatojnë ligjin dhe që garantojnë një proçes të drejtë dhe kredibil.
Politikanët e PAN-it, OVL-UÇK-ës, avokat të ndryshëm dhe media mercenare nëpër emisione debative televizive, vazhdimisht e kanë kritikuar proçesin gjyqësor si proçes jo të drejtë dhe jotransparent. Shtrohet pyetja se, a qëndrojnë këto kritika !? Konsideroj se janë të egzagjeruara dhe tendencioze, që për qëllim kanë denigrimin e proçesit gjyqësor dhe punën e gjyqtarëve, për t’a arsyetuar apriori fajsinë e të akuzuarve. Është fakt juridik që proçeset gjyqësore duhet të jenë të hapura për publikun, mirëpo, po ashtu, shumë shpesh, me kërkesë të mbrojtjes, prokurorëve ose gjyqtarëve, ndodh që proçeset gjyqësore të jenë të mbyllura për publikun, sepse këte e kërkon vet natyra dhe problematika e shqyrtimit. Këto janë raste, përveç tjerash, kur duhet të pengohet rrjedhja e informacioneve të klasifikuara, për mbrojtjen e dëshmitarëve, për mbrojtjen e kredibilitetit të proçesit gjyqësor, e tj. Edhe shkeljet e lirive dhe të drejtave të akuzuarve dhe procedurës penale në dëmë të akuzuarve, po ashtu mund të prodhojnë proçes jo të drejtë gjyqësor.
Mirëpo, jotransparenca dhe proçes jo i drejtë gjyqësor, nuk është vetëm kaq, sepse këte e garantonë hierarkija dhe subordonimi në sistemin e drejtësisë, respektivisht proçesi gjyqësor fillon në shkallën e parë, vazhdon në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën Supreme dhe në fund në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë. Pikërisht ky subordinim i gjykatave, siguron transparencën dhe garanton proçesin e drejtë gjyqësor, sepse, nëse ka patur proçes jo të drejtë dhe jotransparent në shkallën e parë, atëherë gjykata e Apelit, Supremja dhe ajo Kushtetuese i mbrojnë dhe i garantonë këto dy parime. Këtu duhet shtuar edhe rolin e Avokatit të Popullit në suaza të Dhomave të Specializuara, i cili ka rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave të akuzuarve.
Duke u nisur nga fakti se Dhomat e Specializuara janë themeluar me insistimin e shteteve mike të Kosovës, BE-së dhe SHBA-ve, për të cilat PAN-i ndër vitë është thirrur në ruajtjen e raporteve dhe miqësisë, duke e kritikuar kryeministrin Kurti se po i prishë raportet me t’a, personalisht dua të besoj se Dhomat e Specializuara janë të vendosura t’a ruajnë dhe mbrojnë pavarsinë e Gjykatës Speciale dhe kredibilitetin e proçesit gjyqësor, duke i aplikuar standardet më të larta ndërkombëtare në zbatimin e ligjit për një proçes të drejtë dhe pa ndikime politike.
Pa marrë parasysh se çfar Aktgjykimi të formës së prerë do të ketë në fund të këtij proçesi gjyqësor, fajsues apo shfajsues, personalisht jam i bindur se Dhomat e Specializuara do t’a mbrojnë më shumë dhe më mirë UÇK-ën se sa PAN-i dhe OVL-UÇK-ët, të cilat gjithnjë janë thirrë në UÇK-ën, e me gjithë ate, e kanë keqpëdor duke shkelë mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, sepse u zhytën në korrupsion dhe krim të organizuar. Qëllimi parësor i Gjykatës Speciale është të pastrohet lufta e UÇK-ës nga individët që kanë keqpërdor uniformën dhe autoritetin e dhunshëm për të arritur në pushtet. Kështu edhe ndodhi, sepse, edhe përkundër faktit se Kosova kishte një president, Ibrahim Rugovën dhe Qeverinë në ekzil të zgjedhur me votën e lirë të popullit para luftës, Shtabi i Rognerit, që luante rolin fiktiv të Shtabit të Përgjithshëm, menjëherë pas çlirimit, nuk e respektoi, por e injoroi këtë vullnet të popullit, formoi Qeverinë e përkohshme duke e grabitur pushtetin.
Në këto rrethana, do të kisha shtruar pyetjen se, a do të mund të paramendonim se çfar drejtësie do të kishte patur, sikur Dhomat e Specializuara të ishin formuar me seli në Kosovë dhe me prokuror dhe gjyqtarë vendor, ku ende dominojnë kuadrot e strukturave të Pronto mafijës ?!
PS.
Që nga fillimi kam shkruar, dhe kategorikisht kam qenë kundër kësaj gjykate, për faktin se është gjykatë një etnike, ku në bankën e të akuzuarve janë vetëm shqiptarët e jo edhe serbët që kanë kryer masakra ndaj popullatës civile shqiptare. Mirëpo kështu kanë vendosur deputetët dhe politikanët e papërgjegjshëm, të shantazhuar dhe të korruptuar, duke mos insistuar edhe në procesuimin e krimeve të kriminelëve serb.