Shiffrin shënon fitoren e 45-të në sllallom! Gut Behrami kryeson renditjen e përgjithshme 

Skijim

Shiffrin shënon fitoren e 45-të në sllallom! Gut Behrami kryeson renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:54
Shiffrin shënon fitoren e 45-të në sllallom, foto Reuters

Skiatorja amerikane, Miakela Shiffrin, është specialiste e disiplinës së sllallomit. 

Ajo sot ka shënuar fitoren e 45-të në këtë disiplinë në karrierën e saj. 

Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:44,28 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Jasna të Sllovakisë. 

Sllovakja Petra Vlhova renditet në vend të dytë por me kohë më të dobët për 34 qindtat se fituesja e garës apo me kohë me të mirë për 18 qindtat se pozita e tretë, zvicerania Wendy Holdener. 

Në renditjen e sllallomit Vlhova kryeson me 400 pikë, pasojnë Liensberger 360, Shiffrin 335, Gisin 330 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Lara Gut Behrami, udhëheq me 1227, e përcjellur nga Vlhova 1120, Gisin 937, Bassano 790 pikë etj.

Rezultatet 
 1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:44,28
2. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,34
3. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,52
4. Katharina Liensberger (Austria)    +1,42
5. Michelle Gisin (Zvicra)    +2,24
6. Ana Bucik (Sllovenia)    +3,07
7. Martina Peterlini (Italia)    +3,32
8. Martina Dubovska (Çekia)    +3,54
9. Andreja Slokar (Sllovenia)    +3,55
10. Laurence St-Germain  (Kanada)    +3,59

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat