​Albin Tahiri thyen rekordin personal në lëshimin e parë në LOD

Skijim

​Albin Tahiri thyen rekordin personal në lëshimin e parë në LOD

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 11:56
​Albin Tahiri

Skitari nga Kosova Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, njëherit kjo ishte pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Garën e tij Tahiri e përfundoi në kohën 1 minutë e 52.44 sekonda.

Në vazhdim Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat