Në rastin e zgjedhjeve lokale 2025-2026 nuk ka vend për triumfalizëm në AKI

Opinione

Në rastin e zgjedhjeve lokale 2025-2026 nuk ka vend për triumfalizëm në AKI

Nga: Ejup Berisha Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 09:44
Ejup Berisha

Javën e kaluar, në Brvenicë të Tetovës u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. Fitoi Arkin Jahii, i mbështetur nga koalicioni AKI. Ky koalicion këtë fitore e festoi me një ndjenjë të madhe triumfalizmi, megjithëse rezultatet e zgjedhjeve lokale e kundërshtojnë këtë triumfalizëm të AKI-së. Pra rezultati i Zgjedhjeve lokale 2025-2026 rezultatet VLEN-AKI 10 me 6

A ju kujtohet një këngë nga këngëtari kosovar Sinan Vlasaliu 8 në 2? Edhe në realitetin e fitores në zgjedhjet lokale, këtu në vendin tonë ekziston një këngë që duhet t'u këndohet përfaqësuesve të koalicionit AKI, dhe ajo është: Ngadalë e ngadalë sepse Vlen është një koxha djalë -subjekt politik i cili në zgjedhjet lokale, luajti me ty, o AKI, dhe të fitoi 10 me 6. 

Pra, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lokale VLEN - AKI është si kënga e Sinanit 8 me 2.

A ka bazë triumfalizmi i AKI-së në Brvenicë?

Ky është një argument i rëndësishëm që e thellon më tej kontradiktën politike atje. E kamë fjalën për triumfalizmin pas fitores së AKI-së në ditën e Dielë më 1 nëntorë të vitit 2026.

Nëse rezultati i zgjedhjeve lokale në vitin 2025 analizohet në terma të përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe rezultateve të subjekteve që festojnë sot, atëherë lind një pyetje legjitime. A është kjo një fitore e vërtetë politike apo një triumfalizëm që nuk përkon me realitetin e rezultateve të zgjedhjeve?

Duhet bërë një dallim midis fitores së një kandidati në një komunë dhe ekuilibrit të përgjithshëm politik të një subjekti apo kampi politik.

Kjo e bën triumfalizmin e AKI-së jashtëzakonisht të panevojshëm.

Në fakt, paradoksi politik qëndron në tre çështje kryesore.

Mospërputhja midis festimit dhe realitetit zgjedhor, rezultati i zgjedhjeve lokale në vitin 2025 duhet të lexohet në tërësinë e tij, dhe jo vetëm përmes fitores lokale.

Instrumentalizimi i hartës kombëtare: identiteti kombëtar nuk mund të përdoret sipas nevojave të momentit, por vetëm për mobilizim dhe përfitime politike.

Në mungesë të qëndrueshmërisë historike, ata që përdorin retorikën kombëtare sot duhet të përballen edhe me qëndrimet dhe vendimet e tyre politike në vitin 2001. Së fundmi, lind një pyetje themelore:

A është kjo një fitore politike që meriton të festohet me triumfalizëm, apo një përpjekje për ta paraqitur rezultatin lokal si një fitore kombëtare?

Sepse interesi kombëtar nuk matet me festimet pas zgjedhjeve, por me përgjegjësinë politike, qëndrueshmërinë dhe rezultatet konkrete në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat