Botërori që nis pas një muaji do të zhvillohet pa tifozë

Skijim

Botërori që nis pas një muaji do të zhvillohet pa tifozë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:12
Botërori që nis pas një muaji do të zhvillohet pa tifozë

Kampionati Botëror i Skive, që nis më 8 shkurt në Cortina (Itali) do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve. Vendimi është marrë nga organizatorët e këtij eventi si pasojë e pandemisë Covid-19.

Për sa i përket eventit më të rëndësishëm të dëborës për sezonin 2020-2021, ai do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, për sa i përket zbatimit të protokollit shëndetësor.

Tamponi do të kryhet kur sportistët të mbërrijnë, para garës dhe pas përfundimit të saj. Jo vetëm kaq, por do të kryhen edhe teste të shpejta, ndërkohë që sportistët nuk do të lejohet të lëvizin nga hoteli, veçse për stërvitje.

Fillimisht u mendua se botërori do të shtyhej vitin tjetër, por Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS-SKI) vendosi të mbulojë një pjesë të shpenzimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat