Drin Kokaj ka shënuar rezultatin më të mirë në karrierën e tij

Skijim

Drin Kokaj ka shënuar rezultatin më të mirë në karrierën e tij

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:13
Drin Kokaj ka shënuar rezultatin më të mirë në karrierën e tij

Drin Kokaj ka shënuar rezultatin më të mirë në karrierën e tij në garat e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).

Skitari ynë, Shpresë Olimpike 2022, përmbushi një nga pesë kriteret e nevojshme për normë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, disiplina e sllallomit.

18-vjeçari arriti 151.19 pikë në garën e sotme, të mbajtur në Kollashin të Malit të Zi, derisa u rendit i nënti nga 27 garues, 11 prej të cilëve nuk e përfunduan njërën nga dy garat. Rezultati i tij ishte 1 minutë, 39.03 sekonda.

KOK përgëzon suksesin e Drinit dhe iu uron fat dhe suksese edhe garuesve tjerë në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat