Francezi më i mirë në sllallom! Pinturault +31 pikë para Odermattit

Skijim

Francezi më i mirë në sllallom! Pinturault +31 pikë para Odermattit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:05
Clement Noel

Skiatori francez Clement Noel ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Noel ishte më i mirë në dy rrëshqitje dhe ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:47,51 minuta apo me kohën më të mirë për 62 qindtat se pozita e dytë, bashkëkombësi i tij Victor Muffat-Jeandet. 

Zvicerani Ramon Zenhausern renditet i treti me kohë më të mirë për 19 qindtat se bashkëkombësi i tij, Loic Meillard.

Në renditjen e përgjithshme Pinturault udhëheq me 1100 pikë apo ka 31 më shumë se Odermatt.

Pas garës së sotme në renditjen e sllallomit, austriaku Marco Schwarz kryeson me 625 pikë, i dyti është Zenhauesern me 503 pikë etj. 

Renditja e përgjithshme 
1. Alexis Pinturault (Franca) 1100 
2. Marco Odermatt (Zvicra) 1069 
3. Loïc Meillard (Zvicra) 760 

Renditja në sllallom 
1. Marco Schwarz (Austria) 625 
2. Ramon Zenhäusern (Zvicra) 503
3. Clement Noel (Franca) 473 

Renditja
1. Clement Noel (Franca)    1:47,51
2. Victor Muffat-Jeandet (Franca)    +0,62
3. Ramon Zenhausern (Zvicra) +0,71
4. Loic Meillard (Zvicra)    +0,90
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1,02
6. Manuel Feller (Austria)    +1,18
7. Marco Schwarz (Austria)    +1,69
8. Alex Vinatzer (Italia)    +1,81
9. Fabio Gstrein (Austria)    +1,87
10. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    +2,10

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat